Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjosa Osmani pritet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për komunat në veri të Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Vjosa Osmani pritet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për komunat në veri të Kosovës
KosovëKryesore

Vjosa Osmani pritet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për komunat në veri të Kosovës

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri të vendit.

Përmes një njoftimi nga Presidenca, bëhet e ditur se Osmani ka ftuar subjektet politike për konsultim për të caktuar datën.

Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor, ku pritet të vendoset data për zgjedhje në komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

- Publicitet -

“Presidentja Osmani fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të veriut të vendit. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë u mbajt një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    November 11, 2022 at 1:53 pm

    Pae kaq nxitim?

    Reply
  • pilo lala says:
    November 11, 2022 at 2:24 pm

    Kjo femer do e shkaterroje kosoven, ka qellime te mbrapshta.
    Kush do shkoje te votoje ne Komunat me popullsi Serbe?
    Votimet do deshtojne, kete e di edhe me budallai, nuk e di Vjosa Osmani?
    Ke kerkon te provokoje Vjosa me zgjedhje te reja?

    Reply
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 5:13 pm

    Uroj qe ky konflikt artificial I krijuar si gjithmone nga Serbia te perfundoje me nje fund te bukur per Kosoven tone te dashur .

    Reply
  • Prec Ulaj says:
    November 11, 2022 at 5:34 pm

    Pilo,
    E keqja eshte se ne kete moment keta te dy i ka braktisur Amerika dhe Europa.
    Keta nuk kane zgjidhje, por te lepijne mbrapsht ate qe peshtyne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?