Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO – EDITORIAL: Kodi Zgjedhor lyp referendum!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Editorial > VIDEO – EDITORIAL: Kodi Zgjedhor lyp referendum!
EditorialIntervista – VideoLajmi i fundit

VIDEO – EDITORIAL: Kodi Zgjedhor lyp referendum!

Published: January 25, 2024
Shpërndaje

U bënë tre dekada që sa herë ka zgjedhje, po aq herë ulen PS e PD për reformë zgjedhore! Ndonëse në parim gjithnjë ka vënd për përmirësime, ajo që nuk shkon është se mungon vullneti politik për të bërë një reformë në themel që i reziston kohës dhe, më kryesorja, qytetari anashkalohet në proçes.

PS e PD me mballomat e tyre zgjedhore nuk japin garanci për më tej. Partitë janë në konflikt interesi me Kodin Zgjedhor sepse falë tij gëzojnë ato pushtete e privilegje që kanë dhe s’do mënd që nuk do të propozojnë apo pranojnë një ligj zgjedhor që ofron garë reale e meritokraci në politikë.

Politika e tranzicionit nuk ka interes t’i hapë udhë transparencës së proçesit zgjedhor dhe meritës reale të votës. Pavarësisht teatrit politik, PS e PD vozitin së toku në varkën e abuzimit të sistemit dhe vota, nga kërcënim është tjetërsuar në “liçensim” që garanton pushtet, privilegje e imunitet!

- Publicitet -

Mungesa e drejtësisë, pabarazia me ligj, klientelizmi, çoroditja me pronën, uzurpimi i votës, sot kanë vrarë besimin tek e ardhmja. Shpresa ia ka hequr fillin vetes dhe njerëzve në zgripin e mbijetesës nuk u hyn më në sy bojatisja mavi e realitetit shqiptar! Boll që po ikin nga sytë këmbët që Rama e mbarë politika, të reflektojnë për dështimin e tyre epokal.

Dhe kur flasim për vullnet të qytetarit, vota e lirë kulmon me referendumin. Vë pikat mbi “i” për të sotmen dhe lë të hapur mundësinë e rishikimit për më tej. Është “fjalëkalim” që nxit rikthimin e shpresës e besimit në vënd.

Shihni më poshtë editorialin nga DITA, shkruar nga Artan Xh. Duka.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • George says:
    January 25, 2024 at 7:41 pm

    Reforma Zgjedhore me Referendum Popullor do te shenoje rilindjen e vertete te Demokracise ne Shqiperi, e varrosur nder te tjera nga Marreveshja Famekeqe Berisha -Rama e 23 prillit 2008. Shqiperia ka nevoje urgjente per Zgjedhje te Parakohshme Parlamentare, jo me larg se tetori ose nentori 2024.

    Reply
  • mali says:
    January 25, 2024 at 7:54 pm

    Kjo eshte e vertete.Ka dicka qe kodi duhet te jete I shprehur qarte dhe pa ekuivoke ku mund te behen mashtrime. Juriste te ndershem dhe adapt per kete ka nga te dy e tre palet.Fillimisht te punojne ata ne menyre intensive per 2 muaj,pastaj te shperndahen ne popull per 3 muaj ta lexojme, ta diskutojme ,1 muaj jane verejtje me poste,2 muaj nje permbledhje,dhe ne fund referendumi.Kjo eshte pune e paster. Ne kete menyre zgjidhet ngerci per komisionin. Tre jane pikat kyce:presidenti zgjidhet nga populli,deputetet nga populli,vendet vakante per raste te ndryshme zgjedhje lokale (konkurence) dhe d kompetencat e kryeministrit te vulen dhe I kalojne presidentit dhe parlamentit.Parlamenti duke u nisur me zgovelimin e popullsise se shqiperise I duhen 101 deputete.Listat partite do t’i perdorin vetem ne rast zvendesimi ne konkurence me kundershtaret ne zgjedhje te pjeseshme zonale.Ka kosto monetare eshte e vertete por na na shkojne dhjetra milione kot.KLSh-ja e di shume mire kete ,por gjeja eshte per te vene duart mbi koke se nuk dine nga t’ia mbajne.

    Reply
  • mali says:
    January 25, 2024 at 8:09 pm

    Edi Rama le qe nuk duhet te fute hundet por eshte momenti qe te ndjeke shembullin e Macedonia se Veriut duke dhene doreheqje dhe caktimin e nje qeverie teknike qe se bashku me referendumi te I hap rruge zgjedhjeve te reja.Shqiperia eshte ne nje moment kyc drejt shkeputjes nga neo-mafia-komuniste.

    Reply
  • Spak says:
    January 25, 2024 at 9:12 pm

    OK beni qeveri teknike me Saliun K/minister! Kjo eshte demokracia e vertete!

    Reply
  • mali says:
    January 25, 2024 at 9:21 pm

    Spak,je I semure ?Akoma me saliun? Saliun,qe kur amerika e vuri te pellase maje dritares ka mare fund.Ligjeratat e tij maje catise jane shenja te c’mendurise.Populli shqiptar ka njerez te mencur dhe mjaft u fiksuat pas njeshave.

    Reply
  • demo says:
    January 25, 2024 at 11:09 pm

    Antitabu per filozofine filotabu shqiptare,,Komplexiviteti i subjektivitetit,…Uuuubbbubujaaaa!
    O Shaban Muratiiiii..Per cfare e ke vene kete drejtorin e drejtorise se shkencave sociale humane elvis hoxha,,qe te perktheje ne gjuhen e AKREPAVE ato dy librat e tu?
    Po nuk e di ti mor Shabe,qe shqiptaret sot kane shkolle edhe per filozofi,,edhe per sociologji,edhe per gjuhesi dhe ketyre fshatarakeve brezi dyte ju thone:-Shko kenoo tet ate?
    Po pse mor Shabe e dhjet vepren tate per dy pare spec me kesoj budallash,qe ngaterrohen neper terminologji si laraskat neper shkurre?
    Te jam dashamires,prandaj po ti shkruaj!

