Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përuruan së bashku të enjten Xhaminë së Namazgjasë në Tiranë. Ndërsa zoti Rama theksoi faktin se me këtë vepër, edhe Komuniteti mysliman, ashtu si dhe komunitetet e tjera fetare do të ketë objektin e tij qendror të kultit, presidenti Erdogan, shfrytëzoi fjalën e tij në ceremoni duke evokuar lidhjet shekullore të Turqisë me Ballkanin, për të përfunduar me akuza të forta ndaj Izraelit për konfliktin në Gazë duke folur për “terrorizëm shtetëror ndaj Palestinës”.
E ngritur mbi një tokë në pronësi të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, u financua nga Komiteti për Çështjet Fetare në Turqi dhe fondacioni fetar, Diyanet, të cilët ofruan 30 milionë euro. Punimet kanë kohë që kanë mbaruar, por inaugurimi i Xhamisë u pengua për disa vite. Autoritetet turke i kanë konsideruar drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, si nën ndikimin e rrjetit të klerikut Fetah Gylen, i cilësuar nga Ankaraja si përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016.
Në ceremoninë e sotme, drejtuesit e lartë të Komunitetit mysliman shqiptar, nuk ishin të pranishëm. Ky Komunitet u përfaqësua nga Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili megjithatë nuk pati rol në ceremoninë e cila u mbyll nga një imam turk. Myftiu Teqja mësohet se do të jetë dhe drejtuesi i Xhamisë së Namazgjasë. Ajo parashikohet të administrohet nga një fondacion i drejtuar po nga imami i saj Teqja, por në përbërje të tij do të ketë dhe përfaqësuesë nga Turqia.
Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi harmoninë fetare në Shqipëri, ndërsa duke ju referuar Kuranit, ai përdori citime të një figure të njohur të vendit Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu, një nga arkitektët e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 nga Turqia. “Kjo xhami i jep domethënien e plotë dhe kuptimplotë katrorit të 4 faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror të më në fund shpalosur të identitetit tonë të mbështjellë brenda tij. Flamur që lind Shën Konstandinin, pajton islamin dhe krishterimin, shpall mes feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin”, u shpreh zoti Rama i cili e mbylli fjalën e tij duke përmendur “flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”.
Presidenti turk Erdogan, vuri disa herë në dukje se Xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan, rajon me të cilin, lidhjet e Turqisë datojnë me shekuj, kujtoi ai, duke evokuar të shkuarën e perandorisë osmane. “Xhamia e Namazgjasë, një xhami më e madhja në Ballkan që tashmë do të zërë vendin e saj në kujtimet tona të cilat i kanë rrënjët shumë të thella duke tejkaluar dhe 6 shekuj. Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila në brendësinë e saj mbart, transmeton vlerat që nga tradita për në të ardhmen, integron pra vlerat e tjera të lashtësisë dhe historisë sonë dhe deri tek teknologjia më e re që është përdorur gjatë ndërtimit dhe sidomos, siç e shikoni, serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan”.
Menjëherë më pas ai shfrytëzoi sërish rastin për të sulmuar ashpër Izraelin për konfliktin në Gaza duke folur për “gjenocid” dhe “terrorizëm shtetëror që aplikohet në Palestinë’, e duke nënvizuar se “është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, të qëndrojnë kundra”.
Lufta në Gazë u shkaktua nga militantët e udhëhequr nga Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, i cili sulmoi një vit më parë, pjesën jugore të Izraelit duke vrarë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, si dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Rreth 100 pengje vazhdojnë të jenë në duart e militantëve, një e treta e të cilëve mendohet se kanë vdekur. Ndërkohë numri i përgjithshëm i të vdekurve që prej fillimit të luftës i ka kaluar të 42,000 personat, sipas ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën dallim mes viktimave civile dhe militantëve.
Po, Erdi, Turqia e arrity qellimin me ndihmen tuaj dhe te politikes nenshtruese te qeverive tuaja! Tempulli i namasgjase nuk eshte trashgimija e shqiptareve por trashgimija e turqeve qe qendruan ne Shqiperi per 500 vjet! Mos e dridh sepse eshte Erdogani aty!
–
Vullneti i rilindjes shqiptare dhe iluministeve shqiptare ka qene shqiptaria dituria dhe jo feja !
U realizua me ne fund vullneti i Erdoganit kjo ka rendesi per ty !
O Edvin po cfare flet po turqia e zhyti dhe e la shqiperine ne prapambetje te skajshme, per cfare trashigemie flet, pu mos u ngopshi shitet dhe bythen te Turku
Te gezuar jane Kosovaret dhe Shqiptaret ne Maqedoni! Ata nuk e kane ruajtur Shqiptarine si Shqiptare por si myslimane! Pas viteve 90 kisha mundesine te beja bisness ne Maqedoni dhe ne Kosove! Ngadonjehere kisha ne furgon Gazeta shqiptare dhe shqiptaret atje mu lutn t;ia u jepja atyre! Per Zotin nuk dinin te lexonin shqip, ju betohem! Kishin mbaruar shkllat e larta ne Serbi flisnin ate gjuhe me mire se shqipen por nuk dinin te lexonin! Albini eshte pjese e ketyre njerezve! Disa prej tyre me thane qe midis tyre kishte edhe nga ata qe ishin te UDBse dhe se nuk duhet te flisja ne syte e tyre!Perseri ne kte kategori eshte edhe Albini! Kishte edhe shqiptare qe punonin ne ngarkim shkarkim dhe nuk behej fjale per te lexuar shqip! Tradhetia ishte ne themel te marredhenieve te tyre! Ky eshte Albini sot! Po behet nje gjyq farse, fallco ne Hage dhe ky spiun i serbeve nuk ka bere asgje per te thene qe ky gjyq ne Hage eshte ne ndihme te serbeve! Kjo tradheti eshte shume e zakonshme nder Shqiptare! Nuk eshte besnikeria eshte tradhetia “virtyti malesor shqiptar”! Shikoni edhe Saliun jane njelloj me Albinin!
