Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një përgjigje që të lë vërtetë pa fjalë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Një përgjigje që të lë vërtetë pa fjalë!
Kryesoreopinion

Një përgjigje që të lë vërtetë pa fjalë!

Published: March 2, 2026
Shpërndaje

Dorin Xhima – DITA

Në një vend ku pensionistët numërojnë qindarkat për të blerë ilaçet dhe ku familjet e thjeshta zhyten në borxhe për të përballuar një kurë jetike, apo një operacion pritet që njeriu që drejton shëndetësinë të ketë të paktën një dozë ndjeshmërie.

Por, ajo që dëgjuam së fundmi në studion e Blendi Fevziut, nuk ishte thjesht mungesë informacioni. Ishte një shuplakë cinizmi ndaj çdo shqiptari.

- Publicitet -

​Pyetjes direkte: “A ju ka rënë në sy që çmimet janë shumë të shtrenjta, disa ilaçe?”, Ministrja e Shëndetësisë iu përgjigj me një sinqeritet tronditës:
​”Nuk e kam vënë re, sepse nuk kam pasur nevojë për ilaçe.”

Kjo fjali përmbledh në pak fjalë hendekun e madh mes elitës qeverisëse dhe realitetit. Sipas kësaj logjike, nëse Ministri i Transportit nuk udhëton me autobus, ai nuk ka pse ta dijë që biletat janë shtrenjtuar. Nëse Ministri i Bujqësisë nuk del vetë në treg, ai nuk ka pse shqetësohet për çmimin e bukës.

Ministria e Shëndetësisë nuk është një post për të treguar shëndetin personal të titullarit. Është posti ku duhet të monitorohet sa i kushton mbijetesa një qytetari. Kur Ministrja thotë se “nuk e ka vënë re”, ajo pranon hapur se jeton në një flluskë.

​Qeveria “pa nevojë” e një populli me shumë nevoja

Në Shqipëri, çmimet e ilaçeve janë shpesh më të larta se në vendet e rajonit, e madje edhe më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Evropian, ku pagat janë disafishi i tonave. Për shumë shqiptarë, zgjedhja mes ushqimit dhe medikamenteve është një dilemë e përditshme.

Të thuash “nuk kam pasur nevojë për ilaçe” ndërkohë që drejton dikasterin që duhet të garantojë rimbursimin dhe kontrollin e çmimeve, tregon një shkëputje totale nga detyra.

Përgjigja e ministres nuk të lë “pa fjalë” sepse ajo është e shëndetshme, por sepse tregon se dhimbja e tjetrit nuk figuron në axhendën e saj.

Nëse ministrja nuk e ka vënë re shtrenjtimin e ilaçeve, mbase është koha që ajo të dalë nga makina zyrtare dhe të presë në radhë në një farmaci lagjeje. Aty do të dëgjojë aritmetikën e vërtetë të shqiptarëve.

Deri atëherë, shëndeti i ministres mbetet i mirë, por shëndeti i sistemit tonë mbetet në terapi intensive, i goditur veç të.tjerave, edhe nga indiferenca e atyre që duhet ta shëronin.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/03/2daf526c-eede-4c11-a90c-5781c3ee6f30.mp4

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • demo says:
    March 3, 2026 at 12:35 am

    Me keto kabinete 2 javore,do kete mundesi cdo banor nen 30 vjec pa semundje,te behet minister.

    Reply
  • Dursakja says:
    March 3, 2026 at 2:25 am

    Këtu në Shqipëri sikur në pushtet janë vendosur të marrët e kombit.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 3, 2026 at 6:00 am

    O EDI RAMA,
    -SHKARKOE KËTË IDIOTE MINISTRE ME KËTË PËRGJIGJE SKANDALOZE.KJO EDHE PULAT NUK I RUAN DOTË..
    -ME MINISTRA TË TILLË TURPËROHET PS,QEVERIA,SHQIPËRIA..
    -VËNDIT NUK I DUHEN MINISTRA SHËNDRTSIE QË SHOFIN VETËM SHËNFETIN E VETË,POR TË POPULLIT..
    -MINISTRA RRUGËSH PËR VETURËN E TIJ..?
    -MINISTRA BUJQËSIE QË VEBDOSIN BYTHËN NË ARË PARA SE TË MBILLET..
    -KËTË SKANDAL TË BËR TE BLENDI FEVZIU I SALIUT DO E MARRI VESH GJITHË PLANETI..
    -HIQE OSE IKË.E.RAMA..

