Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO / Rama debaton me ndërtuesin: Paqe për ju nuk ka, do iu vihem këmba-këmbës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VIDEO / Rama debaton me ndërtuesin: Paqe për ju nuk ka, do iu vihem këmba-këmbës
Lajmi i funditPolitike

VIDEO / Rama debaton me ndërtuesin: Paqe për ju nuk ka, do iu vihem këmba-këmbës

Published: December 23, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një biznesmen nga sektori i ndëtimit ditën e sotme. Teksa kryeministri ka folur për ‘listën e zezë’ për ndërtuesit që shkelin ligjin, është pyetur nga ndërtuesit nëse ka një listë të bardhë.

Kjo pyetje ka acaruar Ramën, i cili u shpreh se sektorit të ndërimit do t’i vihet këmba-këmbës nga mbrapa, duke shtuar se ka mbi 20 vite që merret me llojin e tyre.

Debati i plotë:

- Publicitet -

Erjon Harizi: Ne iu kemi kërkuar me disa shkresa që ta shohim pak shkallën e taksës së infrastrukturës, të paktën ta ndajmë me këste. Është shumë e konsiderueshme, paguhet përnjëherë dhe e vë në vështirësi sektorin tonë.

Rama: Këtu hapet një diskutim më vete, problemi me ndërtuesit është kompleks. Sot vazhdohet të punohet veshë, pa partiturë. Edhe pse ka një ndryshim, prapë standardet e zbatimit të projekteve janë ende larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen vazhdojnë të jenë prezente. Ne kemi kaluar një bllok të ri masash ligjore lidhur me ndërtimin, shpresoj që të ndihmojë për të rritur cilësinë. Njerëzit paguajnë jo pak dhe është ëndrra e tyre. Janë paratë e një jete ose janë kredi që duan një jetë të shlyhen dhe nuk ka dëm më të madh se sa të paguajnë një produkt të cilësisë së parë dhe të marrin një produkt të cilësisë së tretë. Sa i përket pagesës së taksës së infrastrukturës, është diçka që po diskutohet. Por duhet të jetë e lidhur edhe kjo me performancën e kompanive. Ne nuk mund të marrim përsipër Aventura që të lejojmë këste dhe të jemi para kompanish që e kanë hapur gropën dhe ngrenë duart lart e nuk paguajnë dot se thonë “kështu është një muhabet”. Për momentin nuk kemi një ndryshim imediat.

Harizi: Është çështja e garancisë.

Rama: Unë them të mos shkohet te garancia se pastaj do thuhet “ku do ti gjejmë lekët e garancisë”. Ajo që ndërtuesit duhet të kuptojnë është se ky vend u ka dhënë shumë më tepër se sa ata po japin mbrapsht në aspektin e cilësisë. Këto ndërtime që bëhen do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk mund të tolerohet që ndërkohë që ne miratojmë projekte të cilësisë së parë kur i sheh, atje në terren shpesh nuk ngjajnë fare. Siç ndodhi me një zonjë që kishte blerë apartamentin me ballkon dhe kur shkoi i kish ikur ballkoni dhe I kishin hapur derë në katin e parë. Këto gjëra janë kriminale. Është kriminale që njerëzit paguajnë për të marrë një shtëpi dhe nuk marrin dot hipotekën sepse ndërtuesit luajnë me lejen. Gjërat tani po ndryshojnë se ne kemi krijuar listën e zezë dhe kush hyn aty nuk do marrë leje për shumë vite.

Harizi: Po ata të listës së bardhë?

Rama: Listën e bardhë e shohim se mund të nxihet menjëherë. Kam 20 e kusur vjet që merrem me rracën tuaj dhe e di mirë çfarë lloj mënyre keni që funksioni. Lista e bardhë është e bardhë për sa kohë që nuk është e zezë.

Harizi: Këto janë raste sporadike që nuk mund të nxijnë një sektor. Nuk I shërben ekonomisë.

Rama: Tani të lutem. Unë besoj që asnjë shqiptar që blen dhe investon kursimet e jetës nuk iu ka borxh të lëvizni 1 mm nga gjëja që pretendoni se po I shisni. Ua tregoni projektet kur ata paguajnë dhe kur I sheh pastaj…nuk janë një e dy. Ne nuk po nxijmë gjë. Ju duhet të ngrini nivelin. Mos e kërkoni te pasqyra fajin, kërkojeni te fytyra. Nuk ka asnjë njeri asnjë borxh që ndërtuesit të mos i qëndrojnë korrekt ligjit, shoqërisë dhe atyre që paguajnë. Nuk është një kafe pa cilësi, është një gjë që e vendos atje dhe mbetet aty për 100 vjet. Si mund të rrijë aty një gjë e shëmtuar, kur ty nuk të është dhënë e drejta të ndërtosh një gjë të shëmtuar, por një gjë të bukur. Ka vende të bukura që janë të varfra, por a keni parë ndonjë vend të shëmtuar që është i pasur? Nuk ka. Këtë punë e ndan arkitektura. Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj që nga katrahurat që janë bërë në Golem. Për sa na takon po bëjmë maksimumin që të ngremë nivelin për këtë arsye. Vjen merr një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash. Nuk jam unë problemi, mbase nuk je as ti problemi se nuk e di çfarë ndërtimesh bën, po të mos e vazhdojmë këtë bisedë që të mos shoh ndërtimet e tua pastaj dhe të them « ore si flet njëherë… ».

