Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: 20 mijë euro ‘fundosën’ Shefin e Antidrogës në Durrës, pamjet e arrestimit në flagrancë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: 20 mijë euro ‘fundosën’ Shefin e Antidrogës në Durrës, pamjet e arrestimit në flagrancë
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: 20 mijë euro ‘fundosën’ Shefin e Antidrogës në Durrës, pamjet e arrestimit në flagrancë

Published: August 16, 2024
Shpërndaje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë Gazmir Precin me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Prenci duke shfrytëzuar funksionin e tij, i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali dhe i ka marrë atij 10 mijë euro, duke e shantazhuar se do t’i bllokonte aktivitetin.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

- Publicitet -

Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Kryekomisar G.P., me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë. Hetimet vijojnë pë dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/08/videoplayback-1.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Vigjilenca says:
    August 16, 2024 at 9:54 am

    Këtu nuk ka nevojë për koment. Mirë me korrupsionin në nivel të ulët po veprohet, por çdo të bëhet me ujqërit që të sulmojnë duke gllabëruar çfarë të gjejnë? Dhe ujqërit gllabëronjës nuk janë vetmitarë ose në grupe të vegjël, por ato janë të lidhur zinxhirë dhe e vështirë që të shkërmoqen. Dhe bën thirrje kryeministri të kthehen emigrantët, ata mund të kthehen nëse këtu funksionon shteti, përderisa shteti është i përgjumur, shqipëtarët do të largohen, se Shqipëria në këto kushte është vend i huaj për ta. Ky vend i takon bandave kriminale dhe politika nëse vazhdon t’i shërbejë atyre, Shqipëtarët do të largohen.

    Reply
  • starfullah ! says:
    August 16, 2024 at 10:46 am

    ky vend eshte katandisur si Meksika, korrupsion deli ne qelizat me te vogla te shtetit ! Edhe foshnja kur lind, mendjen e ka per te rrjepur ndonje qe ka afer

    Reply
  • Kapterr Temja says:
    August 16, 2024 at 11:25 am

    Fajin e ka Saliu! Keta jane njerez te infiltruar qe kerkojne te prishin imazhin e qeverisjes se kryeministrit me te suksesshem ne 100 vjete.

    Reply
  • Aldrinp says:
    August 16, 2024 at 11:33 am

    Cfare artisti i papare ky Rama!? Rilindja ka krijuar Bunen..
    Me nje kenge kaq te spikatur me qiellin blu,,,o zot cfare kombinimi artistik..Te le pa fjale arti strategjik i liderit boteror qe mund tju pajisi me Akademi Baritore direkt nga Kozmosi me Satellitet Rilindore

    Reply
  • capi says:
    August 16, 2024 at 12:19 pm

    Nje gje skuptoj, policia e brendeshme dhe per me teper sektori antidrog, merret me dokumentacionin e bisnessit. Nuk organe te specializuara sic jane ato tatimore qe kontrollojne keto gjera, qe jane ne varsi te ministrise financave.

    Reply
  • Dudumi says:
    August 16, 2024 at 9:10 pm

    Me keto gjerat e kontratave te punes merret inspektoriati i punes. Qe jane civile, dhe Jo policia e aq me teper sektori i antidroges. Mos tek ai lokali shitej ndonjecike droge, se s’ben vaki te paguaj nen dore tjetri 20k € per kontribute punetoresh qe vlejne shume me pak.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit
  • Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për marrëveshjen, jam i lumtur ta bëj

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?