Ky është portugezi Ruben Saraiva. Kjo video amatore është xhiruar në një nga lokalet e Shkodrës. Filmimet janë bërë vetëm pak ditë përpara se të ekzekutonte biznesmenin Ardian Nikulaj, në Shëngjin.
Portugezi i shpallur në kërkim ndërkombëtar shihet duke qeshur me disa persona të tjerë. Flet shqip dhe përdor një fjalor banal, me sharje që ia mësojnë ata që ka përreth.
Hetimet e policisë zbuluan se ai kishte hyrë në Shqipëri që më 14 Shkurt dhe ka qëndruar në Shkodër e Lezhë me Edmond Haxhinë deri më 19 Prill, kur ekzekutoi 50-vjeçarin Nikulaj.
Një vajzë, që kishte lidhje Haxhinë ka treguar se Saraiva e kishte bazën në shtëpinë e Haxhisë në Kakarriq të Lezhës, por frekuentonte vazhdimisht edhe Shkodrën.
Saraiva dhe Harry Simson janë dy personat e vetëm në arrati nga 6 të shpallurit në kërkim. Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Tomas Mithan dhe Harriet Bridgeman u kapën në Londër, në zona të ndryshme, të shtunën e 29 Prillit.
Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat e ekstradimit dhe seanca e parë gjyqësorë do të jetë në Londër më 5 Maj. Sipas procedurave, vendimi duhet dhënë brenda 45 ditësh.
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për Tv Klan se kërkimet për Saraivën dhe Simson po zhvillohen edhe në Itali.
Ndërkohë, sipas TV Klan, familja Nikulaj nuk do ta ndjekë këtë çështje privatisht, pasi ka hequr dorë nga vetëgjyqësia dhe ka nxjerrë nga ngujimi familjen Haxhia, duke ia lënë këtë çështje drejtësisë.

Nuk eshte rastesi qe kriminelet shajne Edi Ramen.
Te gjithe hajdutet, 95% e burgut votoi per PDne ne zgjedhjet ne 2021.
Hajduti nuk do ligj, kete ja garanton vetem Saliu dhe Likja.
Nuk degjova ndonje te share me fjale banale, ai me duket se thoshte Edi Rama burre shume i mire, udheheqes largpames i popullit inteligjent shqiptar.
Rri or Perc e mos ja mbyt kot, Edi Rama ata cubat me precedent penale i futi ne salle te Parlamentit si Ligjvenes ore Ligj-venes…apo i harrove ato Mark Frrok, Ben Ndok, Armand Preng e tjere maloke me Tom Dosh cubin kumandar ne krye.
Ai uronte EDvinin
qe Ballkanin ‘HAPIN’
Tere kriminelet e Botes
Ne Bathore VRAPIN!
Ai eshte shok i EDvinit
ne Bathoren BORDELLO
dëfrehet shkerdhen,vret
pa maske dhe VELLO
EDvini kriminelet trajton
si njeres te NGRATË
Mbi 50 Mije paisur
me pasaporta te A R T Ë!
Thashe se do degjoja sharjen e te huajit ne shqip, po i bera stop audios kur po fliste kjo zorra ne shqip.