Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese e Mjedisin miratoi vetëm me votat e shumicës në një mbledhje online variantin final të projektligjit që u prezantua fillimisht si nismë nga disa deputetë socialistë, sipas draftit të qeverisë, të cilat i hapin rrugën zhvillimit turistik dhe ekonomik të Zonave të Mbrojtura.
Shumica miratoi me urgjencë propozimin në disa komisione parlamentare të hënën duke e kaluar për votim në seancë plenare të enjten pa marrë parasysh kundërshtimet e organizatave mjedisore dhe Bashkimit Europian.
Komisioni përgjegjës refuzoi kërkesën e ambasadorit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato për të rihapur konsultimet me shoqërinë civile dhe palët e interesuara për këtë nismë mbi propozimet e ardhura nga qeveria
Gjatë votimit nen për nen, ky komision përfshiu në projektligjin fillestar të deputetëve pothuajse të gjitha propozimet e ardhura nga qeveria duke i dhënë Këshillit Kombëtar të Territorit autoritetin vendimtar për veprimtaritë që do të zhvillohen brenda këtyre zonave dhe lejimin zhvillimit turistik dhe infrastrukturor në to.
Komisioni miratoi pa ndryshim nenin 33 të propozuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, sipas të cilit lejohen; “veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur”.
Në propozimet e qeverisë ishte dhe një variant tjetër i këtij neni që vinte si propozim i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për lejimin e investimeve strategjike dhe çdo projekti strategjik që vendoste qeveria.
Me ndryshimet e reja do të ngrihet një strukturë paralele me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për administrimin Parqeve Kombëtare.
Para se të miratohej në komisionin e Mjedisit, projektligji u miratua me rezerva në komisionin e Ligjeve dhe atë të Integrimit.
Deputeti Pandeli Majko kundërshtoi për procedurë nismën e deputetëve duke e quajtur këtë një çështje politikash që i takonte qeverisë. Madje, ai aludoi se deputetët kishin marrë përsipër të bënin “detyrën” e strukturave ekzekutive.
“Të jemi shumë të kujdesshëm, pasi ndërhyrjet që janë bërë në këtë ligj, të jem i sinqertë duket sikur jemi në rolin e Ponc Pilatit, po bëjmë punën e dikujt që nuk donte të dilte të thoshte ky është propozimi”- tha ai gjatë diskutimit.
Ndërkohë në komisionin për Çështjet Evropiane u shqyrtua shkelja që ky projektligj i bën direktivave të BE-së për përafrimin e legjislacionit, marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe deklaratës së të drejtave të njeriut të OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm.
Drejtuesja e mbledhjes, nënkryetarja Etilda Gjoncaj, tha se sugjerimet e ardhura nga zyra e Kuvendit për përafrimin e legjislacionit për nene të veçanta të projekligjit do t’i paraqiten komisionit përgjegjës.
“Të mbahen në konsideratë për përputhje me nenin 108 MSA, pikën 37 të kartës së të drejtave të njeriut dhe direktivën për mbrojtjen e habitatit dhe të natyrës”- tha ajo duke kërkuar të riformuloheshin nenet në përshtatje me detyrimet e mësipërme.
Ndërsa kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një konferencë për mediat akuzoi mazhorancën se po bën një krim ekologjik duke i hapur rrugë betonizimit të këtyre zonave.
“Një lëvizje e tillë jo vetëm kundërshton angazhimin tonë ndërkombëtar dhe thyen direktivat e Bashkimit Europian, konventat e nënshkruara nga qeveritë shqiptare ndër vite, por i hap rrugën dhe një zhvillimi që është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në ato zona”- tha ajo.
Arben Pëllumbi, kryetar i komisionit për Mjedisin, i tha BIRN-it pas mbledhjes, se ishin marrë parasysh këto sugjerime. “Ligji nuk synon asnjë përafrim dhe nuk shkel asnjë direktivë”- tha ai, ndërsa shtoi se gjithashtu ishin marrë parasysh dhe kërkesat e shoqërisë civile.
Ndërkohë komisioni i Ligjeve dhe ai për Integrimin refuzuan kërkesat për dëgjesa nga shoqëria civile duke e konsideruar këtë si çështje të komisionit të Mjedisit.
Propozimet fillestare për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura u bënë nga një grup deputetësh socialistë me argumentin se po i përgjigjeshin një shqetësimi të kryetarëve të bashkive që kërkonin më shumë kompetenca mbi territoret e ZM-ve.
Por drafti i tyre u hodh poshtë nga vetë nismëtarët në shumicën e propozimeve, pasi Këshilli i Ministrave i dërgoi Kuvendit një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi” duke përdorur një truk procedurial për të shmangur konsultimin publik.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kërkuan të premten parlamentit dhe qeverisë që të tërhiqen nga propozimet e paraqitura dhe të hapin procesin për këshillim mjedisor me organizatat, institucionet shkencore dhe partnerët ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së natyrës.
Ata këmbëngulën se të gjithë ndryshimet e propozuara janë të rrezikshme për të ardhmen e ZM-ve, shkojnë në kundërshtim me frymën e ligjit aktual, me normat dhe praktikat evropiane dhe me çdo detyrim ligjor të këshillimit publik.
Ndryshimet, sipas organizatave, vulosin fundin e sistemit të mbrojtjes për këto zona dhe biodiversitetit në Shqipëri.

Kush do t’i ndërtojë duke dëmtuar mjedisin dhe për kë do të ndërtohen?
LLac shoku Ropi, llac. Shoqeria civile po pengoni punen. Gati betonierja, se na kane mbetur ca zona pa i betonuar.
