Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Burime nga KESH, pohojnë se në vend të saj, në krye të institucionit është emëruar Algert Luzi, i cili pritet të marrë drejtimin e korporatës.
Haxhiademi mori drejtimin e KESH-it pas largimit të Erald Elezit. Ajo ka mbajtur më herët edhe detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Lëvizja në drejtimin e KESH-it vjen në një moment kur Haxhiademi është përmendur në kuadër të hetimeve të SPAK për çështjen e njohur si dosja “Balluku”.
Gjithashtu edhe Maksim Et’hemaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej fundit të vitit 2021.
Et’hemaj është përmendur shpesh në raportimet mediatike si një prej bashkëpunëtorëve të afërt të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Largimi i tij nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil vjen në një moment kur emri i tij dhe ai i ish-ministres Balluku janë përmendur në raportime lidhur me disa prej çështjeve që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të dorëheqjes së Et’hemaj.
j.l./ dita
