Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendet e lira për infermierët në poliklinika, spitale dhe qendra shëndetësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendet e lira për infermierët në poliklinika, spitale dhe qendra shëndetësore
AktualitetShoqëri

Vendet e lira për infermierët në poliklinika, spitale dhe qendra shëndetësore

Published: June 9, 2022
Shpërndaje

Strukturat mjekësore të Rajonit të Elbasanit dhe të Shkodrës vijojnë të raportojnë numrin më të madh të vendeve vakante për punësimin e infermierëve dhe profesionistëve në profilet e tjera të shkencave mjekësore teknike. Pas vlerësimeve të bëra për specialistë të këtyre profileve, raportohet se pjesa dërrmuese e vendeve të lira të punës rezultojnë të jenë në strukturat e nivelit të parë, siç janë qendrat shëndetësore dhe poliklinikat, ndërkohë që ka edhe hapësira të lira punësimi edhe në strukturat spitalore.

Drejtoria Rajonale e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor ka shpallur tashmë të gjitha vendet e lira të punës për infermierët, mamitë, teknikët e imazherisë dhe laboratorit, në të gjitha qendrat shëndetësore, poliklinikat dhe strukturat spitalore që mbulon Rajoni i Tiranës, i Elbasanit, Shkodrës dhe i Vlorës, të cilat i gjeni të detajuara në tabelat në vijim të shkrimit.

Autoritetet e shëndetit vijojnë të sqarojnë se këto vende vakante do të vijojnë të plotësohen nëpërmjet aplikimeve të bëra më herët në portalin online “Infermierë për Shqipërinë”. Në këto kushte, të gjithë fituesit e portalit të shpallur në fazat e mëhershme të aplikimeve dhe që aktualisht janë në listëpritje, do të vazhdojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurrimet që do të zhvillohen sërish gjatë muajve në vijim. Më tej, kandidatët që janë në listëpritje ripozicionohen sipas pikëve që kanë. Për vendet e lira të punës në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor, kandidati njoftohet nga Komisioni i Vlerësimit të drejtorisë rajonale në varësi të cilës është vendi vakant. Ky njoftim mund të bëhet nëpërmjet postës elektronike, mesazhit në celular dhe telefonatave në adresat që kandidati i ka deklaruar gjatë aplikimit të bërë online dhe me dosje në portalin “Infermier për Shqipërinë”.

- Publicitet -

Sipas të dhënave të bëra publike në të gjitha strukturat mjekësore të rajonit të Tiranës janë 59 vende të lira, pjesa dërrmuese e të cilave në infermieri pranë qendrave shëndetësore dhe më pak pranë spitaleve. Në rajonin e Elbasanit raportohen 90 vende të lira, në Rajonin e Shkodrës janë 90 vende të shpallura për punësimet e reja që do të realziohen përgjatë këtij muaji. Ndërsa në strukturat mjekësore që përfshin Rajoni i Vlorës janë 80 vende të lira për punësimet e reja në këto profile shëndetësore.

Edhe në këtë raund të ri punësimesh, pjesa dërrmuese e të punësuarve që do të përzgjidhen në plotësimin e vendeve vakante do të mund të sigurojnë kontratën definitive të punës, teksa për kandidatët që do të pranohen provizorisht (për shkak të largimeve për leje lindjeje, apo arsye të tjera), bëhet e ditur se pas përfundimit të periudhës së punësimit si zëvendësues teknik i shkencave mjekësore në profilet përkatëse, ata do të kalojnë në listën e pritjes, duke u renditur në përputhje me pikët totale që ka siguruar nga fazat e konkurrimit nëpërmjet portalit.

Vendet vakante definitive dhe provizore në qendrat shëndetësore, poliklinika dhe spitalet e Rajonit të Tiranës.

2. Vendet vakante definitive dhe provizore në qendrat shëndetësore, poliklinika dhe spitalet e Rajonit të Shkodrës.

3. Vendet vakante definitive dhe provizore në qendrat shëndetësore, poliklinika dhe spitalet e Rajonit të Vlorës.

4. Vendet vakante definitive dhe provizore në qendrat shëndetësore, poliklinika dhe spitalet e Rajonit të Elbasanit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
  • Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës
  • Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
  • “Votim elektronik në rang kombëtar”, mazhoranca zbardh projektin për 2029
  • “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. kur 3000 Euro pasuri deklaronte on Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  3. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. !!? on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Zdromsi on “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?