Një shqiptar ka mbetur i vrarë, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur gjatë përplasjes mes dy bandave rivale shqiptare pasditen e 9 marsit 2024 në qendër të Frosinones në Itali.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 19:30 në Shake Bar në rrugën Aldo Moro, një lokal tepër i frekuentuar nga të rinjt.
Përplasja
La Repubblica shkruan se 4 persona ishin ulur në një tavolinë restorant në momentin kur dy tjerë, janë afruar me një makinë tip “Lancia” pak para orës 19:30. Mes tyre ka filluar debati, më pas një prej atyre që zbritën nga makina ka qëlluar me armë zjarri drejt 4 personave në tavolinë. Njëri prej personave në tavolinë ka mbetur i palëvizur në tokë, tre të tjerët kanë tentuar t’i shmangen plumbave, ndërsa dy autorët kanë ikur në këmbë. Ky është rikonstruksioni i pjesshëm i ngjarjes së rëndë nga hetuesit.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se viktima u identifikua dhe pak pas orës 20:30, ndërsa në polici kanë shkuar familjarët për të dhënë dëshminë e tyre që do i ndihmonte për të rindërtuar rrethanat në të cilin ndodhi krimi. Sherri mes dy bandave rivale mendohet se ka nisur brenda në lokal dhe më pas ka vijuar jashtë.
Pistat e hetimit
Policia italiane po heton pistën e larjes së hesapeve mes dy grupeve shqiptare të krijuara për riorganizimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit pas operacioneve të javëve të fundit që çmontuan strukturën e mëparshme komanduese, shkruan ANSA. Ndërsa u sekuestrua makina me të cilën autorët kishte mbërritur në qendër të qytetit, që ndodhet në rrugën paralele me Via Aldo Moro, atë të Shake Bar.
Një person është shoqëruar ndërsa janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë. Për ngjarjen reagoi edhe kryebashkiaku i Frosinones i cili tha se ishte i shokuar nga krimi i rëndë që ndodhi në lokalin më të frekuentuar nga të rinjtë e qytetit dhe njoftoi mbledhjen e komisionit të sigurisë dhe rendit.
“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha Riccardo Mastrangeli.
Në vendngjarje, forca të shumta policie rrethuan zonën që njihet si më e frekuentuara nga të rinjtë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë që tronditi vendin.
j.l./ dita

Ku i gjete marokenet?
Burimin e lajmit gazeta Dita e ka marrë nga mediat italiane dhe është i saktë si lajm. Po, banda tjetër rivale kanë qenë shtetas nga Maroku. (2 persona)
Agjensite e njohura të lajmeve si TGCom, Rai News 24, Sky News 24, il Messaggero di Roma, etj raportuan egzaktesisht për dy shtetas maroken që kanë qëlluar mbi 4 shqiptarët. Pra lajmi është i konfirmuar dhe Dita ka riprodhuar me saktësi atë që mediat e atij vendi kanë njoftuar dhe nuk “ka gjetur” gjë.
Lajmi është lehtësisht i verifikueshem.
Po ku ka Marrocene e dreq e shejtan qe krahasohet me Shqiptaret… shikojeni vehten o Shqiptare si jeni katandisur ….si qen rrugesh qe nuk I ben pershtypje as grave por kalojne serbes mbi kokat tuaja te vdekur o kufoma, si per se gjalli ashtu edhe te vdekur. Rrace e qelbur qe po qelbni gjithe Boten. Keni arritur deri aty sa Botes me shume I vjen keq per njeqen te ngordhur se per nje Shqiptar te vdekur.