Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO / Festë në burgun e Durrësit, reagon Drejtoria e Përgjithshme: Është bërë përpara muajit janar 2026
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO / Festë në burgun e Durrësit, reagon Drejtoria e Përgjithshme: Është bërë përpara muajit janar 2026
KronikeLajmi i fundit

VIDEO / Festë në burgun e Durrësit, reagon Drejtoria e Përgjithshme: Është bërë përpara muajit janar 2026

Published: May 2, 2026
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas publikimit të një videoje nga gazetari Flamur Nezaj, ku disa të dënuar shfaqeshin duke festuar në qeli me alkool dhe telefona celularë.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, videoja ka qenë më herët në vëmendjen e tyre dhe dyshohet se është filmuar në qelitë e Burgut të Durrësit. Për këtë rast, ndaj zinxhirit komandues të institucionit kanë nisur verifikimet.

Po ashtu, në njoftim theksohet se personat e shfaqur në video janë identifikuar dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

- Publicitet -

Ndërkohë, nënvizohet se kontrollet janë intensifikuar dhe vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Vetëm dje, në Burgun e Durrësit janë gjetur disa telefona celularë.

Këto pamje të paprecedenta vijnë nga burgu i Durrësit ku janë disa prej emrave më të njohur prej drejtësisë shqiptare.

Do duhet të ishin në regjim të rreptë sigurie, por me sa duket fama jashtë në dritën e diellit, vijon edhe brenda 4 mureve të burgut duke iu siguruar një qëndrim me 5 yje pas hekurave.

E kush i sheh këto pamje, mendon se nuk qenka aq keq në burgje. Siç shihet nga video, të burgosur si Lul Berisha apo Fehmi Mziu, Astrit Avdulaj, Islam Kasa etj. janë të lirë të festojnë në burg me alkool, muzikë, televizor dhe aheng siç u do zemra.

Mes tyre duket dhe një i dënuar në moshë shumë të re.

Deklarata e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Flamur Nezaj, sqarojmë si vijon:

Së pari, falënderojmë gazetarin për informacionin e bërë publik dhe inkurajojmë çdo qytetar apo gazetar të denoncojë çdo akt të paligjshëm apo shkelje që cenon sigurinë në institucionet penitenciare.

Së dyti, sqarojmë se personat e shfaqur në video janë identifikuar nga strukturat tona dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

Menjëherë pas qarkullimit të videos, është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe kanë nisur procedurat për hetim të plotë. Hetimi përfshin të gjithë personat e identifikuar në video, si dhe verifikimin e plotë të zinxhirit komandues në IEVP Durrës, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive në çdo nivel.

Paralelisht, strukturat e IEVP Durrës vijojnë kontrollet intensive me qëllim identifikimin e plotë të përgjegjësive dhe nisjen e procedimeve penale për personat e përfshirë.

Situata aktuale nuk është ajo që paraqitet në video. Kontrollet janë intensifikuar dhe vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar kontrolle të befasishme dhe të imtësishme në disa institucione.

Në IEVP Durrës janë kapur në flagrancë dhe sekuestruar tre telefona celularë. Poseduesit e këtyre pajisjeve janë ndër personat e identifikuar në video. Ndaj tyre janë marrë masa të menjëhershme, duke u vendosur në veçim dhe duke u proceduar penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk toleron asnjë shkelje. Çdo rast trajtohet me masa konkrete, përgjegjësi individuale dhe ndjekje penale.

Mesazhi është i qartë: siguria nuk negociohet. Çdo shkelje do të goditet pa kompromis dhe kontrolli në institucionet penitenciare do të vijojë të forcohet çdo ditë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    May 2, 2026 at 8:45 am

    Jeta osh qef.Dasem pernate,Burgu Tallava kriminelash me gjithe te mirat,me Ekrane 3D,me kompjutera,celulare,frigoriferet plot.Vrisni e prisni kriminele,se me e keqja qe mund tju ndodhi eshte kjo Cfaqje Burgu. Ketu do perfundoni.

    Reply
  • Ana says:
    May 2, 2026 at 10:28 am

    Sinjali i mosrespektimit te ligjit vjen nga larte,duke shperdoruar ,vjedhur parate publike dhe pa pranuar kontrollin dhe ndeshkimin.Keta te pakten,me gjithe absurditetin e tyre,nuk marrin vendime,thjesht mundohen te shfrytezojne dobesite dhe boshlleqet e zyrtareve te burgjeve per te kaluar sa me mire gjate burgosjes se tyre.

    Reply
  • capi says:
    May 2, 2026 at 11:23 am

    Po pse dhe per burgjet shqiptare e ka parashikuar/pershkruar Dante-ja.
    Keta ketu lart do jene zona e parajses. Vetem ato filmimet me VIP-a Dubai mos na i nxirrni . Vini ndonje shenje +18 te pakten.
    Ne krahun tjeter, degjojme nja dy poliqene qe ankohen se i kane cuar ne Ferr. Njeri thuhej nga nutristat/analistat shqiptare se e kishin lene pa ngrene dhe ishte kthyer verdh ne jeshil. Me kujtoi Toby-in (breshka) ne nje film vizatimor.
    Aij tjetri, qe eshte nja dy dhoma me tutje, ne vend te zjarrit, sic eshte vendi, i kishte hyre uji.
    Nuk di ke te besoj njeriu i shkret.

    Reply
  • Socialisti says:
    May 2, 2026 at 12:27 pm

    Shqiperia nuk ka shtet serioz ! As Qeveri serioze ! As Drejtesi serioze ! Kjo video I tregon the gjitha zbulon fallcitetin e Edi Rames si kryeministri me I paafte, mashtrues,dhe genjeshtar ! Europa duhet te hap mire syte ose te largoj Ramen Por kete duhet ta bej antarctic e PS te largojne Ramen si kryetar te PS dhe ta zevendesoje me nje tjeter !

    Reply
  • Burri says:
    May 2, 2026 at 3:48 pm

    Pse te kene frike kriminlet nga burgu?!

    Reply
  • Patriot says:
    May 2, 2026 at 5:43 pm

    Beso ato qe shikone. Ai tjetri qe te KCK la gruane me barre per te menjanuare hetimet sepse ai i gjati bene sikure i dhimsen grate? Ai qe mbasi i shfrytezoi ne grupe lakuriqe ne France tani i ka shperblyer me poste qeveritare. Ai qe grate e veta i rrihnte dhe i nxirrte lakuriqe perjashta ne 2 te nates.
    Po cfare eshte kjo paturpesi kur thote qe po marrime masa dhe mundohet te hedhe balte min vidion duke e justifikuare qe eshte e vjeter Janar 2026?? Ku po I kerkone fajtoret coterie, pse Ulsiu dhe Gogu nuk japin doreheqjen?
    Ka te drejte Koreshi kur I thote qe o Toni nuk hyhet me breke (burgje) te grisura ne Europe

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  • 11 qershor 2026
  • Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  2. RN'B, BN'B on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  3. demo on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. pensionisti on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  5. Kiri on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?