SPAK po ndeshet sot me një malore të vërtetë mosbesimi qytetar të trashëguar nga e kaluara kur vjen puna tek ndëshkimi i abuzimit elitar.
Ndoshta vërtet hetimi i z. Berisha përbën një pikë kthese për qasjen ndaj kokave të elitës së paprekshme deri më sot.
Por, krahas interesit e besimit se gjërat mbase po lëvizin, ka edhe hamëndje plot. Nga ajo që drejtësia e nisi me një “pensionist” në politikë, që kur e nisi lart e nis nga opozita, që dosja në fjalë nuk krahasohet me të tjera më problematike, që zuri fill vetëm pasi u shpall nongrata etj.
Drejtësia duhet të merret bashkë me të “vdekurit” e të “gjallët” në politikë. Me ata që e kanë mbyllur me pushtetin dhe ata që janë sot në zenitin e tij. Me të drejtë duhen verifikuar e hetuar kokat e djeshme në pushtet, sado e largët në kohë por njëkohësisht, në mos të parët, duhet të verifikohen e hetohen kokat e pushtetit.
Me të drejtë duhet të hetohet çdo çështje e përfolur dhe e pikasur por përparësi duhet të kenë ato që kanë bërë bujë. Me të drejtë nuk ka pse të kursehet edhe koka e opozitës por po aq vëmëndje, në mos më shumë, duhet t’i kushtohet kokave të pushtetit.
Me të drejtë duhet të hetohen ata që edhe bota i shpall non-grata por nuk kemi përse të presim këtë “damkosje” pa të hapen dosjet dhe po aq vëmëndje duhet edhe ndaj atyre që vetë koha e publiku i ka shpallur “nongrata” për zullumin pafre e ditën me diell.
E sa për perëndimin, bën mirë t’i “zbardhi” sa më parë edhe nongratat e tjera ende të pashpallura që kemi ende nëpër këmbë dhe u bëjnë karshillëk qytetarit, drejtësisë e deri vetë interesave të perëndimit, ndryshe, bën dallim mes të paudhëve e duket sikur merret vetëm sa herë i shkelin në kallo atij!
Shihni më poshtë editorialin e përgatitur nga DITA, shkruar nga Artan Duka.

Artan drejtesia te filloje me Duken e pula e dhe veres qe vazhdon akoma te perfitojne lloj ma nga pushteti. Si u be agronomist milarder duhet te purse SPAKU se plaku.
E Djeshja po na merre shum kohe qe i detyron te merren me nje pansioniste. E Habitshme !
A thua se nuk e dijen perse duhet te merremi me nje pensioniste.?
Ai pensionisti per 32 vjet ka punuar vetem per veten e vete dhe familjen e vete e ne sherbim te kesaj katrahure beri edhe nje drejtesi qe i dhe jetgjatsi zullumeve te tije deri sa me force erdhi Spaku (drejtesia e re ) dhe sote kjo drejtesi ne vende qe t`ja shukule rrenjet ketije pensionisti vazhdojn ta ledhatojen te pergdhelin edhe perse ne syte e te gjith botes ky nensioniste i shan i ofendon dhe i ben rezil.
Keta qe quhen SPAK i kane te gjitha dosjet e zbardhura dhe hetimi i tije eshte i gatshem vetem, se e kan bishtin te shkelur nga pensionisti dhe sote lote ai me ta si ti doje qefi atij.
Sa per ket te riejte me redh e sere po i qojne ne burg per dite dhe perseri nuk po ngopan vetem Berishen nuk duan ta zejn ne goje edhe perse ai i shan dita per dite !
Zgjohu o SPAK i mjer ose ika sa me shpejte e mos u ben Gazi i Botes !
Pershendes vjedhjen e 83 shishe vere me vlere 1,5 miljon euro,,(ne mos qofte vete pronari)
1 shishe vere 39 mije euro nuk vete as ne Kozmos.
Edhe me flori te jete mbushur,jo me leng rrushi.
Ne nje rast te ngjashem une u bera hasem me pronarin e minimarketit perballe pallatit.
Ne ora 3 e nates kercasin qepenat e minimarketit perballe.Une ne ate ore me del gjumi dhe rri e mbush komentet tek gaxeta nerume.xxx.Nxorra kameren dhe fillova te filmoj 2 persona qe hyne brenda dhe pastaj dolen me ca shishe ne duar dhe qese ne duar.
Ne mengjes,degjoj ulurima,,Bertiste ajo plaka qe kishte minimarketin,,Obobo me kane vjedhur dyqanin,.Zbrita poshte me kamer ne dore dhe i thashe te qetesohet,,se e kam filmuar gjithe ngjarjen.
hapa pasqyren e kameres dhe ja xhirova gjithe marrjen.Plaka u qetesua:-lere,lere se eshte im bir,ay Pijaneci!
Mire qe nuk me tha falmn,,por i biri kur shkoj te bleje ndonje paqet,,me therret o Spiun!
Keshtu ka ngjare me ate Restorantin famoz qe e ka 40 mije euro shishen,.O e ka vjedhur vete,o i biri,o kryekamerieri.
Hajduti vjedh pare.