Harizi: Dakord jam.

Rama: Dakord je? Mirë i shohim, po mos del pastaj gjysmagjel. Dëgjo mua. Shkoi gruaja bleu apartament me ballkon dhe kur shkoi atje ishte bërë derë. Dhe ai hajvani atje thoshte “është zonë kodrinore”. Mos na e hap këtë muhabet tani. Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba këmbës. Keni ca bashki që mund të bëni lodra sa të doni. Po u kapët nuk e ka fajin njeri. U morëm vesh.

Harizi: Pjesërisht.

Rama: Te ajo pjesërishtja fute mirë në mendje. Paqe me ndërtuesit nuk ka.

Harizi: Ai është sektori kryesor.

Rama: Pikërisht se është sektori kryesor, duhet të performoni me maksimumin e përgjegjshmërisë. Çfarë mbështetje doni ju? Mbështetje ju që akoma deklaroni  punonjës me 500 mijë lekë. E dimë shumë mirë që nuk ka punonjës me pagë minimale në ndërtim. Më shih në sy. Jo në Tiranë, po askund. Nuk të vjen të të shtrojë një pllakë me 500 mijë lekë. Po nuk keni fajin ju. Na i ka lidhur duart Kushtetuesja që ka vendosur të mos na lejojë ne tu vendosim tavan dhe ju luani. Bëni deklarimet dhe pastaj kërkoni. Ju jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri. Ju duhet të na mbështesni ne, jo ne ju. Jeni sektori ku shfrytëzohet më shumë punonjësit. Tani keni filluar ta kuptoni që nuk luhet me punonjësit se nuk gjeni. Tani që të mos u ngelen ndërtimet pa bërë, shkundini mirë xhepat se i keni të fryrë shumë. Paguani punonjësit me 1500-2000 euro se ndryshe do ngeleni më keq. Çfarë mbështetje t’u japim ne.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/12/Po-lista-e-bardhe__-Rama-debaton-me-ndertuesin_-Kam-20-vite-qe-merrem-me-rracen-tuaj.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Vl says:
    December 23, 2025 at 1:17 pm

    O KM te kam them mos i ler ilacet pa pir a tu befsha.

    Reply
  • Skypion says:
    December 23, 2025 at 1:28 pm

    O Hajdut, ty te jane vene kemba-kembes.
    Kot mundohesh te shtiresh sikur nuk je i panikosur; po dhjet nga frika.
    Kot thith droge per te mbajtur veten, e gjithe qenia jote e qente emeton vetem frike; kete e vene re te gjithe.
    Te kane brakstisur gjithe miqte , e bere miq me parate e shqiptareve, o pis; po te trajtojne si leproz.
    Te kam thene, do te kesh ate fund qe e shikon cdo nate ne makthet e tua me te keqija.

    Reply
  • Hajduteve tu merret placka says:
    December 23, 2025 at 1:58 pm

    Frika e ben te shtiret si I mire.

    Reply
  • Eni says:
    December 23, 2025 at 2:22 pm

    Tallava

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 23, 2025 at 2:44 pm

    OO, i paska lidhur duart Kushtetuesja ketij te mos vere tavan. Po per Kufijte Greke, qe Kushtetuesja e hodhi poshte mareveshjen e Sali BErishes-Lul Bashes, pse nuk i bindesh atij Vendimi?
    Po Ti je pale more ne ndertimet.
    Pse ben sikur qan.
    Kaq djale i mire tjetri, dhe nuk e le Kushtetuesja te beje mire.
    Me ndertimet ti pastron Parate e Droges, o plere.
    Me ndertimet ti ke shkaterruar Shqiperine.
    Ti shkaterrove Teatrin KOmbetar per miqte e tu te ndertimeve.
    SPAK duhet te vihet ne ndjekje te projekteve te tua kriminale kunder Shtetit ne bashkepunim me Fushen, Gjanen, Gjikurine, dhe Sportelistin, mos ta harrojme
    Per Detin vepron fshehurazi, si qen bir qeni qe je, per ta shitur, njelloj si Berisha.
    Ketej qahesh qe nuk te le kushtetuesja te vesh tavan te miqte e tu ndertues.
    Plere e ndyre

    Reply
  • mirlinda says:
    December 23, 2025 at 3:35 pm

    pse si vihesh kemba kembes dhe Akshit o Zoti KM?

