Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Mos i humbni këto pamje (një shënim për ‘Tiranën e lalit’ me të gjitha ngjyrat e saj)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > VIDEO: Mos i humbni këto pamje (një shënim për ‘Tiranën e lalit’ me të gjitha ngjyrat e saj)
KryesoreMetropol

VIDEO: Mos i humbni këto pamje (një shënim për ‘Tiranën e lalit’ me të gjitha ngjyrat e saj)

Published: March 14, 2023
Shpërndaje

 

Nga Adrian Thano

Botuar në DITA

- Publicitet -

Brezi i ri ndoshta nuk e di që jo shumë kohë më parë, Tirana ishte qyteti i baltës dhe i kioskave. Kaosi urban të krijonte përshtypjen se gjithçka po shkonte keq.

Sot, Tirana ka ende probleme, por të mbush me dëshirë për të jetuar. Qyteti ka ngjyra, ka jetë, po bëhet më i gjerë, më i lartë, më i bukur, më joshës.

Të menaxhosh një qytet të madh është e vështirë. Por ta menaxhosh në kushtet e ndryshimit së jashtëzakonshëm të numrit të banorëve, të harmonizosh interesa dhe nevoja të një fluksi që rritet në mënyrë marramendëse përditë, kjo nuk është një punë e lehtë.

Si e tillë, meriton të mbështetet dhe të lëvdohet. Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj dhe stafi i tij, kanë të gjitha arsyet e botës, të ndihen krenarë.

Ndryshimin e ndjejnë ata që jetojnë në Tiranë, por e theksojnë më fort ata që vijnë nga jashtë kryeqytetit. Herët a vonë e pranojnë edhe më skeptikët: Tirana jonë, Tirana e të gjithëve është bërë shumë më e bukur, shumë më e jetueshme.

Të hedhësh baltë mbi Tiranën, të hedhësh baltë mbi Shqipërinë, të ankohesh për çdo gjë “shqiptare”, për fat të keq, sot është bërë si virusi; një ‘epidemi’ që na ka prekur në masë.

Por kujdes! Askush nga ne, nuk po jeton më mirë nga ajri toksik që përhapim pa u menduar dy herë,  rreth vetes.

Mirë apo keq, ky është vendi ynë. Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona në jetë, por nëse kemi nxënë diçka në këta 30 vite arrati të detyruar, ky është mësimi: Askund nuk është fushë me lule. Veçanërisht për ne shqiptarët.

Për ata që duan të ikin, për ata të rinj që duan të nisin një jetë të re, Tirana është sot një opsion dinjitoz.

Videoja e mëposhtme, jep një pamje reale të Tiranës së këtyre kohëve, që me shumë gjasa do mbetet në histori si “Tirana e lalit”.

E regjistruar me zërin e vetë kryebashkiakut në sfond, ajo është vërtetë e arrirë. Nuk ka brenda politikë banale, as retorikë konflikti. Fragmenti fluturues me “avazin” në kal, është një metaforë e qartë dhe e goditur. Pjesa me ndarjen e banorëve dhe lagjeve, sipas krahinave, ta mbush zemrën full.

Është plot jetë dhe ngjyra. Fiks si Tirana. Mos e humbni:

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?