Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin
AktualitetKronike

Vrasja e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

Published: May 20, 2025
Shpërndaje

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur këtë të martë procesi gjyqësor në mungesë ndaj Bledar Jambellit, i akuzuar si porositës i vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria paraqiti konkluzionet e saj mbi akuzat ndaj Jambellit, ndërsa u vendos që më 3 qershor, në orën 13:30, të zhvillohet seanca për paraqitjen e pretencës.

Më pas do të jepet fjala për mbrojtjen e të pandehurit dhe, pasi të dëgjohen të dyja palët, gjykata do të shpallë vendimin përfundimtar.

- Publicitet -

Bledar Jambelli u arrestua fillimisht në Greqi në vitin 2018, por autoritetet greke refuzuan ekstradimin dhe vendosën lirimin e tij.

Ai u arrestua sërish në Athinë në vitin 2022, për një tjetër ngjarje të rëndë që përfundoi me plagosjen e pesë personave.

Vrasja e Artan Cukut ndodhi në prill të vitit 2017 në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë. Sipas hetimeve, Bledar Jambelli ka qenë organizatori dhe financuesi i atentatit, ndërsa ekzekutimi u krye nga Mikel Shallari, i cili u arrestua pak ditë pas krimit dhe pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Në këmbim të bashkëpunimit, Shallari përfitoi një ulje të ndjeshme të dënimit, duke u dënuar me vetëm 8 vite burg.

Motivi i dyshuar i vrasjes lidhet me një arrestim që Cuku i kishte bërë Jambellit në vitin 2012 për një tjetër vrasje – atë të Armando Delajt.

Për këtë çështje, Jambelli u lirua nga gjykata pas dy vitesh dhe përfitoi gjithashtu dëmshpërblim prej mbi 500 mijë lekësh nga shteti për ditët e burgut.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve
  • E rëndë në Shkozë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, humbin jetën burrë e grua
  • Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
  • “Rama në burg, Berisha në burg”, boshatisen auditorët, studentët bojkot në disa Fakultete
  • VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  3. Rilindja e Lenka Cukove on Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  4. Qerratai on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Qerratai on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?