    Reply
    • Edmond says:
      March 3, 2026 at 5:10 pm

      Tangurllik firauni i thon kesaj pergjigje.Kjo ka jetuar jashte dhe thiret ne sherbim nga Rama si ministre e shendetsise dhe ceshtjeve sociale.Kjo ende se ka kuptuar rolim qe mbolon pas 6 muaj emrimi kur jep kete pergjigje ajo nuk e di pse ka ardhur ne shqipri dhe cfar duhet te bej me mire sece kan bere te tjeret para saj.Edi Rama nuk i ka menduar dhe gjykuar te emrosh nje ministre qe nuk njeh realitetin e vendit qe eshte emruar te sherbeje.Me mire do te ishte nje emrim qe jeton ne kete vend e njeh sektorin shendetsise nga a deri zh dhe ka ardhur me nje progrom per ta shpalosur ne ate pune qe eshte thirrur ta bej.Kojo zoja ka tituj shkencore ti gezoje ato jane personal per te por kur jep nje pergjigje se nuk i di cmimet se e barnave se nuk ham semure eshte vete perjashtuar nga pergjegjsia qe ka per detyren qe eshte ngarkuar.

      Reply
  • 1thundrak says:
    March 3, 2026 at 6:25 am

    Pune baxhellash

    Reply
  • Meri says:
    March 3, 2026 at 7:20 am

    T’merr…,nga kjo përgjigje ,mund të themi se ,ministria e shëndetësis është pa ministër .Qeverria është e pērbēr nga disa manikin,qē marrin rroga të majme ,tē cilat paguhen nga nji popull shumë i varfër.Ky popull, duhet të presin që të sëmuret minitria, që të njohin realitetin..T’merr…

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    March 3, 2026 at 7:33 am

    Perderisa kete gje e ka vene re dhe Temja vaj medet kjo pune ! Por ama Temja eshte i sinqerte kur shkruan ( megjithmend qe eshte pak naiv ) dhe tregon se nuk ka hallin e popullit , sidomos pensionisteve por sepse ka folur te Bledi dhe tani do e marre vesh gjithe bota si eshte gjendja ne shendetesine shqiptare :

    Reply
  • K R says:
    March 3, 2026 at 7:53 am

    Sbyqyr o xha Teme qe fole njeher sagllam

    Reply
  • Kajmakeria e Rilindjes says:
    March 3, 2026 at 7:54 am

    Keta jane rraca e ministrave qe Rama merr e leshon si mbeturina te riciklueshme. Kjo Sala qe media na e paraqiti sikur ishte eksperte e mbaruar, vetem se tregon ca sinqeritet e thote ate qe tjeret mundohen ta fshehin – se nuk ja kane idene fare per punet e ministrive ku kane zyrat.

    Reply
    • Zamira says:
      March 3, 2026 at 11:36 am

      Eshte vertet per te ardhur shume keq ! Zonja nuk ka patur nevoje te vizitohet ne nje Qender Shendetesore, spital, Maternitet … Nuk ka patur nevoje te shkoje ne farmaci , sepse sic duket e kenaqur nga pergjigja e saj eshte e shendeteshme ; atehere cdo Shqiptar me te drejte pyet : Pse Zonje e pranoni kete detyre me kaq pergjegjesi ?! Ne shkrim me shume te drejte pergjigja juaj quhet Skandaloze !!!

      Reply
  • realisti says:
    March 3, 2026 at 8:04 am

    Kjo pergjigjie jo vetem na len pa mend por kuptojme se jemi edhe pa ministre shendetesie. Gjithmone kam pritur se çfar te reje do te sjellin kjo ministre qe vjen nga diaspora por, tani po e kuptoj se paskam pritur kot…. Me duket se eshte thjesht nje tekniciene dhe vetem kaq…. Kjo do te thote se mundet te jeshe teknicien/tekniciene shume i/e mire por nuk je menager i/e mire. Ne na duhen menager te mire,madje shume te mire qe te ndermarrin reforma dhe t’i zbatojne ato.
    Uroj qe kjo pergjigjie e ministres te mos jete nxjerre nga konteksti sikurse ndodhe ne jo pak raste vetem per denigrim!

