Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vëzhgim i hidhur: Me të vjetra, apo me të reja?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Vëzhgim i hidhur: Me të vjetra, apo me të reja?
AnalizaLajmi i funditopinion

Vëzhgim i hidhur: Me të vjetra, apo me të reja?

Published: November 9, 2025
Shpërndaje

Nga Pëllumb Kulla

Botuar në DITA

E nxorrëm Lekun e Vjetër në pension në vitin e largët 1964. I thamë atij: “hiqu mënjanë edhe mos na dil më nëpër këmbë!”

- Publicitet -

Por, aha!.. Është qesharake gjëndja, teksa shumica e njerëzve në marrëdhënien e përditshme në gojë kanë vetëm atë. Me sy i lexojnë shifrat mbi monedhat e reja, por me gojë nuk e thërasin asnjë herë në emër Lekun e Ri.

Ja, në autobuzin urban, kisha përpara një burrë me valixhe, që dukej se vinte nga një udhëtim, brenda vendit. Dhe diç po i tregonte me zjarr së shoqes. Ishte një histori absurde, që nuk arrija ta kuptoja dot.

– “Ai, i zoti hotelit, një maskara, më tha mbrëmë se mund ta likujdoja sot, kur të ikja nga hoteli. Më pat thënë që një krevat, do të ishte 4000 lekë nata. Sot, kur do ndaheshim, më tha se e paskësha dëgjuar gabim dhe se duhej të paguaja edhe 400 më shumë. Desh u therrmë!”

– “Po edhe ti, or burrë,” i thosh e shoqja, “sa të bëheshe për gjak me të, ia jepje ato 400 të flamosura. Nuk ishin gjë e madhe!”

– “Ishin 400 të reja, moooj! Donte 400 të reja ai!”

– “Uaaa! Të reja?! Shiko-shiko! I poshtri!”

– “Ato 400 harroi, i thashë! Nuk t’i jap sikur të hidhesh përpjetë! Bëmë e bëmë llafe. Pastaj ramë në ujdi, nxorra dhe i pagova 2000 dhe e mbylli gojën… Ama, ato 400, që kërkonte ai, nuk ia dhashë!”

– “Ama ujdi!” u llahtaris e shoqja. “Ai desh 400, ti i dhe 2000!”

– “Unë ia dhashe të vjetra, moooj!”

Rrëmujë! Shashërdi! Kaos! Asnjë lajm zyrtar nuk e merr dot besimin e plotë të njerëzve, kur dëgjojnë shifra, ngaqë pas tyre në mendjet e shqiptarëve lind e njëjta pyetje: “Flitet me të vjetra, apo me të reja?”

Se ai, rufjan, Leku i Vjetër, nuk e thyen qafën. Nuk pyet ai për dekretin e vitit 1964 dhe qëndron gjallë e shëndoshë mes njerëzve.

Pah, çfarë shërbimi u bën ai tregtarëve të vegjël, kioskave, shitësve të rrugëve! Pah, sa leverdi u sjell atyre kjo gjëndje në marrëdhënie me turistët dhe me vetë shqiptarët, që vijnë nga jashtë kufijve dhe nuk orientohen dot!

Është pastaj edhe qasja amorale e qeverive, që nga ai vit i largët e këtej. Prej atëherë thuajse, të forcohet bindja, se kjo gjëndje, një qeverie i intereson në mënyrë thjesht hileqare, sidomos kur i duhet të referojë për situatat ekonomike në formën e propagandës dhe të krijojë koklavitje sidosi të nevojshme.

Me konvertimin në mënyrë filloreske, duke i hequr Lekut të Vjetër vetëm një zero, qeveria e asaj kohe ua bëri të thjeshtë dhe të mundur njerëzve të mbajnë këtë gjuhë që përdoret ende sot.

Ajo zero e hequr nuk i trazon fare numrat e tjerë dhe kjo sjell tërë problemin. Do të kish qenë fare e thjeshtë dhe e udhës, që njëqindën, të mos e bënin dhjetë, por ta bënin të
paktën nëntë, ose trembëdhjetë. Sot Leku i Ri do të ishte i pavarur nga i Vjetri.

Ajo kohë iku, por qeveritë paskomuniste as e turbulluan qetësinë me gjëndjen që po përshkruaj. Nuk ndërmorën asnjë korigjim dhe, madjee, nuk penalizuan asnjë nëpunës të vetëm të tyrin, apo ndonjë fjalaman në media nga ata që në të folmen e përditshme brenda pesëdhjetë fjalëve, i përdorin shifrat sikurse ai çifti që përmenda më lart.

Dhe shëmbuj të bukur ka. Qeveria franceze, dikur, pat vendosur ndëshkime, për rastet kur nëpunësit e administratës së saj përdornin fjalë jofrënge në shkresat e tyre. Qeveritẽ tona e bëjně gjumin të qetë në këtë fushë! Ndëshkim për nëpunësat e tyre, jo e jo, por…

Në shënimet e mia, kam gjetur një fjalim elektoral, ku i pari i vendit pat përdorur gjuhën e mësipërme. Kish folur për të mirat që pat sjellë qeverisja e tij dhe për mëtej pat premtuar të mira edhe më të shumta.

– “Tani ne synojmë ta përmirësojmë dukshëm gjendjen,” nënvizonte ai, “se të themi të drejtën, nuk kemi bërë kushedi se çfarë. E kemi shpënë pensionin mesatar deri 90.000. Pak-pak, por ama, kur qeverisnin kundërshtarët tanë, qẽ na lanë pushtetin, një pensionist i gjorë nuk merrte veçse 9.000 të mjera!…”

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  • Magjistratja Esmeralda Basho zgjidhet në krye të Prokurorisë së Sarandës
  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?