Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vodhën në banesë sende me vlerë gjysmë milionë euro, arrestohen dy motra të mitura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vodhën në banesë sende me vlerë gjysmë milionë euro, arrestohen dy motra të mitura
AktualitetKronike

Vodhën në banesë sende me vlerë gjysmë milionë euro, arrestohen dy motra të mitura

Published: December 29, 2023
Shpërndaje

Dy motra të moshës 12 dhe 16 vjeç janë ndaluar nga policia italiane, pasi kanë vjedhur në një banesë çanta luksoze, stoli dhe ora me vlerë rreth 500 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Krishtlindjes në Monza. Pronari i shtëpisë, i cili njoftoi policinë, i ndoqi të miturat hajdute në rrugë pasi vuri re vjedhjen. Vjedhja kishte ndodhur disa minuta më parë, ndërsa burri dhe gruaja e tij ishin jashtë për të përfunduar blerjet e tyre të fundit për Krishtlindje.

Kur burri u kthye në shtëpi, ai e kuptoi menjëherë se apartamenti i tij ishte vjedhur. Duke parë nga dritarja, ai pa dy vajza të vogla që po largoheshin me çantat firmato të gruas së tij në krahë dhe vendosi t’i ndiqte ato. Sapo arriti në rrugë ai bërtiti duke iu kërkuar ndihmë kalimtarëve dhe dikush mbërriti tek ai, thirri 112 dhe më pas e ndihmoi të ndalonte dy vajzat hajdute.

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, gjetën dy të miturat, të dyja me origjinë sllave, të ulura në trotuar me të zotin e shtëpisë dhe një fqinj që qëndronte përballë tyre. Burri ka shpjeguar se i kishte parë nga dritarja teksa po largoheshin me disa çanta me vlerë në duar, të cilat i përkisnin bashkëshortes së tij dhe se ia doli t’i ndalonte falë ndërhyrjes së një banori tjetër të zonës.

- Publicitet -

Në çantat e vjedhura vajzat kishin fshehur bizhuteri dhe ora luksoze, ndërsa tek të dy motrat oficerët gjetën kaçavida dhe gërshërë, si dhe një copë plastikë të marrë nga një shishe shampo, e përdorur për të shkatërruar bravën e shtëpisë.

16-vjeçarja, e cili kishte disa precedentë penalë që datojnë në vitin 2018, u arrestua për vjedhje dhe u dërgua në CPA në Genova. Motra e vogël, pa precedentë penalë, për shkak të moshës së saj të re, iu besua avokatit të familjes që ndodhet në Francë, i cili mbërriti në Itali, orët e fundit për ta marrë në paraburgim. Dy motrat prej disa kohësh jetonin vetëm në Itali, të besuara te të njohurit dhe gati për të lëvizur nga një vend në tjetrin pa asnjë mbikëqyrje të rrituri.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  • Krimi i organizuar në turizëm
  • Gjermanët po udhëtojnë shumë, por ku?
  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA

Komentet e Fundit

  1. chp on Krimi i organizuar në turizëm
  2. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  3. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  4. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  5. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?