Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: U emërua Drejtor i Policisë së Shtetit, Skënder Hita merr detyrën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: U emërua Drejtor i Policisë së Shtetit, Skënder Hita merr detyrën
AktualitetKronike

VIDEO: U emërua Drejtor i Policisë së Shtetit, Skënder Hita merr detyrën

Published: March 31, 2026
Shpërndaje

Skënder Hita betohet sot si drejtor i Policisë së Shtetit për një mandat 5-vjeçar, pas emërimit me vendim të qeverisë ditën e djeshme. Me propozim të ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, Skënder Hita zë tashmë vendin e Ilir Prodës pas largimit të tij nga detyra.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka hapur ceremoninë e betimit dhe prezantimit të Drejtorit të Ri të Policisë së Shtetit.

Koçiu, në fjalën e saj, ka vendosur theksin në marrjen e përgjegjësisë dhe në plotësimin e objektivave që lidhen me integrimin.

- Publicitet -

“Zgjedhja e tij në krye të Policisë tregon se si ecet në shkallët e karrierës. Detyra e parë e drejtorit të ri të Policisë është forcimi i standardeve të kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendit në BE”, tha Koçiu.

“Ripërtëritja e trupës së policisë përmes afrimit të rinjve mbi bazë meritokracie dhe mbi bazën e forcimit të integritetit. Uniforma e Policisë së Shtetit të mbahet vetëm nga ata që e meritojnë”, tha zv/kryeministrja Albana Koçiu.

Në fjalën e tij, Hita e cilësoi këtë moment si një pikë kulmore të karrierës së tij 25-vjeçare në radhët e Policisë së Shtetit, duke nënvizuar se ky emërim nuk është një arritje personale, por një detyrim ndaj qytetarëve.

“Sot është një ditë e rëndësishme e karrierës time. Pas një rrugëtimi 25-vjeçar me dëshirën për t’iu shërbyer pa kompromis qytetarëve, kam nderin të marr këtë detyrë. Këtë kurorëzim nuk e shoh si një arritje personale, por si një përgjegjësi për qytetarët,” u shpreh ai.

Hita falënderoi për besimin e dhënë, si dhe kolegët me të cilët ka ndarë vite pune, duke shprehur mirënjohje të veçantë për efektivët e Policisë dhe familjet e tyre.

Në vijim të fjalës, ai ndaloi edhe te sfidat me të cilat përballet institucioni, duke theksuar se, pavarësisht arritjeve, mbetet ende punë për t’u bërë në drejtim të rritjes së efikasitetit dhe besimit publik.

Pjesë nga fjala e Hitës:

Sot, është një ditë e rëndësishme e karrierës time në Policinë e Shtetit. Pas një rrugëtimi 25-vjeçar me dëshirën për t’iu shërbyer pa kompromis qytetarëve, kam nderin për të marrë këtë detyrë. Këtë kurorëzim nuk e shoh si një arritje personale, por një përgjegjësi për qytetarët. Gjej rastin të falënderoj kryeministrin për besimin e dhënë dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim. Jam mirënjohës çdo efektivi të Policisë dhe familjarëve të tyre që mbajnë peshën e punës së tyre. Nderim për dëshmorët e Policisë.

Është punuar dhe sakrifikuar, por deri më sot mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi i Policisë së Shtetit. Policia nuk është thjesht një institucion që ofron shërbim, por vendi ku qytetari gjen mbështetje. Prioritetet tona janë të qarta: lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar, duke filluar edhe nga radhët tona, rritja e parametrave të sigurisë në shkolla, forcimi i rendit në të gjithë territorin, modernizimi i Policisë.

Vetëm 46 vjeç, Skënder Hita iu nënshtrua një konkursi mes 14 kandidatëve, të cilët kaluan në filtrin e Komisionit të Posaçëm në Ministrinë e Brendshme, në garën e hapur më 3 mars.

Hita ka shërbyer në polici nga veriu në jug, me karrierë në ngjitje në 10 vitet e fundit. Një prej detyrave më të rëndësishme ishte drejtimi i Policisë së Shkodrës në vitin 2021. Së fundmi, Skënder Hita drejtonte Fierin, qark i rëndësishëm me potencial krimi, por që vitin që lamë pas e mbylli me vetëm 2 vrasje, krim në familje.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?