Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO/ Kryeministri pritet me këngë pas hapjes së rrugës Kardhiq-Delvinë: “Punimet i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat.”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > VIDEO/ Kryeministri pritet me këngë pas hapjes së rrugës Kardhiq-Delvinë: “Punimet i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat.”
KryesoreShoqëri

VIDEO/ Kryeministri pritet me këngë pas hapjes së rrugës Kardhiq-Delvinë: “Punimet i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat.”

Published: July 2, 2022
Shpërndaje

“Paska dhe male mbi male që të cajnë mes për mes!” Kështu ishte kënga që iu dedikua kryeministrit Edi Rama nga grupi polifonik ‘Zëri i bilbilit’ teksa po bëhej inagurimi i hapjes së aksit rrugor Kardhiq-Delvinë. Nuk munguan edhe vallet ndërsa kryeministri shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro. Të pranishëm ishin edhe deputetja Anila Denaj si dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Grupi polifonik nuk kurseu lavdet për kryeministrin Rama, për të cilin thonë: “Nisën punimet e para në janar 2007, po i sosi Edi Rama në më pak se gjysmë mandat.” Vepra më e rëndësishme e këtij projekti është tuneli i Skërficës duke bërë që rruga nga Tirana në Sarandë të shkurtohet me 40 minuta.

Tuneli i Skërficës  përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës. Rruga Kardhiq – Delvinë një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 34 km.

- Publicitet -

Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton rrugën nga Tirana në Sarandë, e cila tan i do të bëhet për 3 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Ndërtimi i këtij aksi u prit prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.  Ndërkohë më 9 korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Miri says:
    July 2, 2022 at 11:36 am

    Te dhjevsha Enverin: ky ja ka kaluar.

    Reply
    • Reja says:
      July 4, 2022 at 2:44 am

      Pikerisht po keto specie te peshtira i kenduan Dushan Mugoshes e Miladin Popoviçit, pastaj te pashkollit Enver Hoxhua qe vazhdonte te vriste shqiptare sipas porosise qe i lane Dushani e Miladini; pastaj Stalinit me te gjalle e te vdekur dhe popujve vllezer rus e shqiptar (sipas tyre). Pastaj Çu En Lait dhe Mao Ce Tungut. Para kesaj perle ishte perla e kenges per Sullatnin Erdogan.

      Reply
  • lenci bira says:
    July 2, 2022 at 12:12 pm

    Keta kenget me duken budalleqe ose si lepirje bythe,keshtu i knduan dhe salih bin ladnit per rrugn e kombit, qe nuk me ra rasti qe franca, italia,belgjika ose ndonje shtet perendimor tu kendoje udheheqesave ku me ne fund kthehen diktator

    Reply
  • Kokainomani says:
    July 2, 2022 at 12:56 pm

    Rrofte PS,komiteti i saj qendror me shokun Edi Rama ne krie. E c’tha Partia e nuk u be,e c’tha shoku Edi e nuk u be. Ta kemi sa malet e ti falim nga ditet tuaja qe ta beje Shqiperi e fanar ndricues buze Adriatikut. Edhe zotimin per perdorimin e Hashashit do ta beje realitet. Ta gezoni dhe o burra te arrijme para afatit legalizimin e heroines dhe kokaines, bile para afatit .

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    July 2, 2022 at 1:12 pm

    Kryeministri u prit me kengen labe:”I sulltan piktor na mori malli.”

    Reply
  • demo says:
    July 2, 2022 at 1:19 pm

    Plaste maloku per gazin tuaj!

    Reply
    • Erhard says:
      July 2, 2022 at 4:43 pm

      Punimet nuk i m,bylli Rama,por KORRUPSIONI me paret e popullit,qe u shpenzuan mbi 2 fishi nga shuma e miratuar ne fillim!

      Reply
  • fteri says:
    July 2, 2022 at 1:41 pm

    Bravo kjo është vepër me rëndësi që mbetet në histori pasi gëzon lëvizjen e popullit jugut dhe tregtarve drejt tiranës ,e anasjelltas më sigurtë e më shpejtë ,turistve ,nga e gjithë shqipëria e kosova ,mali zi maqedonia shkurton kohën kohë një orë ,shmang kthesat e rrezikshme të qafës muzinës , .Edhe ura e Velipojë -Mal Zi e mrekullueshme ,shkurton shumë rrugën .Kryemimnistri i meriton nderimet ,këngët e vallet.

