Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
KultureKuriozitete

VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar

Published: July 17, 2026
Shpërndaje

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme për frymëzimin e kompozitorit Ludwig Göransson nga polifonia shqiptare në kolonën zanore të filmit “The Odyssey”. Kompozitori Klodian Qafoku bëri një ditë më parë një sqarim për këtë histori, duke sjellë detaje mbi regjistrimet e realizuara në Shqipëri. “Këto ditë kanë qarkulluar shumë lajme se kompozitori Ludwig Göransson është frymëzuar nga polifonia shqiptare për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, i cili sot ka premierën botërore. Për hir të saktësisë, historia është pak më ndryshe.

Me kërkesë të regjisorit Christopher Nolan, Göransson vendosi të mos ndërtonte kolonën zanore mbi një orkestër klasike simfonike, por të kërkonte tinguj autentikë që t’i afroheshin sa më shumë botës së lashtë. Në korrik të vitit të kaluar, Göransson erdhi në Shqipëri me një ekip të vogël, larg vëmendjes së mediave”, thotë kompozimit në një reagim të tij të ndarë në rrjete sociale. Ai sqaron gjithashtu se polifonia shqiptare shfaqet vetëm në një pjesë të shkurtër të filmit, ndërsa pjesa kryesore e kolonës zanore është një krijim origjinal i Göransson, i ndërtuar mbi kërkimin e tingujve të botës së lashtë dhe përdorimin e instrumenteve historike.

“Një pjesë e regjistrimeve u kryen në studion AK Records të mikut tim Arbër Kocllarit , ku u regjistruan instrumente tradicionale shqiptare. Më pas, ekipi vijoi një udhëtim disa ditor në Jug të Shqipërisë për të regjistruar këngë polifonike dhe materiale të tjera muzikore tradicionale. Nga sa dëgjohet në film, polifonia shqiptare shfaqet vetëm në një sekuencë të shkurtër, në sfond, gjatë një skene ku Odise lundron me ushtrinë e tij. Pjesa tjetër e kolonës zanore është një krijim origjinal i Ludwig Göransson, ku në intervistat dhe materialet promovuese theksi vihet te kërkimi i tingujve të botës antike dhe përdorimi i instrumenteve historike (aulos, lyra, gong bronzi etj).

- Publicitet -

Kjo nuk e zvogëlon aspak rëndësinë e faktit që një kompozitor fitues i Oscar-it erdhi në Shqipëri për të regjistruar polifoninë tonë dhe instrumentet tradicionale, duke i bërë ato pjesë të një prej produksioneve më të mëdha kinematografike të viteve të fundit. Por është mirë që faktet t’i tregojmë ashtu siç janë”, përfundon kompozitori Klodian Qafoku në reagimin e tij. I bazuar në poemën epike të Homerit, filmi “The Odyssey” është projekti i parë i Christopher Nolan pas suksesit të madh të “Oppenheimer” (2023), i cili u shpall fitues i çmimit “Oscar” për filmin më të mirë.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/07/AQN3eNG_bn_t5bSbUeFNaxfXqSlZ-j22p2Z1sjjPBSkORuSWgZ4TYiOOIOgo54toz9lVZfrMBEzX9fWWW8u_uvc5g2si3OjIHdqJKf9vng.mp4
Screenshot

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    July 17, 2026 at 9:29 am

    ??????…. E pastaj??? Nuk po kuptoj, “jo alihoxh po hoxhali”, I thoshin prepara… ca kuptimi ka kjo mini polemike,….. Ore a shkuan apo nuk shkuan dhe moren nje pjese nga iso polifonia labe, apo jo???? Ky eshte thelbi,,, jo po u tha ashtu e keshtu. Apo me qe e publikoi Rama…… As Qafokun se kuptova, por as ju sju kuptoj…. Dhe, si do qe ta rrotullojne greket, kjo eshte nje shuplake ne fytyre, qe tregon me se miri lashtesine e folklorit tone jug e veri…. Tani do dale ndonje i tredhur e do thote, fjala “polifoni” eshte greke,. E pastaj? Ato jane perkufizime te quajtura ne nje moment te caktuar, si shume fjale nga latinishtja e greqishtja ne fusha te ndryshme, por jo se nuk egziston fjala ne Shqip. Nuk ndryshon asgje nga thelbi, qe jemi popull i lashte dhe qe kerkojme vendin tone ne histori,pa demtuar asnje popull tjeter.

    Reply
  • demo says:
    July 17, 2026 at 11:03 am

    Edhe ketu ka futur turinjte Edi Rama?Mbani larg ekraneve sharrlatanet,.Ne NTV e turboalbanologeve Sazan Guri,Fredi Bala,po cfaqet si miu ne plehra nje sharrlatan i historise,gjuhesise,turbo shkences,i quajtur Alban Kraja.Se fundi ka zbuluar nje shenjtor shqiptar ne Angli te quajtur Shen Albani.Ne historikun e shenjtoreve te kishes katolike nuk permendet asgjekundi kombesia shqiptare,Albane,Ilire e ketij shenjtori.Shkruhet ,qe ka qene ushtar romak i Legjionit Teban.
    Shqiptar,Alban,Ilir e ben fantazia e semure e Alban Krajes.Alban ka ne Itali(Mont Albano,Albalonga),ka ne Spanje,ka ne France,ka edhe ne Kaukaz.Mbani larg ekraneve turbogjuhetaret dhe turbohistorianet.;Llapaqenet nuk jane shkence.

