Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: U bashkuan pas disa ditësh, historia prekëse e babë e bijë që u nxorën nga rrënojat në Turqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: U bashkuan pas disa ditësh, historia prekëse e babë e bijë që u nxorën nga rrënojat në Turqi
BoteKryesore

VIDEO: U bashkuan pas disa ditësh, historia prekëse e babë e bijë që u nxorën nga rrënojat në Turqi

Published: February 19, 2023
Shpërndaje

Një vajzë 4-vjeçare, Gada Ayan dhe babai i saj Ahmet Ayan janë ribashkuar disa ditë pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi që deri më tani ka marrë më shumë se 45 mijë jetë njerëzish.

Ata u bllokuan nën rrënoja pas tërmetit dhe më pas qëndruan për disa ditë të ndarë, pasi Gada u dërgua në spital pas shpëtimit nga forcat e kërkim shpëtimit.

“Kur filloi të dridhej toka për herë të parë unë e kapa vajzën time pranë vetes. Ndërtesa u shemb mbi të gjithë ne”.

- Publicitet -

Bashkëshortja dhe djali i Ahmetit nuk dolën të gjallë nga rrënojat. Ai tha se i kujtohen të qarat e të birit ndërsa ai ishte bllokuar në pamundësi për t’i ardhur në ndihmë. Pranë vetes ai kishte të bijën.

Në ditën e katërt nën rrënoja, ai tha se po i humbiste shpresat. Por vajza e tij vazhdonte ende të shpresonte.

“Ajo vazhdimisht më kërkonte të mos qaja. Ajo më tha të shikoja dritën dhe papritur ne dëgjuam zërat e atyre që po na shpëtonin”, thotë ai.

Gada u tërhoq e para ndërsa gjysmë ore më pas ata nxorën nga rrënojat edhe babanë e saj Ahmetin. 4-vjeçarja u dërgua për kujdes mjekësor pranë shërbimeve sociale ndërsa ai u dërgua në spital.

Ahmeti humbi për disa ditë gjurmët e të bijës. Ai nisi një kërkim në rrjetet sociale duke postuar foton e vajzës së tij në Facebook dhe Instagram. Ishte një i afërm i tij që zbuloi se shërbimet sociale kishin nën kujdesin e tyre një vajzë të vogël e cila kishte mbetur e vetme.

“Forca për ta rigjetur më mbajti gjallë. Unë do ta gjeja atë edhe sikur të ishte gjëja e fundit që do të bëja”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • GJKKO i përgjigjet Dhomës së Avokatisë: Ndalimi i telefonave në sallë, masë rendi dhe sigurie
  • VIDEO: Përshkallëzon protesta jashtë Kuvendit, godasin me vezë efektivët e Policisë
  • A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  • 2.8 mld dollarë armatim, Trump përgatit 40 mijë bomba për Netanyahun
  • Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga: Do presim Apelin

Komentet e Fundit

  1. Choicer Voicer on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  2. Priami on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  3. Futesh në BE me lavatriçe? on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  4. Lavdievl on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  5. Anonymous on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?