Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJET: 13 vite pas, a ka shans për drejtësi? Çfarë ka kërkuar Gjykata e Strasburgut për 21 janarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DETAJET: 13 vite pas, a ka shans për drejtësi? Çfarë ka kërkuar Gjykata e Strasburgut për 21 janarin
KronikeLajmi i fundit

DETAJET: 13 vite pas, a ka shans për drejtësi? Çfarë ka kërkuar Gjykata e Strasburgut për 21 janarin

Published: January 21, 2024
Shpërndaje

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka gjetur fajtor shtetin shqiptar në lidhje me vrasjen e protestuesit Aleks Nika në 21 janar.

Padia ndaj Shqipërisë u bë nga bashkëshortja dhe fëmijët e Nikës ndërsa vendimi u dha nga një trupë prej 7 gjyqtarësh e përbërë nga Pere Pastor Vilanova (Andora), President, Jolien Schukking (Holandë), Georgios A. Serghides (Qipro), Darian Pavli (Shqipëri), Peeter Roosma (Estoni), Andreas Zünd (Zvicër), Oddný Mjöll Arnardóttir (Islandë) me kancelar Milan Blaško.

Në vendim, GjEDNJ i kërkon Shqipërisë që “të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë”.

- Publicitet -

Gjykata shprehet në vendim se shteti shqiptar kishte cënuar të drejtën e jetës dhe Nika ishte vrarë edhe pse nuk ishte përfshirë në ndonjë veprim të dhunshëm kundër Gardës së Republikës dhe as përbënte rrezikshmëri. “Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se mbrojtja e një ndërtese në vetvete përbënte bazë legjitime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse,” thuhet në përmbledhjen e vendimit të ndarë për mediat, ku listohen edhe një sërë shkeljesh të tjera dhe vihet në dukje se as policia dhe as garda nuk ishin përgatitur si duhet për të shmangur e ndaluar dhunën.

Veç kësaj, GjEDNJ gjeti si shkelje të konventës edhe mos zbardhjen e ngjarjes dhe lënin e vrasjes së Nikës pa përgjegjës. Gjykata shprehet në vendim se kërkesa e familjarëve të viktimave për përgjegjësi të “zinxhirit komandues” ishte e drejtë. “Dhoma gjeti se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, i cili ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës,” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjykata ka gjetur si shkelje edhe përfshirjen e autoriteteve dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në pengimin e hetimeve. Duke vënë theksin te deklaratat e Berishës në atë periudhë dhe sulmin ndaj Prokurorisë së Përgjithshme GjEDNJ shprehet: “Së pari, zyrtarë të lartë kishin bërë disa deklarata publike të nxituara menjëherë pas incidentit, duke thënë se viktimat ishin qëlluar në distancë të afërt dhe me lloje armësh të ndryshme nga ato në përdorim nga Garda dhe policia.

Prokurorja e Përgjithshme i ishte nënshtruar kritikave të ashpra nga Kryeministri i atëhershëm dhe nga një komision hetimor parlamentar i cili kishte nisur punën paralelisht me hetimin penal. Një qasje e tillë pati një ndikim negativ në efektivitetin e hetimit, në veçanti për shkak të potencialit për t’i dekurajuar dëshmitarët për të bashkëpunuar me hetimin”.

Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Protesta ishte thirrur nga Partia Socialiste pas publikimit të një videoje, ku ministri i Jashtëm i kohës, Ilir Meta, akuzohej se po diskutonte një aferë korruptive.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën 10 protestues të tjerë.

Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, Prokuroria procedoi penalisht ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, duke kërkuar dënimin e tyre me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht. Me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia.

Gjykata e Lartë refuzoi ta pranonte apelin e Prokurorisë mbi çështjen. Ndryshe nga tre viktimat e tjera, arma nga është qëlluar plumbi që vrau Aleks Nikën nuk është identifikuar, pasi predha ishte dëmtuar dhe hetimet për çështjen vijojnë edhe pas 12 vjetësh.

Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar që hetimet të kalojn në SPAK dhe kërkojnë hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.

Dita – Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?