Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vizita e presidentit Begaj në Prishtinë, Osmani: Traktat për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse na rrezikohet siguria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Vizita e presidentit Begaj në Prishtinë, Osmani: Traktat për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse na rrezikohet siguria
KosovëKryesore

Vizita e presidentit Begaj në Prishtinë, Osmani: Traktat për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse na rrezikohet siguria

Published: August 15, 2022
Shpërndaje

“Vij në shtëpi dhe në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla (…)”, “Mirë se erdhët në shtëpi”, me këto fjalë të përzemërta, përtej protokolleve zyrtare, nisi takimi mes dy presidentëve shqiptar, të Bajram Begajt dhe kryetares së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë vizitë u përçuan mesazhe të rëndësishme që kishin një të përbashkët, nxitjen e bashkëpunimit mes 2 vendeve, për të qenë bashkë në çdo hap.

Nisur nga zhvillimet në veri të Kosovës dhe akuzave se Serbia ka një retorikë përçarëse, në fjalën e saj hapëse, por edhe luftës në Ukrainë, Vjosa Osmani theksoi se nuk duhet humbur kohë dhe se Shqipëria dhe Kosova duhet të nënshkruajnë traktatin për mbrojtjen e njëra-tjetrës në rast rreziku.

“Një traktat për mbrojtje të ndërsjellë që të reagojmë për mbrojtjen e dy shteteve tonë, është në harmoni me praktikat ndërkombëtare, ndaj është koha që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim”, tha Osmani.

Begaj, i cili kishte vizitën e tij të parë si president i Shqipërisë, i premtoi Kosovës se Shqipëria do të vijonte që të ishte një zë i fortë për ta përfaqësuar atë në arenën ndërkombëtare, aty ku Prishtina zyrtare nuk ka ende një ulëse krah shteteve të tjera të botës. Begaj ceku liberalizimin e vizave për Kosovën, që e quajti një premtim të vonuar, e ndërsa si një ish-ushtarak nuk mund të mos vlerësonte edhe rolin e UÇK-së për pavarësinë e shtetit.

- Publicitet -

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit. UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar. (…)Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme. (…)E sigurova presidenten Osmani se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit dhe si anëtare e OKB-së, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës, përforcuese e zërit të saj, në promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës, pakthyeshmërinë e këtij fakti, njohjet e reja dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik”, tha Begaj.

Më pas me Begaj do të takojë Kryeministrin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, krerët e partive kryesore politike, takim me komandantin e KFOR-IT, me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë. Gjithashtu Presidenti do të zhvillojë vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari si dhe homazhe në varrezat e familjes Jashari, homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Pilo Lala says:
    August 15, 2022 at 12:44 pm

    Presidenti Shqiperise e filloi me nje hap shume serioz mbrojtjen e dy shteteve tona.
    Perse nuk e firmosi me Liken kjo lopa e Kosoves, apo kishte pune te tjera?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 15, 2022 at 2:48 pm

    Vini RE: Presidentja V.Osmani provokon Presidentin BB,me traktat të përbashkët Shqipëri-Kosovë në rast sulmi nga…Sërbia..!Që do të thot: Nëse Edi Rama si “..VËLLAU VUÇIÇIT DO ISHTE DAKORT..” Ky traktat nuk ka ndodhur as 1000 vjet më parë.Dhe Presidenti Shqipëtar ja menderosi: “..Shqipërinë dhe Kosovën e mbron NATO..” Ndaj,bëni përpjekje të futetni në NATO..!! Shqipëria ndaj Kosovës ka detyrimet e saj.
    -Nuk dihet se si do e komentoi Berishizmi në Shqipëri e Kosovë këtë propozim të N/Kryetares së P/VV V.Osmani..!

    Reply
  • me mire nje i rrezikshem por i njohur, se nje anonimat i "urte" . se nje says:
    August 15, 2022 at 2:52 pm

    obobobo,
    u fut ne loje dhe nje kapterr anonim
    ne punet e ketij te vuajtur popull .
    si i pa njohur qe eshte, me gjithe ate pushtet qe ka ky,
    do na coi tek “pese puset” .

