Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vetëm 8% e mesatares europiane! Pensionet, Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Vetëm 8% e mesatares europiane! Pensionet, Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE
EkonomiLajmi i fundit

Vetëm 8% e mesatares europiane! Pensionet, Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

Published: October 16, 2025
Shpërndaje

Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur standardet e BE në shumicën e fushave duhen dekada, por në disa të tilla, si pensionet Shqipëria po bën hapa pas.

Pensionet mesatare në Shqipëri në raport me mesataren e BE-së po vijnë në ulje përllogarit Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se pensionet në BE vitet e fundit janë rritur me ritme më të larta se në Shqipëri duke thelluar më tej hendekun, në vend që të ngushtohej.

Ekspertët e Vjenës përllogarisin se pensioni mesatar në Shqipëri ishte 8% e mesatares europiane në 2022, një diferencë që tregon hendekun e madh social dhe ekonomik që qytetarët shqiptarë përballen në moshën e tretë.

- Publicitet -

Në fillim të dekadës, në vitin 2010, pensionet shqiptare ishin sa 7.5% të mesatares së BE-së, një nivel shumë i ulët në krahasim me standardet europiane. Gjatë viteve në vijim kishte një rritje e qëndrueshme, duke arritur kulmin në vitin 2018, kur pensionet shqiptare arritën në rreth 9.3% të mesatares së BE-së. Ky ishte momenti më i favorshëm gjatë 2010-2022.

Pas vitit 2018, trendi ndryshoi ndjeshëm, pasi në 2019 – 2020 pensioni mesatar në vendin tonë zbriti sa 7.7% e nivelit të BE-së. Në vitin 2022 ka rimëkëmbje të lehtë duke u ngjitur në 8% të mesatares së BE-së.

Teksa gjatë dekadës së kaluar kishte një rritje te qëndrueshme ndërmjet pensionit mesatar në Shqipëri dhe pensionit mesatar në BE, trendi u kthye ne rënie pas pandemisë.

Ky regres lidhet kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave shtetërore për sistemin e sigurimeve shoqërore, informalitetin e lartë në tregun e punës dhe mungesës së mekanizmave që rrisin pensionet sipas kostos reale të jetesës. Ekspertët bëjnë thirrje se pa reforma të thella strukturore në financimin e pensioneve diferenca me BE do të vazhdojë të thellohet.

Personat mbi 60 vjeç përbenë në 29.2% të popullsisë totale në një janar të këtij viti, nga 15.4% që ishin në vitin 2011.

Teksa popullsia e përgjithshme është në rënie me rreth 15% ndërmjet censeve 2011 dhe 2023, personat në moshë pensioni po rriten, duke shtuar me tej presionin mbi skemën e sigurimeve shoqërore në periudha afatgjata.

INSTAT raportoi se popullsia mbi 60 vjeç arriti ne mbi 691 mijë persona në 1 janar 2025, ose 54 për qind më shumë se në vitin 2011.

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se përmirësimi i të ardhurave për pensionistët bëhet duke rritur numrin e kontribuuesve në sigurimet shoqërore, përmirësim të administrimit të fondeve të pensionit dhe rritjen e pensioneve me ritmin e pagave mesatar, siç a e kanë bërë disa vende të Rajonit.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Reshit Lala says:
    October 16, 2025 at 7:44 am

    Diferanca e katastrofike e pagesave mes shtetasve shqiptarë që punojnë dhe pensionistëve është shkelje e Kushtetutës së Shqipërisë. Shkelje e kushtetutës është gjithashtu fakti, që pensionistët e para vitit 1913 paguhen më,pak për të njejtat kontribute me pensionistët e mbas vitit 2913. Edhe kjo ndarje është shkjelje e rëndë e Kushtetutës së Shqipërisë! Pensionistët i kërkojnë Qeverisë, kuvendit të Shqipërisë dhe peresidentit e k/ministrit të zbatojnë kushtetutën e barazisë së shtetasve shqiptarë!

    Reply
  • Leon says:
    October 16, 2025 at 8:00 am

    Platforma One e sherbimit te Internetit dhe Ceular ne Elbasan vjedh klientet.Ju mohon pagesat dhe fshin regjistrimin on line ne internet,.Nqs ka Drejtori,Oergjegjsa,brigadjere,Kontrollore kjo Kompani te hetoje Ato hajdutet qe ka ne Elbasan tek Posta Qendrore se vjedhin klientet.

    Reply
  • Celia says:
    October 16, 2025 at 9:34 am

    Qëndrimi i politikanëve ,në Shqipëri,ndaj pensionistëve,kur krahadon gjëndjen e ture të mjeruar.Është kriminale,mos llogarisni vrasëdin Berisha e vëco.
    Ndërsa tashti,qëndrimi i Edi Ramës dhe PS,Tëcilët i kamë të gjitja mundësitë ekonomike,për përmirësi,është një qëndrim,që mundet të sjprehet me një fjslë.
    S A D I Z Ë M

    Reply
  • Nuk funksionon kështu! says:
    October 16, 2025 at 9:47 am

    Nuk funksionon kështu, duke treguar vetëm se sa merr njëri dhe sa merr tjetri, sepse duhet të tregosh edhe koston, sa paguan taksa për shtëpinë, sa paguan për dritat dhe ujin, sa paguan për pastrimin, etj, etj. Ne që jetojmë jashtë e dimë më mirë se sa të mbeten për kursim. Studime të tilla të Monitorit nuk vlejnë për ndonje efekt pozitiv. Që të risësh pagat dhe pensionet duhet që të risësh edhe parameterat e tjerë të kostos së jetesës dhe këtë e di mirë çdo ekonomist i përgatitur në shkencën ekonomike.

    Reply
  • ..... says:
    October 16, 2025 at 11:49 am

    Fotua qe eshte postuar ketu tregon se pensionostet ne Shqiperi ja lule dhe pushojne ne stola mes luleve; me fjale mund te genjeshe sa te duash, por fotua te tradheton. Une e enderroja te isha mes atyre luleve !

    Reply
  • Sa per saktesim says:
    October 17, 2025 at 6:19 am

    Ketu nuk behet fjale se sa paguan taksa por per administrimin skandaloz te administrimit te tyre. Ekonomia eshte ne shumicen esaj informale, dhe ata ata qe paguajne sigurimet u behet llogaria mbi pagen minimale. Arka e shetit mbushet me para nga, kryesishte nga ndertimi,para e zeze, dhe nga kursi skandaloz i kembimit te €, qe rendon se pari ekonomin vendase dhe dergesat tona per prindrit pensionist. Ne 100kg mish qe konsumohet ne shqiperi, 94 kg vjen nga jashte. Per te mos flur pastaj per cmimin e ujit e energjise qe zene mbi 50% te te ardhurave te pensioni minimal. Prandaj thuaju Printers pensionist te mos votojn me PS e PD por alternativat e reja

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë
  • Vrau fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari në Rrogozhinë
  • Rinisin bisedimet SHBA-Iran, negociatorët shkojnë në Zvicër për bisedime

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  2. lola on Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  3. titi on “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  4. Dudumi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?