Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Luigj Gurakuqit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Vrasja e Luigj Gurakuqit
HistoriLajmi i fundit

Vrasja e Luigj Gurakuqit

Published: March 5, 2025
Shpërndaje

Nga Agim Vinca

Ç’ditë qe ajo
Atëbotë në Bari,
Tek të qëllonte
Balto tradhtari?

Qe ditë me diell
Apo e vranët?
A të tha kush:
Me fat plagët!

- Publicitet -

Plagët e rënda
Te kraharori
Tek të qëllonte
Ai Balto Horri.

Ai Balto Horri
Ai Balto baltë.
Nënqeshte Zogu
Atje në pallat.

Atje në pallat
Brenda në Tiranë,
Tek i ngulte thikën
Së zezës Nanë.

Tek zinte prita
Ditën në drekë
Me Isuf Reçër,
Kadri Mehmetë.

Tek këpuste lulen
E djalërisë
Avni Rustemin
Zemër-Paris.

E Plakun, o, Plakun
Atje, në Shpellë
Një palo burrë
E ftonte në duel.

E binte xhind
Ngrihej lugat.
Katili Zog
Atje në pallat.

Atje në pallat
Rrethuar me horra.
Me merimanga
Pleshta e morra.

Ç’ditë qe ajo
Vërtet, në Bari
Kur të qëlloi
Ai plumb tradhtari?

Tek bridhte botës
Vëllai Theofan
E i thosh Nënës:
“Mbaj zi për vëllanë!”

Mbaj zi për vëllanë
Thërriste poeti.
E vaj vatani
E mjerë mileti.

Ç’ditë qe ajo
Ç’ditë, vërtet?
Kur re një çast
Po jo për jetë!

Re për t’u ngritur
Lart e më lart.
Se edhe vdekja
Na qenka art.

Një art i rëndë,
Por i vërtetë
Që provohet
Një herë në jetë.

Ç’ditë qe ajo
Atje në Bari
Kur re nga dora
E një qyqari

E një qyqari
Me emrin baltë;
Qen që kërkoi
Kokë të artë.

Re për t’u ngritur
Më lart se kurrë.
Luigj-vëlla
Gurakuq-burrë.

Po pas kaq vitesh
Kush të trazon;
E prapa shpine
Prapë të qëllon?

Kujt ia vret sytë
Sot emri yt
E do të të vrasë
Për herë të dytë?

Poetët, thonë
Vriten dy herë.
Herën e dytë
Thika s’i ther.

Nuk i ther thika
As s’i zë plumbi.
Po ndonjë korb
Me pupla pëllumbi.

E korba plot
Po ka kjo botë.
Ashtu si rrena
E vaj e lot.

Ç’është ky korb
Që katranos
E emrin tënd
E syrgjynos?

A syrgjynoset
Emri, vallë?
O, syrgjyn-vdekur
O, syrgjyn-gjallë!

Ti që mësuar
Na ke në jetë
Një ligj të vjetër
Një shkollë t’vërtetë

Një mësim të madh
O Gurakuq
Që kurrën e kurrës
Nuk shkon huq.

Mësuar na ke
Po, na ke mësue:
Ndër kundërshtime
Mos me u ligshtue!

(Prishtinë, 6-7 nëntor 1988)

Shënim i autorit: Kjo poezi është shkruar në kohën e fushatës së egër serbe kundër institucioneve të Kosovës, kur Gjimnazit të Klinës i hiqej emri i Luigj Gurakuqit. U botua së pari në revistën letrare «Jeta e re» të Prishtinës (nr.1, 1989) dhe u ribotua edhe në gazetën «Drita» të Tiranës, si dhe në shumë organe të tjera brenda e jashtë vendit. U përkthye edhe në frëngjisht nga Vedat Kokona dhe u botua në revistën «Les lettres albanaises» (nr.2, 1989).
Ribotohet me rastin e 100-vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakuqit në mars 2025, në Bari të Italisë.

Shënim i redaksisë:  Vrasja në Bari të Italisë, më 2 mars 1925, e Heroit të popullit Luigj Gurakuqi, disa herë ministër në kabinetet qeveritare shqiptare të viteve 20, do të ishte në qendër të vëmendjes edhe të shtypit perëndimor të kohës, duke e dhënë në formë lajmi e duke bërë publike emrin e vrasësit me pagesë, Baltion Stambolla.

