Nga Orgen Peci
Ky shënim vjen pasi pashë një video nga inxhinieri Azmer Dulevic në rrjetet sociale. Pamjet e sjella prej tij flasin vetë dhe janë befasuese.
Në Tushemisht, një fshat i vogël i Pogradecit në kufi me Maqedoninë e Veriut, janë instaluar rreth 200 shtylla ndriçimi dhe mbi secilën prej tyre është vendosur nga një kamerë PTZ.
Një mbulim absurd për një zonë me qarkullim të kufizuar, ku do mjaftonin dy ose tre kamera të vendosura në pika strategjike për të garantuar monitorim efektiv.
Kjo nuk është rritje sigurie, por fryrje artificiale e kostove. Kur teknologjia përdoret pa logjikë, ajo shndërrohet në justifikim për shpenzime të panevojshme dhe kontrata të dyshimta.
Veç kostove të blerjes dhe montimeve, kamerat PTZ janë pajisje të kushtueshme, kërkojnë mirëmbajtje, energji dhe staf – pra kosto të vazhdueshme të tjera për buxhetin publik.
Në vend që paratë e taksapaguesve të shkojnë për shërbime reale dhe prioritare për komunitetin, ato janë betonuar në shtylla dhe lente që mbikëqyrin pothuajse njëra-tjetrën.
Siguria nuk matet me numër kamerash, por me eficiencë dhe proporcionalitet.
Videoja shoqëruese me ekspertin nga vetë zona e thotë qartë: ky është shembull klasik i shpërdorimit të parasë publike, ku “investimi” nuk i shërben qytetarit, por faturës.
Kush përfiton nga ky teprim i pajustifikuar?
VIDEO:
©️Copyright Gazeta DITA
Videoja nga profili i inxhinierit Azmer Dulevic. Artikulli është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shume drejte! Pa asnje llogiike pervec zgrabjes qeveritare! Diella (AKSHI) dhe e gjithe retorika e mender progresit teknologjik nuk jane asgje le shume a me pak se vjedhje parash publike per qoka qeveritare. Edi & Sali = 1
Po gati ne cdo province te shqiperis ka me shume kamera se njers.
Vith te vjedhim.
Dita hetoni projektin “Smart City” në Shqipëri.
Një projekt i prezantuar si hap drejt sigurisë dhe modernizimit, por që ka avancuar përmes procedurave të përshpejtuara, kostove të dyfishuara dhe mungesës së një debati të hapur mbi ndikimin që ka në privatësi, liri civile dhe mënyrën e kontrollit shtetëror.
Cmenduri të këtij kryeministrit që ose i ka hipur mendja mbi flokë ose i bën ndere me lekët dhe të drejtat e shqiptarëve pazarxhinjve të huaj
Kur te vije dita qe ky Kryeminister i çmendur te rraset ne burg, mos harroni t’i vini ne qeli nga nje kamer ne cdo qoshe dhe regjistrimet ditore postojini ne YouTube.
Pogradeci pa asnje semator.. ku ke frike te kalosh nga njera ane ne thetren edhe te vijat e bardha..Vendi Ura e Lumit..e gjithe keto para per shtylla e kamera ne nje sip.te vogel thuhet leket I ka marre uji
Pse, mos ka semafor ne Vlore?
Apo nuk i ka bere trotuaret ne rruge.!!
Hipin makinat njera mbi tjetren, nderkohe qe e hodhi ne Ere Malin E Zeusit ne Llogara..
Ky eshte armik i shqiptareve
Krimineli me i ndyre qe ka pare Shqiperia
Me antishqiptar nga Rankovici
Ca te presesh nga 60vjecar adoleshent lulemosmeprek, i cili duke vetebesuar te jete Elite dhe shtrese e zgjedhur, imagjinon qe politika dhe qeverisja te kryhen ne distance nga realiteti, me portale, podkaste, media sociale. I ngjitur artificialisht ne krye te PS, nga frika e realitetit ne baze te cilit i shmanget si djalli temjanit, u shndrrua mandat pas mandati ne fytyren dhe karakterin e vertete te tij: promotor, ushqyes e sherbetor i oligarkise cinike e brutale vendase.
