Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Ilit të Elbasanit, Alibej shfajëson Arben Lazen: Ai nuk dinte gjë për planin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e Ilit të Elbasanit, Alibej shfajëson Arben Lazen: Ai nuk dinte gjë për planin
KronikeLajmi i fundit

Vrasja e Ilit të Elbasanit, Alibej shfajëson Arben Lazen: Ai nuk dinte gjë për planin

Published: October 21, 2023
Shpërndaje

Në dëshminë e dhënë para prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të BKH-së, i penduari Erjon Alibej, ka shfajësuar rolin e të ndjerit Arben Laze në ngjarjen e vrasjes së Emiljano Ramazanit (Ilit), ngjarje kjo e ndodhur në muajin korrik 2020. Njësoj si Arsen Preçin që e nxjerr pa faj dhe pa dijeni mbi aktivitetin kriminal, i penduari Alibej, ka nxjerrë pa dijeni dhe pa faj, Arben Lazen, dajën e gruas së tij, në magazinat e të cilit në Fushë-Mbret u fsheh për disa ditë makina tip “Passat”, që u përdor në vrasjen e Ramazanit.

Ish-presidenti historik i “FC-Elbasani” Arben Laze rezulton i dyshuar në veprimet e fshehjes së makinës para kryerjes së krimit dhe mbajtjes për disa ditë në ambientet e magazinës, të Nuredin Dumanit, Eljo Bitrit, Henrik Hoxhës dhe Skerdi Tasit. Në dëshminë e tij, Erjon Alibej thotë se makina tip “Passat” është siguruar në Fushë-Krujë.

“…mbaj mend që Nuredini këtë makinë, pasi ka komunikuar me mua e ka lënë në Përparim tek dajat e mi. Kjo makinë “Passat” ka lëvizur dhe në vende të tjera, ka qenë dhe tek magazinat e dajës së nuses time, Arben Laze. Vendet e tjera nuk di se ku mund të ketë qëndruar kjo makinë. Në lidhje me automjetin “Passat”, më kujtohet se edhe disa ditë përpara vrasjes së Emiljano Ramazanit, “Kusho” Henrik Hoxha dhe “Nipçja” Skerdi Tasi, kanë ardhur në Elbasan për të kryer punën e vrasjes. Të dy kanë ardhur me një makinë të tyre, të cilën e kanë lënë në aksin Elbasan-Pegin, në vendin ku këta kishin planifikuar të merrnin dhe të sillnin makinën “Passat” dhe ta digjnin pas vrasjes. Në këtë rast vrasja nuk është kryer…”-ka treguar Alibej.

- Publicitet -

I penduari ka treguar se Arben Laze nuk ka pasur dijeni për planin dhe qëllimin e fshehjes së makinës në magazinën e tij, por ka vepruar sipas udhëzimeve që i ka dhënë ai, duke mos e sqaruar për çfarë bëhej fjalë. Ndërkohë i penduari tjetër Nuredin Dumani, ka treguar se makina “Passat” ka qenë e vjedhur dhe pas 3 ditësh, ai është kontaktuar nga Erjon Alibej, i cili i ka thënë që ta fshihte tek magazinat e Arben Lazes, në zonën e Fushë-Mbretit në Metalurgjik.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 10 nëntor 2026
  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?