    Reply
    • Aldrin says:
      July 2, 2022 at 3:44 pm

      po ca levizje o fhsatar i mutit, do sjellin grurin serb me lehte, dhe do nxjerrin shqiptaret me lehte. Kjo eshte e gjithe lufta, per te grabitur parate e ndertimit te rruges, dhe per ti vene shqelmin ne bythe shqipkarit fteri me shoke

      Reply
    • Mjerimi says:
      July 2, 2022 at 4:41 pm

      Po more po veper historike eshte kjo rruge,por korrupsioni i saj eshte me historik!
      Per cfare do mbahet mend Rame damllaja,kur Enver Hoxha ndertonte ne 5 vjet 100 here me shume rruge,shkolla,fabrika,uzina ,kombinate,portye,hekurudha,hidrocentrale etj ,etj dhe sot qiuhet DIKTATOR?
      Edi Rama eshte fatkeqesia e shqiptareve se ai ka VRARE demokracine dhe shtetin ligjor,se ka shtypur dhe shfrytezuar sderi ne palce nje popull te tere dhe IDIOTET i kendojne kengew!
      Po ne cilin shtet te zhvilluiar te botes si SHBA,France,Gjermani,Britanione e Madhe etj i thurin kenge kryeministrit?
      Turpi i mbulofte edhe Rame DIKTATORIN,por edhe trushplaret qe i thurin kenge ne kembim te nje kothereje buke!

      Reply
    • Kicioti says:
      July 2, 2022 at 5:11 pm

      O miri Enverit i mer te keqen ti,se sa ka bere Enveri ne 45 vite ketyre ju duhet 145 vite per ti bete e ndertuar,gjysmat jane me kredi e me nje cilesi qe pas 1 viti do ja shohim fryet.
      Respekte per Enverin e pavdekshem.

      Reply
  • Edi Kokaina says:
    July 2, 2022 at 3:10 pm

    Zgerdhiuni kurva rilindore,ka ardh dita horrave. Gezuar dhe hashashin,heroinen,kokainen. E meritoni

    Reply
  • Mazllum Kadaifi says:
    July 2, 2022 at 9:29 pm

    Tamam si Enveri me kenge per “SKENDERBEUN” Rama . Na myten komunistet , me mbiemrin Balluku Beqir ,dhe Peci Shefqet . Te na rroje ripjellja e PPSH .

    Reply
    • Asd says:
      July 3, 2022 at 3:51 pm

      Ne durres u ndertua shetitorja e re ne rrugen Taulantia. Epo, sa mire -menduam ne populli – tani do te shetisim caze si njerez. Por… nderkohe, kane filluar hotelet e reja mbi prone publike gjoja me investitore te huaj pikerisht mbi te
      njejten shetitore , dhe populli prape nuk kalon dot se firma e ka mbyllur hapesirat. Me kot i rame dajrese, se festa nuk ishte per ne.

      Reply
  • Tërxhua na Labëria says:
    July 3, 2022 at 4:46 am

    Njerëz, shikoni mirë foton, nuk janë fare populli i labërisë por janë patronazhistët e kusarisë bashkë me kryekusarin e tyre, që, shikoni fytyrat e tyre duke gajasur deri në ekstazë të çfrenuar,se po përjetojnë kulmin e orgazmës së kusarisë,

    po i gëzohen miljardave që i kan vjedhur, me sebepin e rrugës, popullit fukara , edhe popullit të thjeshtë jo patronazhist të labërisë që nuk duket fare në shoun mediatik festiv gebelsian, të inskenuar nga regjizori profesionist tashma, Edi Rama, njëkohësisht aktori kryesor në rolin grotesk prej karagjozi gazmor të kryeministzrit të munguar të Shqipërisë. që

    po thot në këtë moment,

    “Patronazhistë dhe patronazhiste, ti gëzojmë miljardat që vodhëm, me pretekstin e kësaj rruge, dhe të shpejtojmë me projektet e tjera sa pa ikur në emigrim edhe ata pak shqipëtarë në mosh pune që kanë ngelur dhe sa pa vdekur pensionistët që mbajnë me devotshmëri, heroizëm, patriotizëm peshën kryesore të kusarisë sonë se,

    kusaret dhe kusarët e mi të dashur patronazhistë, në 2030 s’ do kemi cilin të vjedhim dhe, ne

    do të vjedhim e shqyejmë njeri tjetrin!!!

    Dhe në këtë moment monologu i Ramës shpërthen orgazmën e kusarisë deri në ekstazë të çfrenuar sikurse tregohet në foto.

    Jooo….. o njerëz, mblidhni mëndjen, nuk jan populli i labërisë por

    patronazhistët e kusarisë bashkë me kryepatronazhistin që po festojnë dhe

    ta dini mirë, gëzimi i tyre i shfrenuar është mallkim kobzi për popullin e ndershëm që nuk vjedh si ata.

    Reply
  • LEON says:
    July 3, 2022 at 8:02 am

    Hajduter,hajduter,hajduter,,po i zgerdhiheni popullit ne surrat!
    Populli leshit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?