Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijimi i studimeve “Bachelor”, tarifat vjetore për programet e Universitetit të Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vijimi i studimeve “Bachelor”, tarifat vjetore për programet e Universitetit të Tiranës
Aktualitet

Vijimi i studimeve “Bachelor”, tarifat vjetore për programet e Universitetit të Tiranës

Published: December 10, 2022
Shpërndaje

 

Përcaktohen tarifat vjetore të shkollimit që duhet të shlyejnë studentët që ndjekin programet e ciklit të parë “Bachelor” në fakultetet që janë pjesë e Universitetit të Tiranës. Senati Akademik i këtij institucioni të arsimit të lartë ka zbardhur vendimin e miratuar me tarifat paraprake për të gjitha programet e studimeve që zhvillohen në të gjashtë fakultetet që janë pjesë e këtij universiteti.

Sipas vendimit të zbardhur, tarifat vjetore të shkollimit për programet e ciklit të parë dhe në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë për vitin akademik 2022-2023 variojnë nga 25,000 deri në 40,000 lekë, për rastet kur ndiqen si program i parë studimi. Ndërsa për studentët që ndjekin këto degë si program i dytë studimi (fakultet i dytë) bëhet e ditur se ata do të duhet të shlyejnë tarifat që variojnë nga 50,000 deri në 80,000 lekë, në varësi të degës që janë duke ndjekur. Tarifat e detajuara për secilin program studimi e gjeni të plotë në tabelën në vijim të shkrimit.

- Publicitet -

Në vendim përcaktohet se studenti brenda kohëzgjatjes normale të programeve të studimit do i nënshtrohen vetëm një tarife vjetore shkollimi, atë të vitit përkatës që janë duke ndjekur. Studentët në programin e ciklit të parë “Bachelor” do të paguajnë tarifë shkollimi për tre vite akademike, të ndarë në vite aq sa është edhe kohëzgjatja e programit mësimor. Ndërsa studentët në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë paguajnë tarifë shkollimi për pesë vite akademike, të ndarë në vite sipas programit mësimor që ndjekin. Në vijim jepen të detajuar edhe tarifat vjetore të studimeve për kandidatët që do ndjekin studimet e larta si program i dytë.

Lidhur me tarifat e studimit, çdo student që ndjek ciklin e parë të studimeve, me mesatare 6-9 përfiton reduktim të tarifës me 50 për qind. Po ashtu, çdo student që ndjek ciklin e parë të studimeve, me mesatare 9-10 nuk paguan tarifë dhe përfiton bursë studentore 10 mijë lekë në muaj. Sa i takon planit të bursave, përfitimet për studentët aktualisht ndahen në dy kategori: bursa për studentë të konsideruar si ekselentë dhe bursa për studentët që u përkasin kategorive sociale në nevojë. Aplikimet për përjashtimin nga tarifat vjetore të studimit si dhe përfitimin e bursave në radhët e studentëve tashmë kanë përfunduar dhe gjatë ditëve në vijim strukturat e arsimit të lartë do të shpallin edhe listat zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të qenë përfitues të bursave apo reduktimit të kostos vjetore të studimit.

Programet e studimit të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi të caktuara në një larmi të gjerë profesionesh e specialitetesh. Programet e studimit të ciklit të parë në Universitetin e Tiranës realizohen, si rregull, me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike. Studentët në këtë program, mbështetur në kriteret e vendosura në rregulloren e Universitetit të Tiranës për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Në përfundim të programeve të studimit të ciklit të parë, lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Sipas kushteve të përcaktuara në vendimin e posaçëm të Këshillit të Ministrave mbi kategoritë përfituese, saktësohet se nuk do të mund të përfitojnë përjashtim nga tarifa e shkollimit: të gjithë studentët që kanë mbaruar studimet në një program studimi dhe vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi, (ku nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer), si dhe studentët përsëritës me përjashtim të rasteve të forcave madhore.

Kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet. Studenti, që nuk arrin të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit, ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet, në të njëjtin program studimi ose në një program tjetër. Ai u nënshtrohet kritereve dhe procedurave të shpallura për regjistrimin në programin e studimit të institucionit pritës. Kreditet e grumbulluara nga studenti gjatë periudhës së mëparshme të studimeve mund të transferohen, me vendim të njësisë bazë të institucionit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e saj.

Statusi i studentit fitohet me regjistrimin e tij në një institucion të arsimit të lartë. Ky status humbet me marrjen e diplomës ose certifikatës përkatëse, si dhe në rastin e çregjistrimit të studentit nga ai institucion. Referuar kushteve të përcaktuara në ligjin për arsimin e lartë, studenti mund t’i pezullojë studimet dhe t’i rifillojë ato, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë. Studenti nuk mund të regjistrohet, njëkohësisht, në më shumë se një program studimi. Bëjnë përjashtim nga ky nen nxënësit dhe studentët e shkëlqyer.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 11, 2022 at 3:23 am

    Shkollimi falas duhet te jete e vetmja opsion per cdo parti ne zgjedhjet e ardheshme ose nuk marrin votat qe ata kerkojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?