Parashikimet e Kodit Zgjedhor për votën e emigrantëve janë iluzive dhe të pazbatueshme ndaj atyre iu cenua e drejta e votës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Këto ishin argumentet e Gjykatës Kushtetuese sa i përket padisë së bërë nga shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” për pamundësimin e votës së shtetasve shqiptar nga jashtë vendit.
Kuvendi ka cenuar të drejtën e emigrantëve për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, duke miratuar amendamente në Kodin Zgjedhor që krijojnë te qytetarët iluzionin se gëzojnë një të drejtë, por që në fakt nuk ekziston.
Ky është në thelb argumenti i zbardhur nga Gjykata Kushtetuese, në të cilën ajo u bazua për këtë vendimmarrje duke nënvizuar se parashikimet e vendosura në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi në vitin 2020 sa i përket votimit nga jashtë vendit janë në vetvete të pazbatueshme.
“E drejta kushtetuese e votës së kësaj kategorie për shkak të boshllëkut ligjor ka mbetur thjesht një parashikim deklarativ, i pazbatueshëm efektivisht në praktikë, duke mbetur në thelbin e saj iluzive”.
Në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor në vitin 2020 u sanksionua për herë të parë e drejta e shqiptarëve me banim të përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë për të votuar nga ku ata jetojnë. Këtë të drejtë duhet ta implementonte KQZ. Gjykata vëren se pavarësisht kohës së kaluar, asnjë akt nuk është miratuar në këtë drejtim për të mundësuar gëzimin e kësaj të drejte nga qytetarët.
“Deri në këto zgjedhje, Rregullatori nuk miratoi zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë vendit, sikundër po ashtu as Komisioneri nuk plotësoi masat tekniko-organizative që mundësojnë votimin nga jashtë vendit”.
Pavarësisht përgjegjësisë me të cilën ngarkon KQZ-në, Gjykata Kushtetuese nga ana tjetër e justifikon atë me mungesën e kohës që iu la në dispozicion këtij institucioni për implementimin e votës nga jashtë vendit.
“Gjithashtu, edhe vetë koha e krijimit nga Kuvendi i Komisionit Rregullator, gati gjashtë muaj përpara zgjedhjeve për Kuvendin të datës 25.04.2021, tregon se ndryshimet ligjore nuk janë të qarta për realizimin e votimit nga jashtë vendit për këto zgjedhje, por nuk rezultojnë të qarta as për zgjedhjet periodike të kujt viti ky votim do të bëhet efektiv”.
Tashmë sipas këtij vendimi, Kuvendi ka kohë deri në janarin e vitit 2024 që të miratojë ndryshimet ligjore për të mundësuar të drejtën e votimit nga jashtë vendimit të shtetasve me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë.

Tani, mbas pilafit, kujt i vlen kjo deklarate e Gjykates Kushtetuese?
Indirekt lihet te kuptohet qe fajin e ka Kuvendi! Me kuvend fillimisht kuptojme nje godine, pastaj kryetarin, pastaj kryetaret e grupeve parlamentare, pastaj kryetaret e komisioneve te perhershme. Cili nga keta qe jane sot ne keto pozicione, por me emer aman, e ka pergjegjsine?
Mungesa e votes se migranteve eshte grushti me i forte qe i eshte bere demokracise
Sepse ne fakt ata nuk jan diaspora sepse per ta do mjaftonte nje ligj dokudo si vendet e tjera
Por ata jane shumica derrmuese e votuesve dmth shumica ne kuvend
Pra nqs vertet do ju jepet mundesia ajo nuk duhet te kete asnje censure si pershembull 2 apo 5 ulse ne kuvend sepse si thash me lart eshte shumica (i vetmi vend ne bote qe shumica ndodhet jashte dhe jo e kunderta)
Te kushtezosh shumicen me 5 kandidate eshte me e piset sesa te mos i japesh te drejten e votes
Ketu do behet lufta e atyre qe krihen se kane shumicen por ne fakt kan vetem 17% te elektoratit apo atyre qe jan opozita por ne fakt jan 10%
Diaspora me te drejten e votes do krijonte parti te reja ne itali gjermani e greqi
Jam i bindur se nqs ju jepet e drejta e votes ajo (diaspora) do ti çonte me shpejt se spak ne koshin e plehrave parine e korruptuar dhe pa moral
Meqe amerika ka hy ne politiken tone te mbrendshme do mjaftonte nje deklerate publike ku nuk do i njihte zgjedhjet nqs diaspora nuk voton
Sepse kjo klase e kalbur qeveris duke valvitur miqsine me ameriken pra krejt menyra e tyre e qeverisjes ju faturohet pa dashur shba-ve
Prandaj sot shba duhet te shprehet eshte me shqiptaret apo me pushtetaret
Nqs vazhdon te jete me pushtetaret 37% qe ka ngelur shume shpejt do ike
Nqs eshte me shqiptaret 63% qe ka ikur do shporre kete klase gjakpirsash
Unë jetoj jashtë Shqipèrisë dhe nuk jam dakort që të bëhen votime jashtë Shqipërisë! Përse do të thoni ju. Arsyeja është se do të bëhen manipulime. Ju nuk jeni në gjëndje që të bëni votime të « pastra » brënda Shqipërisë dhe kërkoni që të bëhen jashtë! Shikoni se kush e ngre problemin: shoqata « Diaspora për Shqipèrinë e Lirë »! Unë nuk e di se kush është në këtë shoqatë dhe kë caktojnë ata për votim! Gjithçka është në erësirë dhe duket qartë që një grup njerëzish flet edhe në emrin tonë! Prandaj, votoni ju që jeni brënda dhe po n’a rastisi që të jemi në Shqipëri, të votojmë edhe ne, pa n’a i fshirë emrat, ashtu sikurse është bërë deri tani.
