Nuk është i paktë numri i njerëzve, sidomos femra, që kanë bërë miliona dollarë nëpërmjet ekspozimeve në rrjetet sociale.
Fakti që ekspozimet e lakuriqësisë, vanitetit dhe ekstravagancës ndiqen nga miliona njerëz në rrjetet sociale nuk do të thotë se veset janë bërë virtyte dhe as amoraliteti është bërë arritje.
Ato thjesht tregojnë se numri i njerëzve që i përkasin vulgut në botë është dëshpërimisht i madh dhe, rrjedhimisht, ndjekja e këtij vulgariteti që shfaqet po merr përmasa të frikëshme.
Pastaj, konsumatorët, të pasur apo të varfër qofshin, do paguajnë.
Kështu i takon që, pa dashjen tonë, ne të “blejmë” edhe lakuriqësitë dhe perversitetet që shfaqen në rrjetet sociale. Ngado të sillesh, nuk i shmangesh dot “blerjes” së detyruar të imoralitetit dixhital, duke u bërë kështu viktimë e shthurjes që ka kapluar shoqërinë njerëzore dhe që nxitet e promovohet përditë nga bota e biznesit.
E njëjta gjë ndodh edhe me jo pak emisione televizive “argëtuese”. Vulgariteti i tyre në disa raste futet brenda kufijve të pornografisë dhe formave të tjera të imoralitetit. Liria nënkupton të drejtën e individit për të bërë ato që dëshiron ai në dhomat e gjumit, por jo “të drejtën” për të na i ekspozuar ato publikisht dhe për të na i shitur për arritje dhe art.
Shihni më poshtë editorialin e përgatitur nga DITA, shkruar nga Viktor Malaj.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Flmnd gazetes qe na kursen vuajtjet.Me mire shoh film kinez me 5 leke te kinemaja qaniut,se te shoh big brother.
Njeriu me i neveritshem ne big brother eshte i biri i aktorit te nderuar Zef Deda i cili mundohet si skuth te mare rolin e aktorit por nuk i shkon se eshte aktor i deshtuar. Ky Jul deda ne nje bisede para dy ditesh lidhur me te kaluaren deklaroi se ne kohen e Hoxhes ne cdo 7 veta 4 ishin spiune duke fyer nje komb te tere pra sipas Jul Dedes rreth 63 % e shqiptareve ne kohen e Hoxhes paskan qene spiune, nje fyerje kombetare nga nje njeri pa bosht , pa moral. Mjafton te kujtojme nje interviste te ketij mjerani para 3 vitesh kur deklaroi pa pike turpi se Zef Deda me shpenzimet e veta ne kohen e Hoxhes perballoi nje operacion te veshtire ne Vjene dhe shteti nuk e ndihmoi aspak.
Kjo shpifje e tij u hodh poshte me neveri menjehere nga qytetaret shkodrane qe e treguan me fakte kur ne nje shfaqje te madhe ne Teatrin Migjeni me sallen e mbushur plot del spikerja dhe thote ju lutem tani do lidhemi me Vjenen per degjuar direkt zerin e aktorit Zef Deda direkt nga spitali per te cilin te gjithe ne merak. Ne ate moment degjohet Zef Deda qe pershendet gjithe sallen dhe falenderon qeverine shqiptare per kujdesin e madh qe tregoi per dergimin e tij ne Vjene dhe perballimin e te gjitha shpenzimeve te spitalit dhe te udhetimit. Ne kete moment e gjithe salla ngrihet ne kembe dhe duartroket me ovacione per kete falenderim dhe mirnjohje nga ana e Zefit si dhe per faktin se Zefi tani ishte shume mire me shendet.
Ja pra kush eshte Jul Deda nje njeri mosmirnjohes qe i u ngjit foltores se mos kapte ndonje cope deputeti pasi si aktor ka deshtuar.
Themi pse kemi shumë divorce, pse nuk lindin fëmijë, pse është rritur krimi në familje. Arsyeja është se « çfarë do të mbjellësh, atë do të korrësh ». Kjo farë po mbillet në Shqipëri, kryesisht nga media, Top Channel, Klan, etj., dhe nga kjo klasë politike. Shpesh bëjmë pyetje, kur përgjigja dihet. Ka analistë dhe « ekspertë » për këto çështje dhe nuk thonë që duhet të dalë një ligj që t’i vihet fre këtij Vulgariteti që shitet si « modernizëm »!
Çfarë kini me fukarenjtë e debilat e Big bradhër VIP.E çfaj kanë ata të shkretët që i nxjerin në atë emisjone dhe i turpërojnë.Ata të gjithë janë nën nivelin e shqiptarit normal.
Çkini me ta kur udhëheqës,për 30 vjet zgjidhen Sali Berisha,Tritan Shehu,Aldo Bumçi,Pandeli Majko,Famir Mediu Blendi Klosi,Albana Vokshi etj.Ose kur pasurohen dhe bëhen milionerë kategoria e Irfan Hysenbelliut,Dhëndri i Salës etj.
Dhe ju merakoseni për debilat dhe baxhellat e big bradhër.