    Reply
  • Tirana says:
    August 15, 2022 at 3:53 pm

    Sa elegante eshte bere Vjosa!

    Reply
  • Mali says:
    August 15, 2022 at 10:34 pm

    KA SHQIPERI SE KA KOSOVE
    DESHMON HISTORIA
    NJE SHEKULL ME SHPIRT NDER DHEMBE
    GJERSA ERDH LIRIA

    BORXHIN SJA PAGUAN DOT
    KURRE ARBERIA
    DARDANISE KRYEZONJE
    KU MERZEN LAVDIA

    AJO. RA THERROR PER NE
    SERISH HEQ E VUAN
    KELYSHET E TRADHETISE
    NEN SATER E DUAN

    KOHA SHKON POR EDHE VJEN
    SHQIPONJAT SE ULIN KOKEN
    MATEN ME QIELL E RRE
    SFIDOJNE EPOKEN

    Reply
  • Vasili says:
    August 16, 2022 at 9:00 am

    Se pari ketu,vazhdon te mungoje traktati egzistencial:
    Te mbrohemi nga vetvetja.Dhe kjo vazhdon te mos arrihet,ne kete rreth vicioz,ku pushtetet vijne verdalle pa fund nga fekalet,qe kane siper.
    Se dyti,te mbrohemi nga njeri-tjetri,ku mendjet te formuara nga injoranca e thelle dhe e erret,marrin orgazem kenaqesie,nga urrejtja asgjesuese,per aferndenjesit kufitar.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 16, 2022 at 10:04 am

    Kosovarët vazhdojnë ta mbajnë HUNDËN përpjetë edhe me Presidentin Shqipëtar BB,me KM E.Rama po e po..për fain e tyre:
    1.Presidenti Shqipëtar kërkoi takim me Krerët e Partive Kosovare në zyrat e Kuvëndit të Kosovës si seli SHTETËRORE,ndërsa kreu i një partie.. kërkoi që Presidenti BB të shkonte në zyrën e tij,për ta futur Presidentin tonë në ingranazhet politike..Ashtu siç kan bërë me Presidentët e mëparshëm Shqipëtar që kan lindur rolin e Partive opozitare në Shqipëri..! Bravo e madhe President BB.
    2.Nuk është parashikuar konferenc shtypi me GAZETARËT..që të mrreshim me pak THASHETHEME sipas porosive të berishizmit në Shqipëri..!
    3.Presidenti BB në takim me Presidenten V.Osmani nuk ra dakort me propozimin e saj “..për krijimin e një traktati mbrojtës në rast sulmi armik. ” por i tregoi se për të dy vëndet është NATO që ti mbroi.Kjo e la hindëVarur antaren e P/VV të A.Kurtit.

    Reply
  • Asd says:
    August 16, 2022 at 10:21 am

    Bajromi filloi me e tregu qe eshte zero ne inteligjence. Sipas asaj lopes dhe ketij kokelopes, nese Serbia sulmon Kosoven, Bajromi do i shpalle lufte Serbise dhe vendet e Natos do nxitojne te shpetojne lopet nga zjarri. Ah cfare debilesh…

    Reply
  • liqeni titikaka, me mbi 3000 m lartesi says:
    August 16, 2022 at 12:58 pm

    kur ishim deri dje, deri ne gryke te armatosur,
    i hengrem m..une imperializmit amerikan dhe social
    imperialisteve ruse e kineze (praktikisht gjithe fuqise ushtarake
    te botes) .
    tani vetem me vjollcen muhamedane dhe bajramin ateist,
    (bene vaki te jete dhe me “muhamedan” se muhamedanet)
    u “ham” t’emen sllaveve te armatosur deri ne dhembe .
    dhe nuk jane pak; disa qindra milion edhe pse usa nga matan oqeaneve
    mundohet t’i ” percaje” per hire te trimit te skraparit,
    lindur ne 1000 m lartesi .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?