Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijon vetë-pastrimi i Policisë, 14 raste të goditura në dy javët e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vijon vetë-pastrimi i Policisë, 14 raste të goditura në dy javët e fundit
AktualitetKronike

Vijon vetë-pastrimi i Policisë, 14 raste të goditura në dy javët e fundit

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije ditën e sotme se arrestimi i dy punonjësve të Policisë Kufitare në Rinas është pjesë e punës për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit, proces i cili po vijon me ritme të shpejta.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Balla nënvizon se ka shkuar në 14 numri i punonjësve të Policisë të ndaluar në dy javët e fundit.

“Vijon procesi i vetë-pastrimit në Policinë e Shtetit. Falë punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore gjatë natës së mbrëmshme janë arrestuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë penale dy inspektorë të Policisë Kufitare për veprime korruptive ndaj qytetarëve, duke i çuar në 14 rastet e goditura në dy javët e fundit në një proces vetë-pastrimi i radhëve të Policisë, i cili do të jetë sistematik”, shkruan Balla.

- Publicitet -

Sipas Kreut të Ministrisë së Brendshme, “forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritik, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurtë dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë të zbatimit të ligjit”.

Balla mbyll reagimin e tij duke falënderuar dhe vlerësuar bashkëpunimin e Policisë me qytetarët. “Falënderoj të gjithë ata qytetarë, si në rastin e dy kontrollorëve të kufirit, të cilët kanë raportuar apo ndarë me ne ankesat e tyre për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Ligjin dhe me Kodin Etik në Policinë e Shtetit”, përfundon reagimin e tij Ministri Balla.

Më herët Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi arrestimin e dy punonjësve të Policisë në Rinas. Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. AMP njoftoi se “të arrestuarit janë Inspektor A.D., 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas; Inspektor E.B., 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas”. Arrestimi u krye pasi, gjatë hetimit u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë ryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë”, njofton Policia.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  • Serbia arreston 2 gra për spiunazh, i akuzon se i dhanë SHISH-it dhe Agjencisë së Kosovës informacione për agjentë të BIA-s
  • Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt takim me Ramën
  • Drejtori i Policisë Korçë thirret në SPAK për dosjen e Ergys Agasit
  • Të dhëna tronditëse në SHBA, 100 persona vuajtën mbi 4100 vite në burg gabimisht

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  2. Vlora 97 on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  3. Shqiperia e Shqiptareve on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  4. cuf dabjoni on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. Studenti on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?