Nuk behen verifikime nga “qeverriu” per kto gjera. Nuk e detyron dot kush sa kohe ka rregulluar voten per 4vjet. Riskun e sukses-deshtimit te projektit ajo ua ngarkon shtetit, popullit, ti mbaj.
Nuk behen verifikime nga “qeverriu” per kto gjera. Nuk e detyron dot kush sa kohe ka rregulluar voten per 4vjet. Riskun e sukses-deshtimit te projektit ajo ua ngarkon shtetit, popullit, ti mbaj.
KOMENTI JUAJ U FSHI PËR SHKELJE ETIKE
MODERATORI
Kur bie leku ne dore te Esmeraldit,lyen bythen me gjize.
Shkrimi ngre nje shqetesim te drejte. Vendosja e nje numri te madh kamerash ne nje fshat te vogel duket jashte logjikes dhe jashte nevojave reale. Kostoja financiare, mungesa e transparences dhe dyshimet per klientelizem e bejne kete investim te duket me shume si favor per ndonje firme se sa si zgjidhje per siguri. Kur parate publike shpenzohen keshtu, humbet besimi dhe shtohet ndjeshmeria ndaj korrupsionit te heshtur. Nje fshat s’ka nevoje per monitorim si baze ushtarake. Ka nevoje per rruge, sherbime dhe zhvillim.
Kete dallaverin e kamerave te komanduara nga Inteligjences Artificiale, nuk e shoh si nje zgjidhje afatgjate qe do ti rrezistoje kohes, sidomos ketu ne Shqiperi. Kane plane te medha ata, por ka dhe zgjidhje. Ja psh, eshte shtuar shume numri i pistoletave me boje keto kohet e fundit. Si thote populli, shteti ben ligje e populli gjen shtigje.
Dhe Diella eshte shume stresuar nga ky muhabet. Dje ka pire 10 kuti paracetamol me nje shishe uzo, nga serveri i kryeminstrise..
Kjo sasi kamerash ne nje distance kaq te afert eshte jo vetem vjedhje e shemtuar por dhe nje gafe teknollogjike..Ajo qe nuk kuptoj eshte pse ky video-beresi duket kaq triumfator dhe pse 12 komentuesit duken kaq te lumtur per t’ja rrasur dhe Rames kete vjedhje ?
Ju lutem me kuptoni ?
Ka krime ekonomike qe duan disa muaj te menaxhohen nga Spak-u kurse ky me siper per 24 ore gjenden hajdutet dhe duhet te dalin para drejtesise…Te pakten te dalin emrat e hajduteve qe paskan shkuar ne drejtim te paditur..
Sepse eshte Rama qe e ka hapur thesin e tenderave, o kurve e Dules.
Eshte bere Deti kos, e kupton apo jo?
Eshte e vertete qe autori nuk ka qene Rama,por ka qene njesoj hajdut dhe shejtan psiko si Rama.Ka menduar te mbushe Tushemishtin me kamera,qe te kapen hajdutet ne Tirane.
Nuk eshte teprim i pajustifikuar
Eshte krim, eshte vjedhje e parase publike.
Vjedhje e krimit te organizuar ne shtet
Besoj se shumica e komentuesve e din ate shprehjen per Enverin qe uji nga burimi vjen i kulluar por turbullohet rruges ! Edhe Rama i shkrete eshte i kulluar si burimi ( si Enveri) dhe nuk ka asnje faj apo nuk sheh asgje se te tjeret e turbullojne ujin rruges qe dmth hane kumbulla , fiq a dardha mbas shpines se tij !! Nuk mund te vini ne diskutim ” sinqeritetin dhe ndershmerine” e Rames . Jeni te gjithe “berishiste ” , “maloke” e “katundare” qe s’kuptoni asgje nga veprimet e zgjuara te “qytetarit dhe inteligjentit ” Rama dhe te disa komentuesve ketu qe jane “qytetare” puro .