Madje, duke shkuar edhe më tej, kur shtypi italian e francez jepte që në titull edhe akuzën për pjesëmarrje në vrasje ndaj ish konsullit shqiptar në Bari Çatin Saraçit: “Vrasja e Z. Gurakuqi. A është konsulli që e ka vrarë?” (Gazeta “Le Rappel”, 11 mars 1925).

Por një gazetë italiane do bënte shumë më shumë se kaq: është fjala për organin “Illustrazione del popolo” të 15 marsit 1925 që do të ilustronte me ngjyra dhe në formatin e plotë të gazetës, që në faqen e parë, vetë skenën makabre të vrasjes së Luigj Gurakuqi.

Ilustrimi e shfaq açik krejt skenën tronditëse, dhe ka për autor Alfredo Ortelli-n, piktor dhe ilustrator i shquar, nxënës i Akademisë së Arteve të Bukura të Venecies.

Skena përmban tetë personazhe në mjedis urban, përpara hotel “Cavour” – Bari, në një atmosferë të zymtë e të trishtë, ku sundon habia më e madhe e vrasjes me dorë të shpenguar, nga afër, apo “a bruciapelo” siç thuhet në diçiturën e ilustrimit dhe konkretisht:

“Në Bari, ish ministrit të nancave të Shqipërisë, Gurakuqit, iu afrua, teksa po dilte nga një restorant ku kish drekuar në shoqëri me disa bashkëpatriotë, një tregtar shqiptar Pietro Stamola, që e qëlloi nga afër me tre goditje revolveri, duke i shkaktuar vdekjen pothuaj të menjëhershme. Vrasësi u arrestua menjëherë”.

Me sa duket nga ilustrimi, vrasësi është duke dhënë goditjen e tretë fatale në gjoks, apo zemër, tek vërehet heroi Gurakuqi me një gjest të fundit që shpreh sa habi dhe dëshpërim (vrasësi me pagesë Stambolla është djali i tezes së tij!) Heroi është në rënie e sipër në trotuar, me cilindriken që i është shkëputur nga koka dhe i mbajtur me vështirësi nga krahët e trupi nga dy vetë që të mos shembet në tokë. Krejt skena dhe personazhet plot psikologji shfaqin dëshpërim dhe revoltë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    March 5, 2025 at 8:24 am

    Poezia duket e dobet,si vargje shkollari.Po duhet pasur parasysh koha kur u shkrua.Autori ka shkruar vargje me te arrira se keto.

    Reply
  • Shqiponja says:
    March 5, 2025 at 1:43 pm

    demo ke ikur per lesh,punon akoma ne hosteni:
    Mos shiko formen but permbajtjen dhe rendesine historike te demokratit te vertete.

    Reply
  • Koloneli says:
    March 5, 2025 at 2:41 pm

    Abjent i Italise, i hypi goces tezes ( incest).

    Reply
  • Buda says:
    March 5, 2025 at 3:31 pm

    Shqiperia Demokratike dhe vecanerisht Partia Demokratike e Shqiperise, per paradoks, ne vend qe te nderojne dhe te realizojne endrrat e brezit te shqiptareve qe frymezoi udheheqesi i shquar Demokrat Luigj Gurakuqi, i kane ngritur permendore kryekriminelit, kryehajdutit dhe tradhtarit te popullit e atdheut, Ahmet bej Zogollit. Prandaj mos u cudisni per mbi 1 milion shqiptare e kane braktisur vendin.

    Reply
  • chp says:
    March 5, 2025 at 4:48 pm

    5 Mars 1927, Dom Gjon Gazulli
    u dënua nga mbreti Zog me varje në litar.
    Kleriku i spikatur i kohës së tij
    u ndëshkua pasi kundërshtoi marrëveshjen e mbretit shqiptar me serbët për të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”.
    .
    Më e ndyra e Zogut te Zi ishte se pasi u raportua që kleriku kishte dhëne shpirt ,urdheroi faljen e tij..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?