Biden ishte me gruan në këtë qytet, pasi ishte goditur nga moti i ligë, ku si pasojë humbën jetën të paktën 26 persona.

Ndërsa i drejtohej të pranishmëve, ai pa vetëdije tha se gjendet në Rolling Stone, duke iu referuar kështu grupit rok legjendar në vend se të thoshte Rolling Fork.

“Po bëjnë të pamundurën që të kenë vend për të fjetur, ushqim dhe do t’ju ndihmojë ta rindërtoni jetën në Rolling Stone. E gjitha kjo ndodhi me vullnetin e Zotit”, tha Biden.

“Qyteti Rolling Stones do të rikthehet dhe do të jemi me ju në çdo hap”, porositi Biden.

j.l./ dita