    Reply
  • Neurologu says:
    March 3, 2026 at 9:14 am

    Duhet caktuar ministre ndonje e semure…Ne te vertete edhe kjo aktualja qenka e semure nga mendja,por nuk ka vajtur ende te vizitohet…

    Reply
  • Remo says:
    March 3, 2026 at 10:04 am

    Injorante dhe shpirtzeze, e denje vetem t’i beje hosana Palloshit

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    March 3, 2026 at 10:05 am

    Kjo Ministre e Shendetesise e Kabinetit Edvin Rama ka nevoje urgjente perpara se te flase te vizitohet edhe te pije ilaçet.
    Lutemi, dikush nga patronazhistet, ketu, te informoje Timonierin per gjendjen shendetesore te Ministres se Shendetesise.

    Reply
    • Lomi says:
      March 4, 2026 at 8:21 am

      Ti pra,a je patronazhisti i pare ketu?
      Dergo shpejt nje shkrese.

      Reply
  • Haka Tekizoti says:
    March 3, 2026 at 10:22 am

    Nënteksti i përgjigjes së minitres është: ministër shëndetësie duhet vënë një i sëmurë, për ata me sëmundje mendore një koleg i tyre, pra një i sëmurë mendor, por jo në nivelin e kësaj që është.

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    March 3, 2026 at 11:14 am

    Kush eshte me i semure nga ana mendore, Kryeministri qe flet ne telefon me njerezit sikur ka dale pa leje nga Spitali?
    Apo, kjo Ministre Shendetesie qe akoma nuk eshte vizituar, akoma nuk ka pire ilaçet, akoma s’eshte shtruar ne Spital?

    Reply
    • Edmond says:
      March 3, 2026 at 5:10 pm

      Tangurllik firauni i thon kesaj pergjigje.Kjo ka jetuar jashte dhe thiret ne sherbim nga Rama si ministre e shendetsise dhe ceshtjeve sociale.Kjo ende se ka kuptuar rolim qe mbolon pas 6 muaj emrimi kur jep kete pergjigje ajo nuk e di pse ka ardhur ne shqipri dhe cfar duhet te bej me mire sece kan bere te tjeret para saj.Edi Rama nuk i ka menduar dhe gjykuar te emrosh nje ministre qe nuk njeh realitetin e vendit qe eshte emruar te sherbeje.Me mire do te ishte nje emrim qe jeton ne kete vend e njeh sektorin shendetsise nga a deri zh dhe ka ardhur me nje progrom per ta shpalosur ne ate pune qe eshte thirrur ta bej.Kojo zoja ka tituj shkencore ti gezoje ato jane personal pnoer te por kur jep nje pergjigje se nuk i di cmimet se e barnave se nuk ham semure eshte vete perjashtuar nga pergjegjsia qe ka per detyren qe eshte ngarkuar.

      Reply
  • drejtesi e munguar says:
    March 3, 2026 at 3:06 pm

    Pergjigja eshte e “sakte” per nje te papergjegjshem.

    Reply
  • Aldrin says:
    March 3, 2026 at 3:35 pm

    Me ne fund erdhi dhe Xha Temja ne islla.

    Reply
  • ILIR says:
    March 3, 2026 at 4:03 pm

    Turp i madh,ajo nje cope muti,por me keq ai qe e ka vene ne ate post.Nje arrogance, mungese ndergjegje profesionale….Kjo qe do sillte ndryshimin.

    Reply
  • info analitike says:
    March 3, 2026 at 4:15 pm

    Si ka mundësi që një mjeke të ketë zero empati dhe përgjegjshmëri dhe nga ana tjetër një shkallë kaq të lartë cinizmi dhe egocentrizmi. Nga mënyra si gjestikulonte, artikulontte dhe konsideronte problematikat lë fort për të dyshuar mbi aftësitë e saj profesionale.

    Reply
  • ¿? says:
    March 3, 2026 at 5:00 pm

    Po cfare do te presesh nga e bija e Valdete Sales (Magjistari), mut e ema, mut e bija, mut ajo qe beri t’emen.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjikë says:
    March 3, 2026 at 10:31 pm

    Ministre ke referenca duhet ti dish o pulë, ka ilaçe që bajn 20 mijë euro ku ti marrin fukaraja.

    Reply
  • Anonymous says:
    March 6, 2026 at 1:38 am

    OBOBO,,,,,!!
    Dekoratat e kesaj MINISRE duhet hedhur ne HALE ti perzjesh me mut se vlejne me shume… HAHAHA!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?