Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Braho merr zyrtarisht detyrën: Çfarë mesazhesh dha në fjalën e tij kreu i ri i SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Braho merr zyrtarisht detyrën: Çfarë mesazhesh dha në fjalën e tij kreu i ri i SPAK
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Braho merr zyrtarisht detyrën: Çfarë mesazhesh dha në fjalën e tij kreu i ri i SPAK

Published: December 22, 2025
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Braho theksoi tri pika kyçe në fjalimin e tij të parë zyrtar si kreu i SPAK: Falënderim dhe vlerësim për paraardhësit. Fokus në funksionimin e brendshëm dhe në zbatimin e ligjit. Rëndësinë e hetimit financiar dhe BKH-së si shtylla të veçanta për SPAK. 

Klodian Braho ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kreu i ri i SPAK. Ai ka dhënë një deklaratë të shkurtër, por të qartë për fokusin e tij.

- Publicitet -

Braho ka zgjedhur një retorikë që përqendrohet te funksionimi i ligjit dhe pjekuria e institucionit, jo te polemikat politike, duke dërguar mesazh se SPAK synon të konsolidohet si institucion.

Ai nënvizoi se misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale dhe kërkoi që institucioni të punojë në zbatim të Kushtetutës dhe në interes të qytetarëve,

Në pjesën e falënderimeve pasi veçoi partnerët ndërkombëtarë ai i ndau dy parardhësit e tij: Krajën për gurët e parë në themelet e SPAK – kurse Dumanin si drejtuesin që i ka dhënë kësaj Prokurorie guximin dhe integritetin.

Ndërsa vuri theksin te standardet profesionale dhe pavarësia, Braho veçoi BKH-në dhe Hetimin Financiar si shtylla të rëndësishme të SPAK.

“Besoj se jemi skuadër që punojmë përkrah në zbatim të Kushtetutës dhe ne interes të qytetarëve” – tha ai

Ndërkohë që Rama e ka uruar publikisht dhe ka shprehur mbështetjen për vazhdimin e punës së SPAK me Brahon, kjo mbështetje vjen në një moment kur institucionet e drejtësisë janë në qendër të debatit kombëtar për hetimin e zyrtarëve të lartë, duke krijuar një dallim mes mbështetjes institucionale dhe pavarësisë operative.

Në raportimet e para pas marrjes së detyrës, Braho ka shkuar në Këshillin e Mandateve të Kuvendit së bashku me prokurorët e çështjes Balluku, një lëvizje që dërgon sinjal se ai synon të jetë pjesëmarrës aktiv në procedurat themelore të drejtësisë.

VIDEO:

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/12/Braho-merr-zyrtarisht-detyrenMisioni-i-SPAK-pertej-mandateve-individuale-ja-ku-do-e-kem-fokusin-News24-Albania-720p-h264.mp4

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Skypion says:
    December 22, 2025 at 10:31 am

    Ore ti Braho, urime per detyren, por me mend ne koka ama.
    E di qe miresjellja dhe korrektesa e kerkon te falenderosh paraardhesin, por mos ndiq shtegun e tij; ai ndoqi shtegun e qoftlargut, derisa e kapen per veshi dhe e urdheruarn te mos ndiqte ato shtigje te liga.
    Ai qe pata ndermend te ta keshilloja, ishte hetimi financiar; e paske thene vete; mire ke bere; kjo eshte me e rendesishmja; eshte me i rendesishem edhe se ndeshkimi me burg i hajduteve. Jane mesuar keta tani, vjedhin vjedhin, dhe nese kapen, bejne nje dy vite burg, dhe shijojne gjene e vjedhur pastaj.
    Nese kthen mbrapsht gjene e vjedhur nga hajdutet socialiste, ke kthyer ne vend edhe nderin e institucionit qe perfaqeson, ke kthyer edhe SKAP ne SPAK.
    Nje keshille: afroji, perkrahi dhe inkurajoi edhe me shume prokuroret dhe hetuesit digjitale, sepse fale ketyre, kemi keto proceset ndaj njerezve me te afert te Monstres.
    Nuk po te them te hetosh Monstren; sepse, mjafton te cohen ne fund hetimet per keto dy aferat korrruptivo-mafioze, Balluku-AKSHI; gremisen ata, gremiset edhe Monstra bashke me to.

    Reply
  • Dardan says:
    December 22, 2025 at 10:38 am

    Po flamuri i shqiptarë ku mbeti?Apo edhe ky do që të duket sa më shumë amerikan?Mjerë Shqiptaria jnë bërë bashkë ,shka e dreq…..duan të shkynë nga gjithë anët.

    Reply
  • Rruga e Elbasanit says:
    December 22, 2025 at 11:16 am

    Struktura e Posacme Antikorrupsion ishte ne nisje me Timon ne duar te Rames (duke hetuar vetem ato hajdute qe ai i hiqte me pare nga qeveria e ja leshonte ne preher) tashme ka kaluar me Timon ne duar te amerikaneve qe nuk ja kane ngene te presin te denojne hajdute qe shkarkohen nga detyra por hajdute qe jane ne detyre, aty ngjit ne kurriz pas Rames madje.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 22, 2025 at 12:08 pm

    OK Z.BRAHO,URIME.
    -Detyrën ta kjartësoi SKYPJON,Saliu nr.2 tmerr i kombit në 35 vite..merru vetëm me Socialustët..ndërsa me101 KRIMET E NON GRATËS mos u merr fare,pasi si AGJENT I SHUMFISHT BOTROR,I LA NË BREK KRAJAT DHE DUMANËT E TJERË 8 VITE,SIDOMOS PËR GËRDECIN,21 JANARIN,KL.PARTIZANI.
    SI SKRARLI,Nuk besojmë të urinosh në brekë si ARBENI,ALTINI..!
    SHIHEMI..

    Reply
  • MeteH says:
    December 22, 2025 at 3:46 pm

    Kapterr Ethem Lalaj, akoma nuk paske hyre ne Big-Brother or Vip i Corrushit!

    Reply
  • Trapajani says:
    December 23, 2025 at 4:12 am

    Po briskun qe jà rruante saliut ta la dumani si mjet pune,,se ate pun beri dumani,,sa her e therriste saliun,,jà rruante njehere me shkume dhe pa’ shkume,,simbas deshires te saliut,,,mbaje fort ate briskun,perdore mire,dhe kujdes se mos e presesh se e kemi me kimet sali karaxhicin,,,

    Reply
  • demo says:
    December 23, 2025 at 5:48 am

    Nen Drejtimin e Dumanit SPAK u shnderrua ne Institucionin me te vleresuar ne Boten perendimore.
    Shenjestra nuk ndryshon mbi kopene e ujqerve te korrupsionit qe po shqyejne Shtetin.
    Kjo nuk e rehabiliton bishen e djeshme.
    Kati,qe priste biletat e kinemase,thoshte:Tek e tek,se thyhen xhamat!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?