    Reply
  • Iliri says:
    December 23, 2025 at 3:40 pm

    uaa ca teatri?! Nga te paktet qe pati guxim ti drejtoje nje pyetje shume te drejte, se ka dhe ndertues qe nuk jane zhytur ne llumin e atyre qe njeh Kryeministri! Po ti o Krye a ke pasqyre ? Se gjithe Shqiperia te sheh ashtu si ke qene, je dhe do te jesh..katrran i zi, djallezor ndaj shqiptareve!

    Reply
  • mirlinda karakurva says:
    December 23, 2025 at 3:59 pm

    pse tu vihesh bizneseve o zoti KM dhe jo atyre qe shkelin ligjin duke perlare taksat tona?
    pse se dije ti ca bente mirlinda ose belinda?

    Reply
  • Patriot says:
    December 23, 2025 at 4:30 pm

    Ne kapitalizeme ku ne jemi paqia eshte keku dhe ate po bene, vete e quajture ” paqe fiskale” shkurte pastrime parashe te oligarkeve. Simbase teje I gjithe sistemi bankare europiane qe thote, STOP, jane budalleje, veteme ti je I zgjuare. Pastaje fajeson europen pse nuk na pranon??

    Reply
  • ¿? says:
    December 23, 2025 at 4:56 pm

    Hajde thiatro, hajde…

    Reply
  • Shqip says:
    December 23, 2025 at 6:04 pm

    Po të ketë ligje të qarta, ky diskutim do ishte pavënd.

    Reply
  • fery says:
    December 23, 2025 at 9:46 pm

    kur isha i vogel na tregonte gjyshja nji perralle se si hajduti duke ikur nga xhandaret kishte perfundua ne votren e nji shtepije ku digjej zjarri. Hajduti me shpejtesi keput nji cope mish nga tavani dhe e vendos mbi mashe qe te piqej por, ne ate moment ia befin xhandaret ne voter dhe e kapin. Hajduti fillon tu bertet xhandareve si nuk ju vjene turp dhe si nuk jane te kujdeseshen se ja qiten mishin ( pa u pjek e ) ne hi..! Kurse ata e kerkonin hajdutin ta zenin dhe ta pushkatonin sepse ne ate kohe per vjedhje hajdutin e priste plumbi ose ne rastin me te mire, prerja e dores me te cilen kishte vjedhe..!

    Reply
  • Xoni says:
    December 23, 2025 at 10:04 pm

    fero Pasha Zotin na knoqe me ket koment, po se çfar deshe me thon me kte, vallahi – bilahi vetum tina e merr vesht.

    Reply
  • Ppsh says:
    December 24, 2025 at 6:23 am

    Hahaaaaa
    Bir selmani nenes ke te qaj me pare
    Ka 25 vjet qe eshte breke e bythe me ndertuesit cdo cent i buxhetit u kalon atyre edhe pse sektoret e tjere kan vdekur
    Imagjinoni kur do ndertoheshin djegsat e padukshem ministria e bujqesise kishte zero leke ne llogari
    O popull koqe qe meriton vetem zhdukjen

    Reply
  • Parku Rinia says:
    December 24, 2025 at 7:23 am

    Edi Rama eshte katandisur si Sali Berisha,
    del e ben ´´te virgjerin“ ne marredheniet e Tij me Pushtetin …..
    pasi ka qene
    — 2 vjet Minister
    — 11 vjet Kryetar i Bashkise Tirane
    — 12,5 vjet Kryeminister
    — e nderkohe, 20 vjet Kryetar i Partise Socialiste …..
    ——-
    Ftakeqesia Kombetare eshte se sot, Partia Socialiste e Partia Demokratike, pas ndryshimeve Kushtetuese te vitit 2008, jane transformuar si Corleone e Bagheria, duke u zhytur koke e kembe ne ‘omertà’ mafioze =
    1.
    Forma di solidarietà, spec. diffusa tra i membri della criminalità organizzata, diretta a proteggere i colpevoli di azioni illecite nascondendone l’identità o tacendo informazioni utili alle indagini dell’autorità giudiziaria. —– Silenzio indotto con le minacce e la paura. ————
    2.
    Riserbo assoluto all’interno di un gruppo o di un ambiente sociale, con cui si coprono le malefatte altrui e allo stesso tempo si salvaguardano i propri interessi.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 24, 2025 at 9:43 am

    S`ka c`i ben gomarit,i bie samarit.

    Reply
  • tom says:
    December 24, 2025 at 10:14 am

    E hengre Edvin e hengre, edhe nje budalla e kupton se ta futen edhe ty dmth ja fute vetes

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    December 24, 2025 at 10:51 am

    E pasket besuar vertete ate debat? Po ai ishte loje… nga ato qe une servir me shumice sidomos ne prag festash!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?