Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka uruar të gjithë shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, gjatë një koncerti me pjesëmarrje të pazakontë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Qytetarë të shumtë kanë sfiduar të ftohtin për të ndjekur koncertin e saj në ambjent të hapur në qendër të kryeqytetit.
Dua ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku Ditën e Pavarësisë, ndërsa falenderoi për suportin që i është dhënë në Shqipëri. Ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj.
“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.

PAVARËSIA
Feston sot krejt shqiptaria,
ditën e bekuar të pavarësisë,
po shpopullohet gjithë rinia,
s’ia pamë hajrin as vetë lirisë.
Thuhet jemi vend demokratik,
drejtësinë e re n’kushtetutë kemi,
korrupsioni vazhdon si përditë,
të lumtur sigurisht s’mund të jemi.
S’jemi se ka në masë papunësi,
dhe kur punon je i keq paguar,
çmimet më të larta se në Europë,
vështirësi të mëdha për të jetuar.
Rinia shkollohet sa më s’ka,
për të marrë një karton pa vlerë,
punët i zënë miqtë e militantët,
servilat e partisë si përherë.
E njëjta histori 30 vite demokraturë,
merr pushtet e injorantët punëso,
nëse je i zoti plas kokën në mur,
asnjë derë s’hapet, zhduku emigro.
Administrata e fryrë sa më s’ka,
ushtri e madhe votash pushteti,
politikanët shesin veç gënjeshtra,
janë trashur e krekosur si gjela deti.
Minimumi jetik nuk ekziston,
asnjë siguri nuk mund të kesh,
shteti vetëm të vjedh e të takson,
e në fund të tall e të përqesh.
Pensionistët janë në pikë t’hallit,
as për ilaçe s’iu del pensioni,
për qeverinë kjo s’ka rëndësi,
qiqra në hell asaj mos i kërkoni.
Ju vetëm jepjani votën përherë,
më pas qeveria për ju namin bën,
do hani me lugë floriri një mut mender,
do vazhdojë i njëjti avaz siç ka qënë.
Korrupsion, vjedhje dhe veç pazar,
po shesin çdo gjë e po përvetësojnë,
nuk kanë fare skrupuj e as karar,
hiqen si patriotë por veç mashtrojnë.
Kjo është Shqipëria e pavarur,
e zhytur e gjitha në korrupsion,
nga një kastë politiqenërish,
që vetëm vjedh dhe shpopullon.
Kujdes se mos e shan qeverinë,
se krejt ekonominë ajo kontrollon,
mos thuaj të vërtetën, qepe gojën,
se dhe nga puna direkt të pushon.
Pavarësia ka ngelur thjesht utopi,
se askush më asaj nuk i beson,
je i lirë vetëm të vdesësh urie,
ndërkohë që qelbësira mbretëron.
Le t’i harrojmë hallet për një ditë,
të shkojmë të gjithë atje te sheshi,
jo për të protestuar, por për hare,
për të dëgjuar ca këngëtarë leshi.
Këngëtarë që janë bërë milionerë,
me tallavara e koncerte partie,
e asgjë s’kanë bërë për k’të vend,
asgjë s’i kanë thënë kësaj qeverie.
Ky ishte kapitalizmi shqiptar,
u pasuruan vetëm pak vetë,
një kastë mediokrish që udhëheq,
e një popull delesh që duartroket!
Gëzuar pavarësinë shqiptar!
110 vite nën pushtim mbete,
u sorrollate anembanë botës,
për dinjitetin që në Shqipëri s’gjete!
E ke qendisur
Degjenertat si simbol kombetar
O Molla e Dijes kaq I zgjuar sa je?krijo një parti se vëndi ka nevojë për koka si puna jote.Në mezi po presim!!!
E kane mar rrogen €299 kopilat e kishes se jonulles.
I ka mbledhur Saliu! Dyfish do te mbledhe ne 6 Dhjetor!
Po nuk i shikoni o shkerdhata patriote, jane gjithe ngjyrat e Flamurit serb ne Shesh?