Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vinicus ankohet për thirrjet “Majmun”, presidenti i La Liga: Nuk ka ardhur në asnjë nga katër takimet për antiracizmin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vinicus ankohet për thirrjet “Majmun”, presidenti i La Liga: Nuk ka ardhur në asnjë nga katër takimet për antiracizmin!
AktualitetSport

Vinicus ankohet për thirrjet “Majmun”, presidenti i La Liga: Nuk ka ardhur në asnjë nga katër takimet për antiracizmin!

Published: May 22, 2023
Shpërndaje

Incidenti i pakëndshëm në “Mestalla” të dielën kishte protagonist brazilianin e Madridit, Vinicus, që me dy gishta u tregonte tifozëve vendas se do t’i dërgonte në të dytën. Dhe ‘shpërblimi’ i erdhi shpejt. Rishikim i momentit në VAR dhe e kuqe direkt për fyerje dhe provokim. Por nuk mjaftoi me kaq, teksa tifozët iu kthyen keqazi në kor, duke e quajtur “Majmun”. Një thirrje raciste që ka ndezur prej dy ditësh opinionin. Teksa Vinicus ankohej i dëshpëruar dhe i prekur nga ofendimet, ka ardhur ‘bomba’ tjetër nga presidenti i La Liga, Javier Tebas. Ai mori në mbrojtje tifozët dhe kampionatin, duke thënë se nuk është Spanja vend racist dhe dha një fakt tronditës. “Nëse Vinucus do ishte aq i shqetësuar për racizmin, do kishte ardhur në një nga katër takimet për antiracizmin që La LIga ka zhvilluar”, tha ai i prerë, duke iu përgjigjur reagimeve të klubit “Los Blancos”.

Kronika e ndeshjes dhe incidenti i paprecedentë

Valencia mposhti Real Madrid me shifrat 1-0, por shijen e fitores e zbehu publiku i stadiumit Mestalla që nuk pushoi së ofenduari në kor Vinicius Junior. Si në shumë ndeshje të këtj sezoni, braziliani ra preh e racizimit teksa i gjithë stadiumi i Valencias nisi të thërriste në kor “Majmun”. Një situatë e turpshme duke qenë se nuk erdhi prej disa individëve, por prej gjithë impiantit teksa sulmuesi nuk mundi të mbante nervat dhe në fund u ndëshkua me karton të kuq. Pas sfidës, braziliani dhe trajneri Carlo Ancelotti shpërthyen në akuza me italianin që theksoi se ndeshja duhej të ishte ndalur.

- Publicitet -

“Ishte një situatë shumë e rëndë, atmosfera ishte e keqe. E pyeta Vinin nëse donte të zëvendësohej, por edhe në atë rast ishte keq sepse i gjithë stadiumi ishte përfshirë nga koret raciste. Unë jam trajneri dhe lojtarët duhet t’i zëvendësoj nëse nuk janë mirë apo për arsye teknike, jo për racizëm. Nuk kisha para kurrë më parë diçka të tillë, ishte e papranueshme dhe Liga Spanjolle ka një problem madhor. Vinicius nuk është problemi, ai është viktima. Nuk mund të luash futboll në një atmosferë të tillë, kështu do të flisja edhe në rast fitoreje. Në fund e ndëshkuan edhe me karton të kuq, jemi në vitin 2023 dhe racizmi nuk duhej të egzistoj”, u shpreh Ancelotti.

Ndërkohë, vetë Vinicius pas ndeshjes nëpërmjet disa reagimeve në rrjetet sociale theksoi se njerëzit racist fituan pasi në fund ishte ai që u përjashtua nga loja. Sakaq, braziliani shtoi se La Liga nuk është më ajo e njëjta si në kohën kur aty luante Ronaldo, Ronaldinho, Cristiano Ronaldo apo Messi dhe se tashmë i përkiste njerëzve racist.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  • Dalin nga “arresti shtëpiak”, GJKKO zbut masën për ish-vartësit e Ballukut
  • “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  • Lëvizja e Flamingove tha “Jo”, tani i duhet guximi për të thënë “Po”

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?