Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hovenier: Veriu? Kosovën më 2008 e kemi njohur me kufijtë ekzistues
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Hovenier: Veriu? Kosovën më 2008 e kemi njohur me kufijtë ekzistues
KosovëKryesore

Hovenier: Veriu? Kosovën më 2008 e kemi njohur me kufijtë ekzistues

Published: December 30, 2022
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe se SHBA ashtu e trajton.

Hovenier ka deklaruar se SHBA-ja e ka njohur Kosovën me kufijtë ekzistues, duke shtuar se veriu “është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu”.

“Dua të them edhe një gjë të rëndësishme që është relevante në kontekstin e pyetjeve që keni bërë. Ky është një pozicioni i SHBA-së që s’është i ri. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë që nga perspektiva jonë veriu i Kosovës ka konsideratë më te veçantë, është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu.

- Publicitet -

Dua që ta theksoj këtë sepse ka pyetje të shumta për veriun e Kosovës. Unë dua t’iu siguroj që pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë, është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë ashtu dhe e trajtojmë ashtu.”, ka thënë Hovenier, gjatë një takimi me gazetarë.

Ai ka shtuar se punojnë shumë ngushtë me partnerët që të ketë trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në çdo cep të vendit.

“Duke e pranuar që punojmë shumë ngushtë me partnerët ndërkombëtar, KFOR-in dhe EULEX-in dhe tjerët për nevojën e vëmendjes dhe përkushtimit dhe marrjes së veprimeve të veçanta për t’u siguruar se qytetarët e Kosovës dhe ata që jetojnë në veri të Kosovës së bashku marrin garanci dhe mbrojtje nga shteti. Por është pjesë e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Hovenier.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Aleksander Thana says:
    December 30, 2022 at 8:36 pm

    Mire qe e tha amerikani se po te jete per pederastet e evropes ia kane dhene me kohe serbise.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    December 30, 2022 at 8:37 pm

    SHBA vazhdon ta trajtoi Kosovem me Drejtesin e ligjeshme. Kufijte e Kosoves jan te pa tjetersueshme, Serbet me kote mundohen ta trajtoin Veriun e Kosoves si problematik se gjoja ata “rrezikohen ” nga Shqiptaret e Kosoves.
    Ky eshte nje pretekst per te justifikuar qellimin agresive te tyre. Prandaj Sebet ne Veri te Kosoves der me sote po keqtrajtohen nga Beugradi dhe aspak nga Prishtina. Makjavel Mjeti justifikon Qellimin!

    Reply
  • Ppsh says:
    December 30, 2022 at 8:47 pm

    Skam qef te gezohem para kohe….
    Edhe bosnja njihet me kufijt qe ka por funksionon sikur jan tre shtete ate qe serbet kerkojne ne kosove
    Ajo qe dua te degjoj eshte qe 5% e serbeve zdo kene nje status si shteti mbrenda shtetit si ne bosnje ku mjafton nje dodik qe bosnja mos perfshihet ne nato apo kudo ku serbet nuk duan
    Pra kete duhet te premtoj zotria jo kufijte sepse eshte me keq te jesh peng sesa i vdekur

    Reply
  • toni says:
    December 30, 2022 at 9:26 pm

    Zgjidhje per Kosoven eshte veriu Serbis dhe lugina e Presheves Kosoves.Problemi zgjidhet pergjithmon dhe baskimi kombetare ateheren varet nga deshira e shqiptareve.

    Reply
  • demo says:
    December 31, 2022 at 2:02 am

    Bashkimin kombetar me Tiranen serbe e kerkojne pasardhesit e partizaneve te enver myladinit qe pushtuan Kosoven e Lire per llogari te Serbise. Keta kerkojne nje Kosove te cunguar te bashkuar me Tiranen. Jo.
    Ne e duam Kosoven ashtu sic eshte zonje me vete,.Nuk i duhet Kosoves,as Tirana,as Beogradi.Kosoves i duhet Amerika.

    Reply
  • Aldrin says:
    December 31, 2022 at 5:04 am

    Sa i zgjuar eshte ky demiri mo,. pu pu pu, ci punon Historise. Dhe me grate indiane kishte ca hesape. Lexon kujtime neper website ,dhe i boton ne Qiperine e ballisteve qe ti iluminoje sadopak

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    December 31, 2022 at 6:21 am

    z. Ambasador! Ju i keni qëndrimet tuaja, por Kosova eshte pjese e pushtuar e Shqiperise dhe eshte dashtë te respektohet Betimi i luftës se UÇK dhe kjo çështje do te zgjidhej përfundimisht qe ne 1999. Por, fatkeqësisht, duhet t’ua bëjmë me dije se ju amerikanet gabuat kur rate ne kurthin e udbasheve dhe kosisteve “shqiptare” te LDK te Prishtines me kompani, qe i kishte “mbjellur” Tito deri ne New York dhe ne te gjithë globin, e, ne Tirane me shumice… Per çka ka faj edhe Tirana, sepse ra ne grackën e njejte… Po, çfarë bete qe 23 vite? Ju mundësuat serbeve te konsolidohen, duke i përkëdhelur me tepri dhe ata shfrytëzuan gënjeshtrat e tyre dhe u lidhen fort me nenen Rusi te Putinit dhe tash nxjerrin “cpirra” ne mbrojtje te krimineleve dhe te bandave te tyre kriminale te rezidentuara ne Veri te Shqiperise, thene drejt e realisht sepse Kosova eshte territor i pushtuar shqiptar, shikuar nga çdo aspekt historik e njerëzor, ku serbet nuk perbejne as 3% te popullsisë ngase ne 5% shkojnë te gjitha pakicat qe jetojnë ne Kosove… Prandaj, eshte mire t’i dini këto fakte dhe te vërteta…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • pinoku says:
    December 31, 2022 at 12:16 pm

    Pêr kufijtë e morëm vesh. Po pse nuk e the një fjalë për targat?! A ka të drejtë qeveria në Prishtinë të kërkojë që qytetarët serbë të Kosovës të mbajnë targat e republikës?! Kjo është çështja.

    Reply
  • pinoku says:
    December 31, 2022 at 1:25 pm

    Aman mor Demo se nuk po kuptoj gjë fare. JU “nacionalistët” sikur u bëtë dikur me Gjermonin për hir të Kosovës. Gjasme bashkim kombëtar pra! Ndërsa tani ti thua se bashkimin me Kosovën e dashkan pasaradhësit e Nacional – çlirimtares! Ma spjego pak po deshe këtê ndryshim kursi të paparë, se me të vërtetë më ke lënë me gojë hapur.

    Reply
  • Ganiu says:
    December 31, 2022 at 2:47 pm

    Po mër zotëri, ti thua ky është territori i Kosovës, ai tjetri në Beograd u thotë merrni lejen Kforit për të dëguar forcat atje se e keni këtë të drejtë.
    Hajde merre vesh tani.

    Reply
  • Detari says:
    December 31, 2022 at 3:30 pm

    @Drenica

    Mahmutat donin kosovo, lere amerikanin ju cfare bete? U cliruat nga serbia per tu bere si bosnia ku shumica jane mahmutovica?
    A shikon qe jeni katandisur popull pa identitet ku 95% eshte islamike dhe urrejne flamurin e Kastriotit?
    Cfare kuptimi kishte pavaresia? Me mire me serbi evropiane se sa talibane

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. . on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?