Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Me shotgun duke ruajtur parcelën e kanabisit, 3 të arrestuar në Malësi të Madhe, 1 në kërkim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Me shotgun duke ruajtur parcelën e kanabisit, 3 të arrestuar në Malësi të Madhe, 1 në kërkim
KronikeKryesore

VIDEO: Me shotgun duke ruajtur parcelën e kanabisit, 3 të arrestuar në Malësi të Madhe, 1 në kërkim

Published: July 8, 2023
Shpërndaje

Zbulohet një parcelë me kanabis në Malësi të Madhe, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “ZOOM”, u arrestuan shtetasit Gjergj Dragani, Florjan Gjerkaj dhe Luli Gjerkaj dhe u shpall në kërkim Lek Kokaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni policor i koduar “ZOOM”, i zhvilluar me metoda proaktive nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Ruante parcelën i armatosur dhe u filmua nga pajisjet inteligjente duke vaditur bimët narkotike, identifikohet dhe shpallet në kërkim 51-vjeçari.

- Publicitet -

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, për përkrahje të autorit të krimit dhe për moskallëzim krimi. Asgjësohen 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna intensive për kapjen e 51-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrollit të territorit dhe të megaoperacionit “Alpe të Pastra”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kutivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, kanë zhvilluar operacionin policor me metoda proaktive, të koduar “ZOOM”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në fshatin Ivanaj, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Gj. D., 51 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

F. Gj., 35 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Përkrahja e autorit të krimit;

L. Gj., 70 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. K., 51 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Ivan, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar bimë narkotike, Policia referoi materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal. Në kuadër të këtij procedimi penal, u siguruan prova nëpërmjet pajisjeve inteligjente, ku shfaqej shtetasi L. K. (tashmë i shpallur në kërkim), i cili ruante një parcelë ku ishin kultivuar 161 bimë narkotike kanabis dhe vadiste bimët narkotike, në bashkëpunim me shtetasit Gj. D. dhe F. Gj. Shtetasi L. Gj. kishte djeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar krimin, pasi në pronën e tij kalonte tubi i ujit që përdornin shtetasit e lartpërmendur, për të vaditur bimët narkotike. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna kërkimore për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
  • BE, kritika për pesticidet, kontrollet ushqimore dhe korrupsionin në AKU
  • Konfirmohet viktima e dytë nga shpërthimi në pallatin në Elbasan, gjendet trupi i 69-vjeçarit
  • Saga tre-vjeçare e fjalëve bosh: BE konfirmon se fondet e bujqësisë IPARD mbeten të bllokuara
  • VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Socislpis i nershëm... on Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit
  2. Llaf Dibre on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. vdfbd on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  4. return of the saint on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  5. 1thundrak on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?