Pas Daily Mail edhe gazeta tjetër e madhe e Britanisë, The Sun, ka udhëtuar drejt Tiranës, pasi një raport ushtarak zbuloi se 4 nga 10 emigrantë që kalonin ilegalisht drejt Anglisë vinin nga Shqipëria.
The Sun shkruan se në rrugët e Tiranës gazetarët e tyre panë automjete luksoze me targa britanike.
Shefat e lartë të policisë në Tiranë thonë se shumica e atyre që largohen e bëjnë këtë për arsye ekonomike dhe kërkojnë në Angli punë normale për të mbajtur familjet, ndërsa personat e përfshirë në krime kthehen në shtëpi me makina luksozë.
Saimir Boshnjaku, drejtori i policisë së imigracionit, tha: “Disa njerëz duhet të largohen për shkak të gjakmarrjes, ose kanë rënë në konflikt me bandat kriminale dhe kanë frikë për jetën e tyre. Por shumica janë emigrantë ekonomikë. Njerëzit që bëjnë para nga droga kthehen këtu duke ngarë Maserati dhe Mercedes dhe blejnë një vilë të madhe në fshat. Të rinjtë e shohin këtë dhe kjo i bën ata të duan të bëjnë të njëjtën gjë.”
Të ashtuquajturat “vila londineze” të ndërtuara me para të bëra ilegalisht në Britani po shfaqen gjithashtu në qytete dhe fshatra të largëta të Shqipërisë, të zhytura më parë në varfëri.
“Rreth një në pesë persona kanë lënë kombin e Evropës Lindore pasi janë joshur nga premtimet për t’u bërë të pasur shumë shpejt në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, vlerëson se 150,000 bashkatdhetarë të tij janë tashmë në Britani. Kjo do të thotë se numri është trefishuar që nga viti 2019, kur Zyra për Statistikat Kombëtare llogariti se ishin 47,000 shqiptarë në Angli” – shkruan The Sun.
Sipas kësaj gazete, kostoja për të kaluar në mënyrë të paligjshme në Britani mund të arrijë deri në 30.000 paund. Për këtë arsye, të rinjtë shqiptarë që bëjnë udhëtimin për në Britaninë e Madhe mund të përfundojnë në borxhe ndaj bandave të cilat më pas i detyrojnë të shpërndajnë kokainë ose të punojnë në shtëpitë-fabrika të kanabisit në qytetet britanike.
Burimet e qeverisë pranojnë se është krijuar një cikël toksik ku njerëzit më të varfër joshen në vese, ndërsa bosët e krimit bëjnë fitime të mëdha. Hetimi i The Sun ka zbuluar se dëbimet do të dyfishohen këtë vit pasi zyrtarët po marrin masa të shtypin eksodin.
The Sun zbuloi se Home Office ka shpenzuar 1 milion paund për një stacion të ri policie në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë këtë vit për të ndihmuar në kthimin e personave ilegalë. Rreth 2 milionë £ të tjerë do të investohen në Shqipëri nëpërmjet huave të dhëna nga UK Export Finance, në një përpjekje për të përmirësuar mundësitë dhe për të bindur të rinjtë se kanë një të ardhme në vendin e tyre.
Në vitin 2021, 497 shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe. Shifra e vitit të kaluar ka të ngjarë të dyfishohet deri në dhjetor.
a.m/dita
Nuk ka te ardhme per te rinjte ne Shqiperi sa te jete edvin rama kryeminister.E kuptoni ju englezet kete?
Nuk e shihni qe ka dubluar kompjuterat e doganave dhe rregjistron gjithe evropianet qe hyjne ne Shqiperi,,si arritjen me te madhe Ekonomike te Qeverise se tij.Cedo dite poston sa angleze sa francese hyne sot .
Ky i vuri rruspat ekonomise kombetare.I ngordhi prodhuesit e grurit shqiptare me cmimet qe diktojne oligarket e tij.Naften shqiptare ja ka dhene koncesionareve te huaj,qe nuk paguajne as taxa,,(dalin me humbje),kurse kombinatin e Ballshit e shiti per SKRAP,Po e shkatrron Portin e Durresit,se do ndertoje Port panoramik,Jahte me Veliera.
