Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijon turi në Njësinë 6, Veliaj: Kjo është një fushatë komunikimi me të gjithë; Saliu dhe Meta, e vjetra që duhet t’i largohemi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vijon turi në Njësinë 6, Veliaj: Kjo është një fushatë komunikimi me të gjithë; Saliu dhe Meta, e vjetra që duhet t’i largohemi
AktualitetUncategorized

Vijon turi në Njësinë 6, Veliaj: Kjo është një fushatë komunikimi me të gjithë; Saliu dhe Meta, e vjetra që duhet t’i largohemi

Published: June 13, 2022
Shpërndaje

Nga Njësia 6, në vijim të turit informues për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste, drejtuesi i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo është një fushatë komunikimi për gjërat që janë bërë dhe ato që duhen bërë më mirë. Ai tha se ka ardhur koha që të largohemi nga e vjetra, nga Saliu dhe Meta, e t’i japim rëndësi të resë, duke përmendur faktin se vitin e ardhshëm do të votojnë ata që kanë lindur në 2005-ën.

“Vitin tjetër, në Tiranë do të votojnë ata që kanë lindur në vitin 2005. Po a i themi dot atij që ka lindur në 2005-n: ‘Saliu, ky që po kërkon të vijë për herë të tretë, është “non grata”; i themi dot ne, që për Ilir Metën ndodhi 21 janari? Për të gjitha këto arsye na duhet një lidership që shpjegon me gjuhën e 2023-it. Fëmijët që ishin fëmijë të asaj kohe, por tani janë 18-vjeçarë, duan të dinë a do i fusim klasat e kodimit nëpër të gjitha shkollat e Tiranës? Është shumë e rëndësishme që ata ta dinë historinë, me shpresë nga prindërit dhe nga shkolla, se do shkruhen librat e historisë një ditë, por ne në 2023-in nuk flasim dot me kokën pas. Ne e kemi ngritur stekën kur e morëm bashkinë, vazhdojmë ta rrisim stekën pas çdo fitoreje”, u shpreh Veliaj.

“Partia Socialiste”, – vijoi Veliaj, – “i ka dhënë një mesazh shumë të fortë komunitetit, për të treguar që ku prek dora e PS-së, gjërat bëhen më mirë, më shpejt, më bukur dhe më të rëndësishme për komunitetin”.

- Publicitet -

“Kush e mendonte se Kombinati do të kishte shkollën më të bukur në Republikë?! Kemi bërë plot gjëra të bukura, por komunikimi nuk do të thotë vetëm lajme të mira, ka edhe disa gjëra që duhen sqaruar. Për çështjen e rindërtimit më pyesin shumë vetë. Zyrtarët kryesorë të Bashkisë së Tiranës e kalojnë gjysmën e ditës vetëm me audit, me kontroll për çdo njeri që është mërzitur. Është shumë më ndryshe që të bësh një lagje të re në Thumanë apo në Spitallë, ku e gjithë fusha është bosh, dhe është shumë më ndryshe që të bësh një lagje të re, në një vend që jo vetëm që është zaptuar, por ku luftohet për çdo metër katror, siç ka qenë situata në Kombinat. Është dashur të përgatisim çdo shpronësim për t’u siguruar që të trajtohen të gjithë, edhe ata që kanë jetuar aty, pavarësisht se si e kanë pasur situatën ligjore, dhe në fund të mos mbetet njeri i pakënaqur”, përfundoi Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Derbi “blindon” kryeqytetin, bllokohen disa akse rrugore
  • I shumëkërkuari i Shkodrës arrestohet në New York, i akuzuar për tri vrasje
  • “Ajo duhet të më puthë b*thën”, ambasadorja e Trump me avionët e oligarkëve grekë
  • Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit në Durrës
  • Sulm i rëndë në Arabinë Saudite, rebelët Huthi godasin aeroprtin e Riadit, vriten 12 persona dhe plagosen qindra

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  2. Dino on Sulm i rëndë në Arabinë Saudite, rebelët Huthi godasin aeroprtin e Riadit, vriten 12 persona dhe plagosen qindra
  3. demo on Sulm i rëndë në Arabinë Saudite, rebelët Huthi godasin aeroprtin e Riadit, vriten 12 persona dhe plagosen qindra
  4. Pensionisti i Porcelanit on Roma sjell dosjen gati: Nën hetim ish-deputeti bashkëshort i ish-ministres së PS dhe një biznesmen
  5. Valbona on Historia si u bë me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?