Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi/ Veliaj fiton betejën për Teatrin e Ri edhe në Gjykatën e Posaçme te Apelit, Gjykata rrezon Adriana Kalanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Vendimi/ Veliaj fiton betejën për Teatrin e Ri edhe në Gjykatën e Posaçme te Apelit, Gjykata rrezon Adriana Kalanë
Politike

Vendimi/ Veliaj fiton betejën për Teatrin e Ri edhe në Gjykatën e Posaçme te Apelit, Gjykata rrezon Adriana Kalanë

Published: December 22, 2022
Shpërndaje

Pas shkallës së parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka fituar sot betejën gjyqësore edhe në Apel, duke legjitimuar në këtë mënyrë edhe punimet për Teatrin e ri që nisën dje.

Veliaj ka fituar gjyqin me juristen Adriana Kalaja, drejtuesen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe njëkohësisht dhe kryetare e “gjykatës së PDSH” edhe në Apel.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e juristes Kalaja për shpifje nga ana e kryebashkiakut të Tiranës. Sipas padisë së Kalasë, kryebashkiaku kishte shpifur ndaj saj për një dënim të ndodhur vite më parë për mashtrim.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga gjykata, duke i gjetur të pabazuar pretendimet e ngritura nga Kalaja.
Kalaja ka bërë disa kallëzime kundër Veliajt dhe Bashkisë Tiranë në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për Çështjen e Teatrit Kombëtar, por që janë rrëzuar si të pabazuara dhe shpifje.

- Publicitet -

Ndërkaq, dje u çelën zyrtarisht punimet për godinën e re të Teatrit të Ri, i cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së Shekullit XXI. Njësoj si Stadiumi i ri Kombëtar do t’u shërbejë me kushte më të mira aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë.

Në ceremoni ishin edhe aktorët e mëdhenj si Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mirel says:
    December 22, 2022 at 4:47 pm

    Tetri i ri modern do te ndertohet, duan apo nuk duan shqupisat ndyresira.

    Reply
  • Ilir says:
    December 22, 2022 at 7:34 pm

    Dje u vendos “tulla” e pare : u be inagurimi i ndertimit te nderteses se re te Teatrit, sot Gjykata ka … “legjitimuar” punimet për Teatrin e ri që nisën dje (!?!). A ka nonsens ligjor veprimi i fillimit te punimeve pa u marre vendimi qe kaperceu pengesen ligjore per fillimin e punimeve ? Po sikur sot Gjykata te vendoste per ndeshkimin e Erion Veliajt dhe vartesve te Tij per shkelje te koompetencave ne veprimin e rrafshimit te Teatrit Popullor, cfare do te ndodhte me veprimin-shown e djeshem te Edi Rames ?
    A jane veprime qe respektojne Shtetin Ligjor – aq shume te reklamuar nga vete Edi Rama – Shkelesi dhe njekohesisht Kreu i qeverise, keto qe ky i fundit beri Dje perballe Qytetareve dhe Gjykates se Apelit ?
    Nuk priste dot Rama, nje apo dy dite pasi Gjykata e Apelit te ndriconte vendimin e Vet ? Apo, veprimi i Inagurimit te djeshem do te ishte vec : PRESION domethenes per Gjyqtaret qe do te mblidheshin Sot per te dhene verdiktin e tyre, KERCENIM domethenes per Ta .
    Personalisht, e konsideroj NUL veprimin-show te Inagurimit, sepse u krye ne kundershtim me ligjet e Te Drejtes se Shtetit dhe te Qytetareve .
    Shteti eshte akoma ne duar te gabuara !?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës
  • Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  • 16 shtator 2026
  • VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë

Komentet e Fundit

  1. driver on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  2. Petrit on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  3. arbri on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  4. Kënua on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  5. Vjosa on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?