Po pse keshtu e shkaterruat ekonomine ju englezet?
I shkaterruat ju Rafinerite e naftes dhe Kantjeret e Ndertimit te Anijeve?
Cfare te ardhme ka rinia shqiptare ketu more engleze?Te rrije,te numuroje turistet,apo te pergjoje votuesit qe votojne per NE dhe ata qe votojne per Armikun.
Ja se po vjen Vuk non grata me Baftjar anglezin te rregullojne te ardhmen e rinise
Per shume dekada te rinjte shqiptare nuk kane pasur mundesi as per pune te rendomte ne Shqiperi. Ata gjithmone kane emigruar duke bere pune te rendomta ne perendim si pjatalares edhe vjelje ullinjsh apo domatesh. Perendimi nuk u shqetesua ne ate kohe per shfrytezimin barbar edhe fitimet e vogla we benin emigrantet shqiptare. Por erdhi nje dite kur shqiptareve mesuan gjuhen e huaj, pane de cfare punesh kishin me shume fitime, edhe cfare punesh kishin me shume kurajo e cila nuk u mungonte per nga natyra we kane. Pushtetaret edhe policia perendimore tashme bashkepunojne me shqiptaret ne bizneset e ndaluara por sigurisht kete nuk e shpiken shqiptaret emigrante por e gjeten aty.
Keto vizita ne shqiperi te zyrtareve perendimore Jane per te maskuar perlyerjen e zurtareve ne trafik te paligjshem. Eshte nje genjeshter e Vogel qe e verteton thjeshte sasia e lekeve 1milion paund qe ne Londer nuk blen nje gjysem shtepie. Gjenjeshtra!
Shkatërrimet o Leon filluan që më 1992 dhe vazhduan deri më 1997! Kur çdo gjë u shkatërrua përfundimisht. Prandaj mos na bë sikur po qan se të dhimbset Shqipëria. Ti ke hallin e non gratës dhe hajdutit me bllok. Shqipëria e sotme që po qeveriset nga Rama është shumë më e paqme dhe normale sesa në kohën kur sundonte lugati nga Viçidoli. Deri sa të gjejmë një më të mirë do të vazhdojmë me Ramën. Lugatin dhe Hajdutin harroje se do vinë ndonjëherë tjetêr në pushtet.
Për tu bërë sot i pasur ka vetëm dy mënyra: ose me korrupsion, ose me krim. Që do të thotë se i pasur mund të bêhesh kur ke pushtet. Kur je politikan ose i lidhur me politikanët. Kur ke diçka në dorë. Pra kur shfrytëzon postin për përfitime vetjake. Ndryshe mbetet krimi dhe keqbërja. Me krim merren zakonisht nivelet më të ulta të popullsisë. Që edhe shqipen nuk dinë ta shkruajnë dhe ta flasin si duhet. Këta njerëz kanë lindur përgjithësisht në familje të këputura, injorante, që janë marrê shumicën e kohës me bagëti etj etj.
Me punë të ndershme sot nuk bën dot as edhe një shtëpi, qoftë në Shqipëri, qoftë në botë.
Keshtu ndodhi per Shqiptaret. Kthsa e madhe historik qe ndodhi ne vendin tone, fatkeqesishte nuk pati nje udhehqes me ndjenja te thella kombetare. Nuk pati nje ushehqes qe ekonomin shoqerore pesdhjetvjecare ta administroi, ne sherbin te antarve te shqeris se re Demokratike qe sapo linde ne fillesat e shekullit te rije.
Jo nuk patem. Patem nja sharlatan qe kure fati i keq i Shqiptarve e nxori ate ne krye, ai jo vetem qe nuk kishte vizion per ndertimin e Demokracise dhe te ekonomis se tregut, per ai menjeher filloi luften kunder “armikut” qe tani me nuk ekzistonte.
Ne sheje revolta se ai nuk ekzistonte Ky mjeran Politik u more me pasurin qe ai sitem u la shqiptare ne formen e punsimit.
