Një 45-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen në Vlorë. Bëhet fjalë për Veziko Bojkon, nga fshati Tërbaç, e cila ka humbur që prej 2 javësh dhe nuk po gjendet. Familjarët kishin kërkuar ndihmën e policisë vendore, teksa dje u raportua edhe për lajmin e humbjes së gruas në fjalë.
Nga verifikimet dhe dëshmitë rezulton se Bojko vuan probleme shëndetësore, për shkak të sklerozës. Policia e Vlorës ka nisur kërkimet për të, me qëllim gjetjen.
