Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vera 2022 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europë   
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vera 2022 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europë   
AktualitetBote

Vera 2022 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europë   

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

 

Sipas shërbimit të BE për ndryshimin e klimës, Copernicus, Evropa nuk ka patur asnjëherë një verë kaq të nxehtë që prej fillimit të matjes së temperaturave. Edhe shkrirja e akullnajave në Alpe arriti një rekord të ri.

Zhvillimet klimatike thyen disa rekorde njëherësh në Evropë në vitin 2022, njoftoi shërbimi i BE për ndryshimin e klimës në BE, Copernicus. Kjo ishte vera më e nxehtë e regjistruar që prej fillimit të matjes së temperaturave. Shkrirja e akullnajave në Alpet europiane ishte aq e lartë sa kurrë më parë dhe i gjithë viti i kaluar ishte i dyti për nga nxehtësia i matur ndonjëherë.

- Publicitet -

Temperaturat në Europë, sipas Copernicus, rriten rreth dy herë më shumë se mesatarja globale. “Klima që na pret, do të jetë shumë, shumë më ndryshe se klima, në të cilën jemi rritur”, u tha drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo, gazetarëve.

 

Valë ekstreme të nxehti dhe thatësirë

Vera e vitit 2022 u karakterizua nga një thatësirë ​​e madhe, që sipas Copernicus preku më shumë se një të tretën e Evropës, duke ndikuar në bujqësi, transport dhe furnizimin me energji. Për këtë luajti rol pjesërisht edhe fakti se në dimrin e kaluar ra më pak borë se zakonisht dhe valët e të nxehtit të madh në verë e rënduan situatën.

Në jugun e Evropës u rrit gjithashtu ndjeshëm numri i ditëve, që konsiderohen ditë me stres ekstrem nxehtësie (temperatura midis 38 dhe 46 gradë celsius). Këto temperatura konsiderohen të rrezikshme për shëndetin. Përveç kësaj rrezatimi i diellit në Evropë ishte aq intensiv si asnjëherë në 40 vitet e fundit.

 

Akulli i akullnajave arrin shkrirjen rekord

Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike edhe në Alpet Evropiane akulli nga akullnajat u shkri më shumë se kurrë më parë. Akullnajat e Alpeve humbën më shumë se pesë kilometra kub akull. Nëse këtë masë akulli do ta shtypnit në një kub, qoshet e kubit do të ishin rreth pesë herë e gjysmë më të larta se Kulla Eifel.

Përveç kësaj gjatë vitit të kaluar u rrit përqendrimi i gazrave serë në atmosferë. U shtuan si përqendrimi i dioksidit të karbonit ashtu edhe ai i metanit jashtëzakonisht të fuqishëm. “Reduktimi i emetimeve të gazrave serë është i domosdoshëm për të parandaluar ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike”, tha zëvendësdrejtoresha e Copernicus, Samantha Burgess.

Në Evropë ka “shumë mundësi për t`u adaptuar”, tha Daniela Schmidt, profesore e gjeoshkencave në Universitetin e Bristolit, në Britaninë e Madhe. Mundësitë lidhen me ofertën dhe kërkesën, ato konsistojnë ndër të tjera në investime në infrastrukturë. Por është i nevojshëm edhe edukimi i popullatës, për shembull për llojet e reja të shfrytëzimit të tokës, mënyrat për të kursyer dhe përdorur ujin në mënyrë më efikase. \DW\

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?