    Reply
  • Flisni aresyes! says:
    January 26, 2024 at 4:11 am

    Shikoj e degjoj gjithmone per ikjet nga Shqiperi dhe faji bie mbi Edi Ramen! Une kam ikur ne 1992 dh pse ? Sepse qeveria demokratike e 31 marsit dha ultimatumin qe te gjitha uzinat fabrika fermat looperativat … te vidhen sepse, sipas Sali Berishes ne gojen e tij duhen formohen menjehere kapitalistet qe vendi te kthehet ne kapitalist, keshtu qe gjithe specialistet dhe kuadrot u hodhen ne rruge dhe shpetim jete, pavaresisht se sa vdiqen rruges , e paten jashte Shqiperise Ne Shqiperi shtetin dhe organet e administrimit te tij i mori rruga, rushfeti, krimi dhe pornografia e droga Qe deri atehere ose nuk njihej fare ose mund te ishte e kamufluar. Kollosat e shkences, muzikes, ekonomise shqiptare u pushkatuan duke i lene pa pune,
    ,
    . Ja ku eshte rezultati dhe sot edhe blerje diplomash edhe pedagoge injorante e medioker edhe sundim i te ligut . Dhe çdo reforme qe behet sot, ka eksperiencen e vjedhjes pushtetit dhe jo permiresimin e jetes shqiptareve. Rralle shikoj ndonje politikan qe ka seriozitet e pergjegjshmeri dhe katastrofa e pergatitur eshte se merri te rinjte e sotem qe jane ne politik dhe vuri te te kollandrisin shtepine ! As per te trembur sorrat ne miser nuk jane: i njejti mentalitet politik, e njejta pergjegjshmeri, sllogane prej idiotesh qe i kultivoi Saliu dhe kane hedhe rrenje. Vrisni kuçedren, te pini uje qofte dhe me sakrice sublime.

    Reply
  • Titi says:
    January 26, 2024 at 5:55 am

    Drita ne fund te tynelit eshte vetem SPAK.
    Kjo Drite eshte shpetimtare!.Tyneli ku e futi i cmenduri skizofreni per pushtet Sali , eshte I gjate !

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 26, 2024 at 7:28 am

    Ko misioni Zgjedhor duhet të drejtohet nga PS+PD Legjetime.
    -Foltorja nuk ka PARTI-LOGO E VULË..dhe do ngelet pa TOOO sa ti jetë e ngulur GOZHDA AMERIKANE E NDRYSHKUR E NON GRATËS.Kush nuk e kupton këtë..LE TË HAI BAR DERI 2030,pasi edhe DEPUTET nuk bëhen.Le të futen përsëri në listën zgjedhore të PL,LikeFloririt për të marr NOC RROKUN.
    -Nuk i zgjedh kryetarët e komisioneve KM E.Rama or burdollej servila të Saliut.
    -L.Basha të dali hapt të tregoi se çka bërë Sb në 21 janar,Gërdec,etj në 33 vite,ndryshe nuk fiton dot deri 100 vjeç..!
    – PD-n e çau copë-copë Sb për hallet e tij,ndërsa Luli bëri gjën më të mirë në 32 vite në PD që i çorri maskën Sb me diktim AMERIKAN.

    Reply
  • Noli says:
    January 26, 2024 at 8:07 am

    Boll se na cate trapin
    Ende se kuptoni
    Po su ngrit mileti
    Frymen kot harxhoni

    Gjersa eshte mesuar
    Si dele te rroj
    Ujqer e cakenj
    Coban te pranoj

    Gjersa dhe flamurin
    Tani ja mohuan
    Ne te semes vafte
    Vete e kerkuan

    Plagjature i teri
    Edhe bythe e grekut
    Flamurin valvit
    Majes se dyrekut

    Ti mohojne flamurin
    Kush popull pranoi
    Mbylleni ju mbyllte
    Ky vend vajti shkoi

    Reply
  • shkurt 2014 says:
    January 26, 2024 at 8:59 am

    Vetem referendumi shpeton popullin e vendin nga hienat 32 vjecare,qe abuzuan ne menyren me cnjerzore ne sistemin zgjedhore kunder votese se lire.Per kto 32 vite te njejtit ftyra,me bindje e sjedhje komunistash,spiunsh e antishqiptare shkatrruan e bene vendin si nji shkretetire.I pari eshte monstra e vicidolit,me monstren tjeter ai i cepani,qe i vuri piken mbi eshte k/hajduti edvin karapushtii.Marveshjet e tyre te pista,bene qe te mose lejojne voten e lire te popullit.Qedhimi poshtrues i tyre eshte mbajtja e pushtet me format e tyre djadhzore,qe ata te jene zote i Shqiprise,i parave e pasurive Kombtare.Prandaj eshte i pa tjersueshem referendumi per sistemin zgjedhore,largon nji here pergjithmone kta ndytsira nga pushteti i pa merituar me voten rreeale te popullit.

    Reply
  • Ppp says:
    January 26, 2024 at 9:19 am

    Seshte zor ta kuptosh
    Sa tru ka mileti
    Mjafton te shikosh
    Sa e pjerdh dovleti

    Kushtetuta eshte
    Zeri i sovranit
    E referendumi
    Nderi i vatanit

    Aty ku te zotin
    Se pyet hyzmeqari
    Ku me i rende bishti
    Eshte se sqepari

    Ose perplas grushtin
    Vur veton.milet
    Ndryshe dije mire
    Gremina te pret

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?