    Reply
    • # says:
      July 17, 2026 at 6:56 pm

      Sa mirë! Shyqyr që të kemi Ty që demaskon, se pa’ Ty kushedi sec do sajonte Rama e do fuste turinjtë.!..
      Mashallah që kemi largpmente Tënde se ndryshe punët në Shqipëri do shkonin keq e më keq…
      Na rrofsh sa topet e Mizés së kalit o Demo!
      ☕

      Reply
  • Anonymous says:
    July 17, 2026 at 11:13 am

    Bravo Edwin vetëm përpara! Do zoti maximum Burg për ty falë meritave qe ke për polifoninë dhe nxjerrjen e hallateve për jashtë!

    Reply
  • ¿? says:
    July 17, 2026 at 12:05 pm

    Tashti ka mbetur per t’u mburrur me ate qe po hengre fasule shqiptare e ben pordhen më te forte dhe me ere më te keqe. Edvin Bython e mar vesh, eshte mjeshteria e tij per te terhequr vemendje si puna e potureve, atleteve te bardha, me dale me bythejashte, etj. etj, mjaft qe njerezia te mos merren me problemet reale te ketij kombi fatkeq semundja kryesore e te cilit eshte te vendose ne krye te kendit psikopatin me te shquar te momentit.

    Reply
  • KTH S says:
    July 17, 2026 at 12:09 pm

    https://www.theguardian.com/film/2026/jul/16/the-odyssey-sahrawi-people-christopher-nolan-western-sahara

    Muhamed 6, shoku i Mretit te Shurelit, ja ka Dale qe me para qe ja vjedh popullit Maroken, te financoje pa lidhje Nolanin inglez qe te shkoje te filmoje ne toka te pushtuara nga Maroku. Dynjaja po e bojkoton kete film. Mjeshtrat e polifonises sone do i kene paguar me birra e qofte. Ky i Shurelit e quan sukses i madh. Tani duhet qe Blendi Gusheholli duhet ta marre per shembull promovimi te Kultures dhe turizmit.

    Reply
  • Meso Gjë says:
    July 17, 2026 at 2:38 pm

    Regjizorët thjesht kanë pohuar të vërtetën. UDHËSIA Shqip është.

    Reply
  • Detari says:
    July 17, 2026 at 2:46 pm

    Gabim nga ana jone, tani Greket do thone kenga labe eshte greke.
    Shteti si gjithmon i dhjere serbi po vjedh kulturen e veriut, greku te jugut, ne do ngelemi vetem me kulturen turke dhe arabe si mbetjet bektashe.

    Reply
  • Aldrin says:
    July 17, 2026 at 4:19 pm

    Per hir te saktesise, ku eshte “pak me ndryshe” historia?
    Nqs ka marre nje motiv te kenges polifonike per tja pershtatur kolonen zanore tingujve te lashtesise, kjo Histori eshte tamam sic thuhet. Ne cilen zone ka gjetur tinguj me te pershtatshem se keto?
    Ne trevat indiane, apo ne Shqiperi, ku Odiseja, ose Udhesi, eshte origjina e Mitologjise.
    Nuk po themi qe ka bere deklarate mbi origjinen shqiptare te Udhesit, por ka bere nje referim interesant,
    Kjo vlen per ne mjeranet qe na neperkemb gjithe Ballkani, dhe Ramuti me bucet, me shume nga Ballkani,
    Dhe, Ramuti, ne funksion te kesaj, eshte mburrur, por dhe i ka dhene Butrintin Agjensise Greko Amerikane.
    Cfare firauni..!
    Poshtersi ne gjak, tradheti ne fytyre. Shqiperi e shitur nga maskarenjte

    Reply
  • # says:
    July 17, 2026 at 6:57 pm

    O Demo, sa mirë! Shyqyr që të kemi Ty që demaskon, se pa’ Ty kushedi sec do sajonte Rama e do fuste turinjtë.!..
    Mashallah që kemi largpmente Tënde se ndryshe punët në Shqipëri do shkonin keq e më keq…
    Na rrofsh sa topet e Mizés së kalit o Demo!
    ☕☕☕☕☕☕☕

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    July 17, 2026 at 7:20 pm

    Si nuk iu vjen turp atyre, që përmendin fjalën “isopolifoni?
    A e dinë këta “shqiptarët tanë”, se brenda Shqipërisë, me VKM, është e ndaluar të përdoret?!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  • A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?
  • Anulohet koncerti i Kanye West në Kazakistan
  • Kërcënoi Vjosa Osmanin me ‘vdekje’, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
  • ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror

Komentet e Fundit

  1. Arratisur on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  2. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?