Nuk ka turp me te madh, ne nje shtet ,qe perjashtohet 1/2 e popullsise te votoj.Une jam shprehur dhe here te tjera, se perjashtimi i emigrantve nga votimi, eshte interes i dy parive te medha.
Nga 2005 e ketej emigrantet nuk jane aq shume te angazhuar dhe pjesmares per politkat qe ndiqen ne vendin e tyre .Jane te zhgenjyer me qendrimet aspak ne interes te tyre per mjafte ceshtje qe lidhen me trajtimin e tyre ne vendet ku punojne e jetojne si dhe me skandalet qe ndodhin perdite nga politka ..Me thoni cfare ndihme marrin emigrantet nga shteti Ame kur ata ndodhen para perplasjeve me te drejtat themelore njerzore ku punojne e jetojne .Shqiptaret ndryshe nga emigrantet e vendeve te tjera shikohen te rezikshem.Ndaj tyre gjithmone ka procedura te ndeshkimit si ne kohen e diktatures komuniste .Boll te behen 3 deshmimtare bashke kunder shqiptarit dhe ai kalbet ne burg.Jo vetem qe eshte i pambrojtur juridikishte por dhe penalizohet edhe ne vendine tij . Emigranti ne Shqiperi konsiderohet vetem per tu vjelur finacjarishte .Jo vetem qe paguajne per mizerjen e jeteses se prinderve te tyre por dhe te gjitha kamatavonesat e lloje lloje gjobash qe ndodhin nga mungesa e tij ne qytetin ku banon .Jane te vetmit ne bote qe paguajne dy tarifa.Jane te vetmit qe smarrin asnje konsulte ligjore e perkrahje socjale .Troc shteti shqiptare i konsideron si dobicet e putanave qe mbeten rrugve .
Ambasadat nuk mbulojne ceshtjet kryesore te emigrantve sic jane .E drejta ligjore e njerezore , penalizimet ne vendet e punes ,perfitimet nga aksidentet ,shkollimi , ruajtja e vendit te punes,burokracija e dokumenteve te identifikimit e te qendrimit . E shume e shume qe i ndjejne vete emigrantet .
Pra emigranti si dhe nje pjese e mire e shqiptarve qe jetojne e punojne ne vendin e tyre sebashku kane kapacitete ,nese organizohen ,te ushtrojne presjon ndaj politkave qe ndiqen ne interes te kombit . Emigrantet nku kane te njejtin perceptim per shtetitin politken , mardhenjet e raportet me organet shteterore ne raport me votuesit ne vend . Emigranti nuk kerkon shperblim per voten .Nuk te voton nese shikon qe korrupsjoni dhe hajdutelluku eshte norme ne Shqiperi . Nuk e bene dot patronazhiste qe cirret e te bertas per ate kategori deputetesh qe do te zgjidhen .Nuk e blen dote voten e tyre . Kete e din shume mire kreret kryesor te partive politke qe kur vijne fushata elektorale nuk guxojne tu ofrojne privilegje emigrantve .Nuk ndodh si ne Shqiperi . Berisha ,Ilir ,Rama e kreret e partickave te vogla ju premtojne hapur jo vetem neper fushatat elektorale por dhe kur organizojne protestat .Para ( qe eshte nga vete gjaku i popullit), vende pune te majme,PPP, dhe me e tupshme shperndajne orendi shtepijake . Keto nuk i kertypin emigrantet qe i shohin e degjojne nga te afermit e tyre e TV. Kuptojne se ne cfare bataku e niveli eshte politkberja ne Shqiperi .
Gjukata Kushtetuese mire bene qe argumenton, se ne keto kushte ligjore, qe jane sot ne fuqi ,nuk mund te marin pjese ne votime emigrantet . Pra njeren faqe e rruajti po tjeteren pse e lene me lesh?.Nuk u del koha ti studjojne e ndryshojne ligjin ? Por sic thot populli per dembelet e pushtetaret . Ha Muco .Pirdh Muco e vidh Muco .
Na u PREMTUA ketu ne Itali qe me 2013 nga i derguari i PS. Pa diskutim, na u tha, qe ne zgjedhjet e radhes DO TE VOTONI… Mashtrues…TE NDYRE! Per nje TE DREJTE PRIMARE… ndyresira te pabese.Mendojne vetem te vjedhin.
E kane frike voten e emigranteve sepse ate nuk e blejne dot!
Votat e emigranteve tregojne perfundimisht kete klase politike nga pushteti!
MIRËMBRËMA!
Si gjithnjë në radhë të parë Patronazhisteve e Patronazhistave.
HA HA HA HA HA HA HA … Dashkan edhe të votojnë shqiptarët e tjerë. LOL !
Dhe me këtë foto: të shqiptarit emigrant që është duke parë ëndërr sikur voton, ju uroj një gjumë të ëmbël!