Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Von Cramon vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin: Të zbatohet sa më shpejt Marrëveshja e Ohrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Von Cramon vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin: Të zbatohet sa më shpejt Marrëveshja e Ohrit
AktualitetKosovë

Von Cramon vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin: Të zbatohet sa më shpejt Marrëveshja e Ohrit

Published: May 28, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata biseduan për zhvillimet në vend, me prioritet procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit.

“Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyrë një herë në dhjetor dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të saj, Kuri përsëriti që duhet zbatim i shpejtë, i plotë dhe i pakushtëzuar. Kreu i qeverisë shtoi se është kënaqësi të presë Cramon në takim në këto kohë të rëndësishme dhe e falënderoi atë për përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe Bashkimin Europian.​

- Publicitet -

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  • FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  • VIDEO: Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit bllokojnë rrugën me kosha mbeturinash
  • GJKKO i përgjigjet Dhomës së Avokatisë: Ndalimi i telefonave në sallë, masë rendi dhe sigurie
  • VIDEO: Përshkallëzon protesta jashtë Kuvendit, godasin me vezë efektivët e Policisë

Komentet e Fundit

  1. demo on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  2. Kureshtari on Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre
  3. katarakti on Nga bashkimi te dështimi
  4. demo on Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre
  5. Choicer Voicer on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?