Po jeni bere si mbreti Midas, qe cdo gje qe prekni behet beton. Me te degjuar e kam, thone se dhe ky Midas sikur e kishte nje dell ketej nga anet tona, nga “Bryges” e lashte. Skeni faj, e keni semundje te trasheguar.
P.S. Te me fali ndonje ketu ne forum, per ndonje pasaktesi historike.
Deri tani nuk ja kthyen tokat pronareve sepse ishin te mbrojtura. Tani qe mbrojtia ra pse nuk I kthehet pronareve por I shitet te huajve per € 1 nga sheiku pa toke Edi Kristaq Rama. Kjo eshte vetem nje forme e re e diktature. Enveri I mblodhi me dhune por te pakten I mbajti per vete, per shqiptare, po ky po ja jepe te huajve falas per ndertues te huaje, qe nuk do kete shqiptare te shkoje per nga cmimi. Vete grupi Meta Rama Berishe mund te shkoje.
Talleshit ju me “gjikandin” kur thoshte…Nuk keni pare gje akoma….
Nashti doli hapur, se i ra dhe alibia “Te gjatet nuk vjedhin”, se bie e vertetoi SPAK qe dhe te gjatet (Ilir Beqaj) vjedhin.
– Lojrat e fatit qe pretendonte ti shkatrronte – vetem sa ndrruan perfitues….
– Turizmin po e kanalizon me “investotorin strategjik” … nen parullen “hidhu ti te hidhem une”…
– Edhe tuneli i Llogarase, na doli per fat fiks atje ku ka bere resortin Zamir Mane – cfare shanci mer ja q.. t’emen !!!
– Incineratoret Fier – Elbasan – Tirane… e moret vesh si perfunduan…
– Sterilizimi nga shendetsia – po e moret vesh …
– Anijet e prodhimit te energjise ne Vlore po marrin miliona pa prodhuar asnje kilovat energji…
– Investimet e Bankes boterore ne bujqesi …. u avulluan pa nam e pa nishan…
– Kanabisi lulezon ne cdo fshat…e shitet ne oborret e shkollave si fara luledielli.
– Kadastrat – ja nxorri ujin e zi nga te gjitha anet…grabit toka e vidh te vjedhim
– Kalaja e Lekuresin, Butrinti, etj. etj… jepen me qira per qoka, se shteti nuk ka kellqe ti administroje
etj. etj…
dhe lista vazhdon e do vazhdoje…
Te na rroje Antoni Blinken qe na e ngre ne qiell liderin global …
Doni me per Belulin ???
Me kete ligj shllapetka n-50 e Rames shkel pyjet dhe lendinat e vendit tim.Cfaros me arme betoni plazhet dhe Rivjeren shqiptare,.Qendrat Arkeologjike dhe kulturen historike,.Perfundimisht,,Totalisht,.
Goxilla tiranosaur ju cpif perseri ketij populli te pafat.
O popull im debil , o dele , o derra !
E kemi mbushur vëndin me kafene, klube dhe ……………..resorte !
Po ndërtojmë ç’do ditë një republikë bananesh.
Po ndërtohet hekurudha nga Budapesti në Greqi ku trenat do kalojnë nëpër të gjithë shtetet e Ballkanit me shpejtësi 300 km në orë , pa Shqipërinë .
Unë , një nga delet apo derrat e këtij vëndi , ju bëj thirrje – nëse duam Shqipërinë , të hedhim në erë këtë parlament dhe këtë qeveri . Janë tradhëtarë .
popull pa sindikata dhe grupime politike te dalin ne rruge dhe te protestojne si ne france.
do betonizojne dhe pjesen qe ka mbetur tani dhe do behet i gjithe vendi si germadh e cpifur.
Capi , ti edhe thua e kemi tradite nga anet tona dhe pastaj na akuzon se e kemi semundje duke perjashtuar veten tende ! Ti ku ben pjese?
Te me falesh vlonjati, ndoshta zgjedhimi i foljes kam/jam te ka krijuar pak konfuzion.
Ti pergjigjem pyetjes, une hyj ne ate kategori shqiptaresh, qe e duan Shqiperine pa kioska dhe me keq akoma te pa betonizuar, ku te kete harmoni midis natyres dhe ndertimeve te reja dhe moderne. Me qe je dhe nga Vlora, nje shembull i keq eshte Lungo Mare (se as emrin se ka shqip). Te pakten ky eshte opinioni im.
Jam nga ate qe deshiroj qe nje i huaj te kete mundesi te shikoj pjese te vjetra te historise dhe vendeve arkelogjike. Nuk jam dakort qe keto zona tiu zihet fryma me resorte (Butrint) apo me keq akoma si ai mozaiku varrosur nen themelet e kullave (Durres).
Dhe perfundimisht, nuk jam ne ate kategori qe ne emer te zhvillimit marrin vendime dhe aprovojne ligje qe sjellin demtime, qe eshte shume e veshtire te korrigjohen ne te ardhmen.
Shpresoj se ju pergigja pyetjes.
n`Turqi do ta ndiqka Lyderi boteror Protesten para zyres se tij.
Duket,se nuk i ka bese as Vlores.Edhe atje mund ta haje ndonje gjyle molotov.
Po ne Lurë qa do bëhet e perfiton nje hapsiren ndërtimi per resorte ne park
JA NXORREN FUNDIN TEPSISE
TANI KOCKAT DO LEPIJNE
MOS JU MBETET GJE PISHMAN
DO TE SHESIN DHE TAPINE