Dalin pamjet e aksidentit që ndodhi në Shkodër, ku një shofere e re humbi kontrollin e mjetit të saj Range Rover, dhe për pasojë i mori jetën këmbësores, Edmonda Barballushi.
Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe ka përfunduar duke u përplasur më pas te bizneset që ndodhen pranë rrugës.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja B. P., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barballushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.
