Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Eva Dumani përqafohet pas 12 vitesh me nënën dhe vëllanë pas ardhjes nga Siria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: Eva Dumani përqafohet pas 12 vitesh me nënën dhe vëllanë pas ardhjes nga Siria
AktualitetKronike

VIDEO: Eva Dumani përqafohet pas 12 vitesh me nënën dhe vëllanë pas ardhjes nga Siria

Published: February 15, 2026
Shpërndaje

Ata vuajtën bashkë, ata u rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa sot motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar këtë video kur Eva ka mbërritur në shtëpi e takohet pas 12 vitesh me të ëmën Mide Dumanin.

Një moment prekës e plot lot gëzimi prej nënës e të bijës. Pak momente më pas takimi me Endrin i kthyer nga Siria 6 vite më parë.

- Publicitet -

Një dramë e vërtetë 12 vjeçare për Mide Dumanin të cilës bashkëshorti Shkëlzeni ia mori fëmijët duke i çuar në Siri.

Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë detaje në lidhje me operacionin që u krye për riatdhesimin e Eva Dumanit, e cila prej 12 vitesh qëndronte në kampin Al-Hol të Sirisë.

Përmes një reagimi në X, ministria bën me dije se operacioni është kryer në bashkëpunim mes institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ministria thotë se operacioni ishte i shtrirë në kohë.

Më tej, ministria thekson gadishmërinë “për t’ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen”.

“Në përgjigje të interesit të mediave, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, informon se falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ përmes përfaqësisë diplomatike të vendit në Turqi, është realizuar me sukses operacioni për kthimin në Shqipëri të shtetases E.D, e cila gjendej prej disa vitesh në një kamp të Sirisë.

Operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke të cilat i falenderojmë për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv.

MEPJ rikonfirmon gatishmërinë dhe vullnetin për t’ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen përtej kufijve”, njofton ministria.

Eva Dumani mbërriti paraditen e sotme, 14 shkurt, në aeroportin e Rinasit, pas transferimit nga Turqia. Në një mision të mëparshëm, e reja kishte refuzuar që të largohej nga kampi sirian, ndërsa i vëllai Endri u kthye.

Eva dhe Endri Dumani ishin përkatësisht 8 dhe 6 vjeç kur babi i tyre i rrëmbeu drejt Sirisë për t’iu bashkuar xhihadistëve në shtetin islamik. Gjyshja e tyre shkoi atje për të tërhequr fëmijët pas vrasjes së të atit, por dha shpirt e burgosur në kamp.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Kultura politike, kultura qytetare dhe kuptimi demokratik i dorëheqjes
  • Protestuesit sulmuan selinë, PS reagon me… pjesë nga fjalimi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Mirësia on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  2. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  3. . on Rama flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  4. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?