Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijon seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj e Abule kërkojnë masë më të butë, ofrojnë garanci pasurore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vijon seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj e Abule kërkojnë masë më të butë, ofrojnë garanci pasurore
KronikeLajmi i fundit

Vijon seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj e Abule kërkojnë masë më të butë, ofrojnë garanci pasurore

Published: March 11, 2025
Shpërndaje

Prej orës 10:00 të mëngjesit kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndodhet në seancë në Apelin e Posaçëm të GJKKO, kundër masës së sigurisë ndaj tij “arrest me burg”. Ka përfunduar mbrojtja e tij dhe 4 biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.

Dy avokatët e Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat. Mësohet se Veliaj nuk ka folur gjatë seancës deri në këtë moment, duke ia lënë fjalën avokatëve.

Edhe Romina Zano, avokatja e Abules ka kërkuar masë më të butë kundrejt garancisë pasurore. Pranë Apelit të GJKO është edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”, e cila po këshillon kryebashkiakun Veliaj.

- Publicitet -

Ndërkohë ka përfunduar edhe mbrojtja e biznesmenit Shkëlqim Fusha, si dhe Gentian Sulës dhe i Meriman Palushit. Dy të fundit nuk ishin në seancë, por kishin dërguar avokatët. Të tre ndodhen në masën detyrim paraqitjeje, nën akuzë për korrupsion, ndërsa avokatët e tyre kanë kërkuar heqjen e masës, me argumentin se nuk është në nivelin e standardit ligjor, pasi sipas tyre provat nuk janë të mjaftueshme.

Prokuroria e Posaçme po jep qëndrimin e saj sa i përket kërkesave të avokatëve që kanë ankimuar masën. Ndërkohë ankimet po shqyrtohen nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet edhe si gjyqtari që ka dënuar ish-ministrin Saimir Tahiri.

Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi. Seanca e kësaj të marte pritet të zgjasë, ku më pas gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur më pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin e datës 12 shkurt të GJKKO apo në rast se do ndryshojë vendimin e shkallës së parë.

Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Masat e sigurisë në fuqi

Erion Veliaj- arrest me burg

Elman Abule- arrest me burg

Shkëlqim Fusha- detyrim paraqitjeje

Gentian Sula- detyrim paraqitjeje

Meriman Palushi- detyrim paraqitjeje

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Viso, edhe dy paketa says:
    March 11, 2025 at 2:43 pm

    presim reagimin e rradhes ne fb!

    Reply
  • Sul Koburja says:
    March 11, 2025 at 6:36 pm

    Veliaj eshte prova e profesionalizmit te Spak.Arresti oi tij duket jashte cdo gjykimi te paanshem dhe professional, akuzat te mbushura me supozime e hamendje.Mbajtja ne burg e Veliajt do te ishte nje alarm se Spak do te eci ne rruge te gabuar dhe nga organ i Drejtesise do te kthehet ne nje elefant ne dhome qe vetem ben deme.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    March 11, 2025 at 6:44 pm

    Paraqitja e provave te reja tregòn se Ols profesionìsti ka ndjere dobesine e provave qe ka paraqit.Besoj se do shtoje ca budallalliqe te tjera nga plakat e lagjes.

    Reply
  • durrsaku says:
    March 11, 2025 at 7:31 pm

    Po leket ku do i gjeje ky Veliaj qe vendos si garanci?

    Reply
  • Po says:
    March 11, 2025 at 10:34 pm

    Ore débila hajd sa prova do ti nxierin der sa te mbyllet disja.ca Jan ca KOBURE e ca DIBRA qe ja fusin si kahu pèles ne komente.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    March 12, 2025 at 12:10 am

    Problem me i madh eshte te nxjerrin NON GRATON ne fitore se u duhet ta dhjesin Shqiperin sice e dhjeten gjat kohes kur ishin ne krye te Qeverise. Fatkeqesi ne se Shqiperia bjen ne dore te NON GRATOS !

    Reply
  • chp says:
    March 12, 2025 at 12:51 am

    Që në krijimin e Spakut ne 2016 kam hedhur dyshime se po behet nje PUNE E PISTE (DIRTY JOB) nga Donald AleLuja per disa aresye si me poshte….Gery Kokalari ( qe eshte tradhetar & atdhetar) ne leter derguar Lu-së ….. e demaskonte si ZORRE TE TRASHE te Berishisteve te Washingtonit…ku e denonconte si VORIO-EPIROT LOVERS ( pasi ishte vaftisur te Himarjotet ekstremiste te Amerikes)…Litari qe ka lene jashte faqeziu Donald Lu eshte se ne miratimin nga te “gjithe palet” te themeleve te Spakut ne 2016 ishte nje nen qe thuhej (VEMENDJE JU LUTEM) qe Spaku do godase vetem krimet financjare pas vitit 2013..qe do te thote;
    1-Krimet berishiste falen pergjithmone
    2-Kur e sheh te aresyshme “amerikani” Dado mund te godase te majtet qe te vine ne pushtet te djathtet e Usaliut..Ka ardhur koha qe Edi Rama te kerkoje te falur per NENIN e 2016 qe thote se SPAK do godase vetem per krimet e pas 2013….si dhe deshtimin ne krijimin e Spakut qe zevendsoi SHIKUN E DIBRANIT GAZIDEDE…qe per cudi dhe Dumani eshte Dibran…..Ndegjova se Edi Rama po ben gati te ngreje BUNKART-2 ne nje kohe qe krismat e Ukraines nuk jane larg…Pra ose duhet shtruar Edi Rama ne spitalin psiqiatrik “right now” ose duhet te quajme kuislinge Rame Berishen qe si Dildo te miqve perendimore po e groposin ate vend pergjithmone…
    Veliaj eshte nje i egzekutuar familjarisht dhe politikisht nga pergjegjesit Rame Berisha
    dhe Snajperi “amerikan” Dado me shenjestren e caktuar nga LaCivita ka bere qitje perfekte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?