Ai per dori dy metoda kriminale qe per gjashte vjet ne pushtet e shkermoqi ter Shqiperin.
1) Ky arriti te te rrenoi ter industrin qe kishte Shqiperia duke mbajtur ne Xhep nje leter te bardh te cilem e quante Ceku i Bardhe. Pra do ti prishim keto se ja ceku i bardh ku ne dote ndetojem fabrika bashkohore te tipit pererendimore. Keshtu per gjashte vjet rrjesh ai rreno 1.1 milon vende pune.
2) Masa e dyte dhe me e rrezikshe ishte ngritje e firmave piramidale. Ku doli me Sloganin. Shqiptaret tani me nuk kan nevoj te punojn. Jo tani nuk do te punojm se nen”drejtojme” dhe Bota na “ndihmon” E gjith investim ne lek qe vinte nga perendimi per rikonstruktimn e industris ai e dergoi ne firmat piramidale bashke me leket qe shqiptare shitet gjen e gjall , shiten toka, shite shtepi dhe i derguan ne firmat piramidale.
Keto dy mashtrim te mnedha qe beri Berisha arriti ta fundos Shqiperin njehe e poergjithmon.
Keto jan edhe arsyet perse sote shqiperia ndodhet ne ket gjendje te mjaruar. Me te drej Kryetari Bashkise i drejtohet Mbretreshes se Anglis per meshir duke e quajtu edhe mbretresha e Hasite ashtu sice e quanin shqiptaret dikure Edith Duhame Mbretesha e Shqiperise.
Shpresojme qe Anglia do te ndihmoje ket zone veriore te rimkembet e para duke i mbajtur atje refugjatat qe ershen dhe e dyta qe eshte edhe me e rendesishme sikur te sillnin investim ne ringritjen e industris do te ishte edhe me frytdhense.
Rinia shqiptare ka te ardhme aty, natyrisht nuk do mund te kete mercedes apo maserati qe 20 vjec sepse askund ne bote te rinjte nuk i kane ato e as xhepat plot me euro. Milioneret neper bote i fusin femijet ne pune qe heret qe te mesojne vleren e parase dhe sa veshtire fitohet ajo. Shume miq me thone qe nuk gjejne fuqi punetore te kualifikuar per restorantet, fabrikat apo bizneset e tyre ne Tirane. Nderkohe qe di disa raste ku te rinj me te mesme marrin rroga te nivelit 60 mije leke ose me shume ne muaj. Natyrisht mund te rriten rrogat me shume po per te filluar nuk eshte keq.
Shqiptaret duan vetem qejf shume e pune jo, e pastaj thone ska te ardhme. Te rinjte shqiptare duhet te marrin zanate si elektricist, zdrukthetar, teknik ndertimi, guzhinier, hidraulike, guida turistike etj etj. Po shumica dine vetem te qahen e te kerkojne pune shteti. Kane bere edhe nga 1 apo 2 universitete qe svlejne as sa e mesmja ne kohen para 1990 e kane goje e flasin.
Duhen mbledhur mendja e i duhet shtruar punes si gjermanet pas luftes se dyte boterore. Sa kohe te rinjte do jetojne me endrra pasurie e fame te shpejte do kerkojne rroba firmato e makina te shtrenjta kur prinderit me veshtiresi i sigurojne buken e perditeshme, ai vend keq do ta kete..
O Ali qe nuk din te shkruash as shqip,megjithmend firmat piramidale u ngriten ne kohen e Saliut dhe ai si analfabet per te drejtuar nje shtet jo vetem qe i lejoi por i beri dhe jehone ama te gjithe drejtuesit e firmave piramidale drejtoheshin nga PS-ja me Arben Malajn me shoke dhe shumicen e parave i mori Fatos Nano bashke me pushtetin e tij qe tani jeton si pasha neper bote.
Ky drejtori Boshnjaku flet per ata te rij shqiptare qe duan te behen te pasur ne menyre te paligjshme dhe te shpejte. Une mendoj qe ky i ka nxjere konkluzjonet e shkrimit nga pervoja e gjate qe ka ne polici dhe nga formimi i tije. Eshte oficer me nje karrjere dhe profesjonist