Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për të ndaluar publikimin në media të të dhënave të botuara nga hakerat që kanë goditur sistemin TIMS dhe rrjetet e tjera të brendshme të institucioneve në vendin tonë.
Në deklaratë thuhet se përtej vendimit të prokurorit krijohet një situatë që vendos në situatë të vështirë editorin shqiptar të të gjithë spektrit multimedial. Më tej theksohet se vendimi dhe paralajmërimi kërcënues për nisje hetimesh përbëjnë kërcënim për lirinë e informimit dhe krijojnë premisë të fortë për censurim dhe vetëcensurë në realitetin informues.
DEKLARATA E PLOTË
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë pas vendimit Nr. 5430, të Prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Vendimi i Prokurorit nuk mbron dhe as parandalon, por cenon lirinë informuese
Tiranë më 20 Shtator 2022
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është njohur me vendimin e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022 , për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Sipas këtij vendimi, Prokuroria ndalon publikimin e çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, që ka goditur të dhënat në sistemin shtetëror shqiptar.
Vendimi i prokurorit dhe përcjellja e njoftimit zyrtar edhe nga Policia e Shtetit, krijon një moment të ri mes së drejtës dhe lirisë së publikimit dhe informimit si dhe detyrimit për respektim të një vendimi të organit të prokurorisë.
Prej këtij vendimi krijohet një situatë që vendos në pozitë të vështirë, së pari editorin shqiptar të të gjithë spektrit multimedial.
Ky vendim dhe paralajmërimi kërcënues për mospublikim të asnjë të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik në mediat audiovizive, të shkruara, online, rrjetet sociale apo në formë të publikimit apo transferimit të të dhënave, le vend për diskutim dhe krijon hapësirë për ndikim censurues mbi mediat dhe gazetarët.
Vendimi i Prokurorisë është joshterues për parandalimin apo mbrojtjen e pretenduar, nëse do të marrim në konsideratë faktin se aktualisht në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet e online-t në rajon, po qarkullojnë dhe publikohen këto të dhëna pavarësisht vendimit të prokurorit dhe urdhërimit të Njësisë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, përfshirë edhe AMA-n dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë së pari, apelon për gjithë editorin shqiptar, për gazetarët dhe redaktorët e krejt spektrit multimedial në vend, të dëshmojnë përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë shërbimi publik. Të vlerësojnë si asnjëherë më parë, aspekte të informacioneve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe dëmtimin e qytetarëve.
Në të njëjtën kohë, UGSH vlerëson se vendimi i prokurorit të Prokurorisë Gjyqësore dhe paralajmërimi kërcënues për nisje hetimesh, përbëjnë në mos një kërcënim të drejtëpërdretë, padyshim të tërthortë, për lirinë e informimit, të fjalës dhe të raportimit. Krijon premisë të fortë për censurim dhe vetëcensurë në realitetin informues.
Inkurajimi nga ana e Prokurorisë për përfshirje në këtë monitorim të disa institucioneve, enteve publike rregulluese dhe hetim të krejt spektrit multimedial dhe komunikimeve në rrjet, janë mundësi abuzuese për kontroll dhe survejim të mediumeve.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehet kundër një praktike të tillë. Ky vendim prokurori nuk ka të bëjë me një çështje apo me një aspekt të veçantë sigurie, por tenton të përgjegjësojë ata gazetarë dhe media që përdorin informacionin “e derdhur publikisht nga “çezma” apo kompjuterat” e sabotuar të shtetit. Kjo masë nuk parandalon dhe as nuk mbron. Ky vendim, vetëm ndëshkon diçka tjetër, të drejtën profesionale që ka lidhje me lirinë themelore në shoqërinë tonë.
UGSH mbështet institucionet ligjzbatuese në vend dhe kërkon prej tyre që në kushtet e një situate kaq alarmante, të pa ngjarë më parë, të kërkojnë dhe vendosin para përgjegjësisë ato institucione dhe ata individë që kanë detyrimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së dokumentacionit apo informacionit zyrtar në vend.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
a.m

Perse prokurori nuk mori nje vendim per shkaktarin qe beri te mundur hakerimin e te dhenave por merret me pasojat?
Ky vendim i prokurorise me kujton kohen e kominizmit.Kane hyre gjindja ne burg ose kane bere pyetjen:”Pse nuk ka djathe ne shitore?”,
kohën kur mamaja e Fatmirit përdhunohej nga spiunët e SHIKut
o dita pse sma lejon komentin, qenkeni të tmerrshëm o servila
kohën kur mamaja e fatmirit përdhunohej nga spiunat e SHIKut
Ketu gazetaret kane te drejte. Cfare vlere ka ligji kur te dhenat i kane hakerat dhe bejne cfare te duane me to. Ka ndonje prokurore te na tregoi cfare ndodhi me ate tipin qe kishte vjedhur te dhenat me USB per tia dhene shokut per studies shkencore? Ketu eshte zanafilla e gjithe kesaje like te piset, ku fajine e ka perseri populli thjeshte. I beje kerkese prokurorise qe te beje nje shtojse ne ligje ku te diten ne burge te gjithe ate qe diskutojne neper kafe jo ato qe kane lejuar te vidhet te dhenate.
Bravo prokuroria. Se gazetarucet shqiptare po abuzojne shume me termin “liria e fjales” ose “liria e informimit”.
Maskarenje gazetaret me shumice te partive politike qe diznformojne, shoqerine me ” lirine informuese” kuptohet liria per te thene genjeshtra mashtrime, interpretime, sipas oreksit te partive politike te korruptuara!
Prokuroria ben mire te vendos ligjin pa hezitim! Sepse ka rregulla se si duhet te publikohen informacinet! Dihet shume mire se ne shume raste “informimet ne shtyp” kane deshtuar shume operacione kunder grupeve te organizuara kriminale qe jane te lidhura me partite politike!
Prokuroria ka zbatuar dhe po zbaton ligjin!
Kush vodhi di gjithcka.
armiqte dine gjithcka se cfar u vodh
Te vetmit qe nuk duhet te dine jane shqiptaret qe u vodhen pra sepse na fulliqet qeverisja qe duam??
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë esshte nje organizem mediokerr, antishiptar qe te le te kuptosh se paguhet nga buxhetet e shteteve armike te Shqiperise.