Cdo te thote qe “…eshte trashegimi e nje populli te tere”? E kujt populli?
Mua me duket sikur xhamia ka ardhur me vendim nga lart dhe jo nga ndonje kerkese e popullit nga poshte. Trashegimia me e vyer e shqiptareve eshte “ateismi” dhe “shteti laik”. Xhamite dhe Kishat jane thjeshte investime te padesheruara por qe i pesojme njelloj si ndertimet pa leje.
Para se te jepni leje per ndertime te tilla per kulte fetare kerkoni me referendum mendimin popullor. Erdogan ka futur ne kurth Ramen dhe Rama po firmos sikur ne (shqiptaret) jemi dakort. Por ne nuk jemi dakort. Keto vendime jane personale dhe abuzive ne shkelje te plote te natyres dhe formes se Republikes dhe Kushtetutes sone. Njerez thirrini mendjes dhe reflektoni!
Sayın Cumhurbaşkanım,çök teşekkür ederim camii (Namazgah Mescidi) yaptığınız için.
Bu Mescidi müslüman Arnavutları çok yardım eder.
Ama size bir uyarı istiyorum.
Bizim Arnavut Müslüman Toplumu Başkanı bir gülenist.
Ona derhal hapis cezası yapın.
Saygılarım,
Bir Arnavut vatandaş.
Spak ,si shume me vonese je te hedhesh balte mbi shqiptaret e maqedonise dhe si kerme qe je e hedh balten te Kurti.
Nuk vdes shqiptarizmi nga bajga si ty.
Kurti sot eshte ,neser jo ,sepse Kosova ka demokraci qe ti je kopan dhe tere jeten kopan do te mbetesh te kuptosh kujt I thone demokraci.
Lepi bythen e Rames .
Kur behet kaps ky ” Skenderbeu ” shpik situata nga me te ndryshmet thjesht per klizme e qe te lehtesohet dhe pak. Prisni distraksione e situata te tjera. Edhe Saliu e beri te tijen per ta ndihmuar, por nuk mjafton. Ouuu sa surpriza do shohim akoma nga ” Skenderbeu “.
Cliroi sheshin e Namazgjase nga pislleku,shkurret,plerat dhe ndertoi xhamine me te madhe ne Ballkan dhe me gjere.
Sa ishte shesh i Namazgjase dhe sa ishte Lulishte publike e Popullit te Tiranes?Sa ishte prone e qytetareve te Tiranes me Tapi te Zogut?Nje lulishte po e Braktise apostafat per ta pushtuar,,patjeter qe do katandiset djerre,pa lule ,me shkurre me plehra,,Ashtu si e kartandise Lulishten prapa pallatit kultures per ta pushtuar si truall te superkulles Mali Tiranes.
Po perse gjithe qelbesirat ,gjithe zaptuesit e trojeve ne Shqipri kane te njejten gjuhe?
Pallati i kohes Shteterore kishte ne Hyrje nje koridor pushimi.Nje maskara e bllokoi me tulla per te sajuar nje magazine per vete dhe i thoshte banoreve:Ju shpetoba nga pislleqet, se ishte kthyer ne mevojtore,mbeturina plerash,.
Maskarenjte vetem shpetojne,clirojne,pastrojne,,ne emer te pastertise,te ndershmerise,te Idealit,Te Besimit Hyjnor,.!!!!!!!!!!!
Ne cilen Teqe marrin dore qe kane Gjuhe te Perbashket? Populli shqiptar ka 150 vjet qe eshte ndare pergjithmone me kishat dhe xhamite,,Shume shume kane interes studiuesit e Historise dhe Artit,.Edhe Presidenti i sotem i Turqise po ndrushon Parimet e shtetit Laik,demokratik Turk,qe themeloi Ataturku.
Edi Rama kur erdh papa u be me katolik se papa,PAGEZOI ZAHON,,me greket eshte tradhtar nga fshati semes,me Bektashet eshte themelues i shtetit Haxhi Bektash Veliut,me Khalifin Erdogan eshte nga fshat i gruas,qe qenkerka Linda mbese e hoxhe Ibrahim Dalliut; Me ata hajdutet e ikonave ne Patis ishte Hypiii Extravagant me cath ke veshet dhe zyle ke kpucet!!!!Ouuuuuuuu!Ouuuuuuuu!Na lodheeee! Te bsemuret mendore kane Energji te Pashtershme.