Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Virusi RSV mbërrin në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Virusi RSV mbërrin në Shqipëri
AktualitetShendetesiShoqëri

Virusi RSV mbërrin në Shqipëri

Published: January 16, 2023
Shpërndaje

Në Shqipëri krahas gripit qarkullon prej më shumë se dy javësh edhe virusi sincicial ose RSV. Virusi prek kryesisht moshat pediatrike duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor qendror.

Mirëpo, rasti i parë dhe i rrallë në vendin tonë që është konfirmuar dy javë më parë, ka qenë një 16 vjeçar, gjendja e së cilit është përkeqësuar brenda ditës, çka e ka futur në intubim.

“Natyrisht kemi pasur një djalë në moshë 16 vjeçare që ka ardhur në spital në gjendje të rënduar. I rënduar brenda pak orësh. Me temperaturë të lartë, dhimbje koke të fortë, kollë dhe e precipitojë situatën dhe u fut menjëherë në intubim mekanik. Probleme me trurin, mushkëritë, të zemrës. Një moshë e re të hyje kaq shpejt në intubim, ishte një situatë jo e mirë. Gjykuam se është një situatë gripi, por në sajë të analizave të bëra në ISHP u evidentua shkaktari që ishte RSV. Për ne në shërbimin infektiv është rast i rrallë, tek një adult.

- Publicitet -

Ishte në një situatë të re. sot gjendja e djalit është e mirë. Ishte hera e parë që ne kishim një rast të tillë dhe kaq të rënduar. Gripi ka temperaturë, dhimbje muskujsh, kollë. E veçanta është se kur je në sezon gripi është e vështirë të mendosh që është dhe ky virus dhe tek të rriturit është situatë e rrallë. Mushkëria ishte e dëmtuar dhe tamponët dolën negativë dhe duke marrë analizën u pa që ishte RSV. Është një gjë e rrallë për t’u evidentuar në këto mosha. Ishte I rënduar në mënyrë të pa pritur dhe tek një moshe e madhe dhe pa asnjë sëmundje tjetër”, tha Çomo.

Drejtoresha e spitalit infektiv, Najada Çomo tha se konstatimi i këtij virusi, që ka simptoma të njëjta me gripin bëhet vetëm me anë të analizave laboratorike në ISHP,

“Një pjesë e moshave të reja janë shtruar në spital sepse temperature ka qenë e lartë. Shenjat kryesore kanë ngjashmëri me gripin dhe simptomat janë rrufa, kolla, dhimbja e gjoksit. Kanë ngjashmëri me natyrë bakteriale dhe diferenca nuk bëhet dot në bazë të shenjave klinike, por diferenca bëhet nëse pacienti është i shtruar në spital dhe i bëhen në spital. Rasti u konstatua para 2 javëve dhe askush nuk e mendoi se është kjo”, u shpreh Çomo.

Çdo ditë urgjencën infektive, tha Çomo kërkojnë ndihmë deri në 200 qytetarë, ku nga komplikacionet për shkak të gripit janë regjistruar raste të të prekurve në tru nga meningjiti apo encefaliti.

“Në spitale shtrohen ato që bëjnë komplikacione në mushkri, temperaturë të lartë që nuk mundet në shtëpi. Vazhdojnë të vijnë kryesisht grup moshat e reja dhe veç atyre me sëmundje kronike. Gripi ka komplikacion të parë në rrugët e frymëmarrjes, në sistemin nervor qendror, meningite dhe encefalitet dhe jep komplikacione në zemër. Veç pacientëve që janë me shenjat kryesore të gripit që nuk dominohen në kushte shtëpie, kemi raste të shtuara me infeksione të trurit siç është meningjit. Kanë qenë qytetarë shqiptarë dhe të huaj që e kanë kaluar këtë situatë”, shtoi ajo.

Krahas simptomave si temperatura e lartë, kolla, problemet me frymëmarrjen, risi e këtij viti e gripit është edhe dhimbja e fortë e trupit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    January 16, 2023 at 11:59 pm

    Kete qe e ka bere koken si shenje Stop-i, e pret litari. Keta e shume te tjere qe njihen po nuk e dine ende, sepse tani per tani, ju duket vetja te maja e Olimpit nga lepushkat qe marrin, per te shtyre mashtrimin e virusit dhe gjenocidin e vaksinave.

    Si idiote te dobishem e injorante qe jane, nuk e kuprojne, qe ata qe i ferkojne tani, po ata do ti hedhin dhe te koshi kur te vije koha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?