Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit, Servet Pëllumbi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > VIDEO: Homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit, Servet Pëllumbi
Politike

VIDEO: Homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit, Servet Pëllumbi

Published: May 6, 2026
Shpërndaje

Këtë të mërkurë, më 6 maj, zhvillohet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar, arkëmorti do të mbërrijë në orën 09:00 në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Homazhet në nder të figurës së njohur publike do të fillojnë në orën 09:30, ndërsa në orën 12:00 do të zhvillohen homazhet shtetërore.

- Publicitet -

Në orën 12:30 është parashikuar ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit, e cila do të zhvillohet me protokoll shtetëror.

Më pas, në orën 13:00, kortezhi funeral do të niset nga Teatri i Operas dhe Baletit drejt varrezave të Sharrës, ku do të bëhet edhe varrimi i tij.

Në ceremoninë e sotme pritet të mbahen dy fjalime. I pari fjalim do të mbahet nga i biri i ish-kreut të Kuvendit, Arben Pëllumbi dhe një fjalë tjetër nga një prej miqve më të ngushtë të tij, Namik Dokle.

Kush ishte Servet Pëllumbi

I njohur si “profesori” në qarqet socialiste, ai ishte një nga figurat më të njohura të politikës dhe mendimit intelektual në Shqipërinë e tranzicionit.

Ai ishte një nga zërat që shpesh kërkonte reformim dhe reflektim brenda së majtës shqiptare.

Lindi në vitin 1936 në Korçë. Ai ndoqi studimet e larta në Universitetin e Shën Petersburgut, ku mori titullin Doktor i Shkencave në letërsi.

U formua si studiues i filozofisë dhe për shumë vite punoi në universitete dhe institucione shkencore. Gjatë periudhës së regjimit të Enver Hoxhës, ishte pjesë e strukturave akademike dhe ideologjike të kohës.

Pas viteve ’90, ai u zgjodh deputet në parlamentin e parë pluralist dhe mori pjesë në transformimin e PPSH në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Si nënkryetar i Partisë Socialiste në opozitë, ai udhëhoqi disa beteja, ndër to edhe kërkesa për lirimin e Fatos Nanos nga burgu.

Njihet si një ndër deputetët më jetëgjatë në radhët e socialistëve, ndërsa këtë angazhim në vitet 2002-2005 e përmbylli duke drejtuar Kuvendin e Shqipërisë.

Pas largimit të socialistëve dhe Fatos Nanos nga pushteti, ai u tërhoq gradualisht nga politika aktive dhe u angazhua në shkrime, analiza dhe reflektime mbi demokracinë dhe tranzicionin shqiptar.

Ai u dekorua me titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga ish-presidenti Alfred Moisiu.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    May 6, 2026 at 9:38 am

    ‘Mjerimi sdon meshire,por vetem te drejte.!’Miigjeni
    Homazhet si ish kAmunist,ish nen Drejtor i shkollesV.I.LENIN e zv i FiQIret Shehut…APO si antikAmunist ne krye te PS- Parise SocialSSaliste!?
    ‘Perendi! Ku ne?’

    Reply
  • nastradini says:
    May 6, 2026 at 6:14 pm

    Pse taksapaguesit duhet te paguajne homazhe frenetike me buje te nje marksist-leninisti (sic e cileson Edi Rama), nje fanatik enverist si Servet Pellumbi, qe jo vetem eshte bashkefajtor me familjaret e tij per trafikun e femijeve be Greqi per organe ( keshtu tregohet ne vendimin e formes se prere te Gjykates se Athines, per Natasha Pellumbin (Xhacka) dhe per Pranvera Strakoshen), por eshte nje nga mbeshtetesit kryesore te Diktatures Komuniste para dhe pas renies se Murit te Berlinit, kush vendos per keto homazhe turpi dhe rezili duke levduar PROFESORE te krimeve te komunizmit, qe nuk i gjen dhe nuk i shikon ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?