Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Votuan vetëm 13 serbë, 2 gabimisht”, Vuçiç: Do të votojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Votuan vetëm 13 serbë, 2 gabimisht”, Vuçiç: Do të votojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
AktualitetBote

“Votuan vetëm 13 serbë, 2 gabimisht”, Vuçiç: Do të votojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Zgjedhjet e së dielës në Kosovë kanë sjellë ndryshime tektonike në politikë. Kështu shprehet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një analizë pas votimeve në katër komunat në veri të Kosovës, duke paralajmëruar një ashpërsim të gjuhës së tij jo vetëm ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurtit, por edhe ndaj perëndimit.

Ai pretendoi se në zgjedhje dolën vetëm 13 serbë, 2 prej të cilëve gabimisht, duke e konsideruar këtë zhvillim kryengritje politike, paqësore e popullit serb dhe njëkohësisht: pikënisje të një periudhe tepër të vështirë.

“Zgjedhjet në Kosovë dhe Metohi treguan disa gjëra të mira dhe disa jashtëzakonisht të vështira. Na treguan dështimin zgjedhor të Kurtit dhe Quintit. Ky është një rezultat historik, sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore – vetëm 0.02 Përqind e njerëzve dolën në votime. Dje populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash nga bashkësia ndërkombëtare, dhe para së gjithash po i referohem fuqive perëndimore.”, tha Vuçiç.

- Publicitet -

Vuçiç shtoi se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt me NATO-n, teksa paralajmëroi se nuk do të lejojë atë që e quajti poshtërim të popullit serb. Presidenti nënvizoi se zgjedhjet e 23 prillit ishin një referendum për serbët për të treguar se kë nuk duan në veri të Kosovës.

Më pas ai kaloi në sulm të drejtpërdrejtë, duke pohuar një qëndrim që shkel marrëveshjen dhe aneksin e Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ne do të votojmë kundër anëtarësimit të të ashtuquajturës Kosovë në Këshillin e Europës dhe mos na gënjeni e mashtroni më. Po u drejtohem atyre nga Europa dhe bota që mendojnë se kanë të drejtë t’i interpretojnë gjërat ashtu siç duan, dhe jo siç janë të shkruara. Ata mendojnë se na gënjejnë dhe na mashtrojnë.”, vijoi ai.

Vuçiç foli edhe për takimin e nivelit të lartë me Kurtin të caktuar për në datën 2 maj, duke zbuluar se nuk e ka vendosur ende nëse do të shkojë në Bruksel ose jo.

Gjithashtu shtoi se nuk ia shtrënguar kurrë dorën Kryeministrit të Kosovës, ndërsa përsëriti fjalitë e tij të zakonshme tashme se Kurti nuk do dialog, por vetëm njohjen e pavarësisë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?